Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë

Kohët e fundit disa dinjitarë të ardhur nga Europa, nëpërmjet artikulimeve në fjalimet e shqiptuara në takime me drejtuesit e shtetit shqiptar, me të drejtë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjes së kufirit me fqinjën tonë Greqinë. Deri këtu gjithçka duket si interesim krejtësisht i përligjur, por nëse vazhdohet më tej kur ata e paraqesin atë si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, vetvetiu lindin disa pikëpyetje.

Së pari, përse ata nuk i drejtohen edhe Greqisë, me të njëjtën kërkesë, që edhe ajo të bëjë të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë korrekte, mbi bazën e respektimit rigoroz të normave dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, barazisë sovrane, respektimit të tërësisë territoriale, mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëri-tjetrit, fqinjësisë së mirë, mos përdorimit të mashtrimit, presioneve, kërcënimeve etj.

Pyetja tjetër që lind në mënyrë të natyrshme është se ku ishin këta përfaqësues të Europës në vitin 2009, kur një shtet, anëtar i BE, duke shfrytëzuar qëndrimin e papërgjegjshëm dhe antikombëtar të qeveritarëve të atëhershëm të Shqipërisë, tentuan të merrnin në mënyrë të paligjshme 354.4 km² të Republikës së Shqipërisë. Këtë të vërtetë të hidhur nuk e thonë vetëm specialistët shqiptarë, ata që iu kundërvunë aktit antishqiptar të qeverisë së asaj kohe, por edhe vetë autoritetet më të larta greke, të cilat kanë pohuar këto kohë se nëpërmjet marrëveshjes së 2009, iu mor Shqipërisë territor në mënyrë të padrejtë. Këtë e kanë thënë, madje edhe anëtarë të “delegacionit” shqiptar të asaj kohe, të cilët kanë shkuar dhe janë “zbrazur” në ambasadën amerikane në Tiranë.

Se ç’kanë thënë ata, kanë dalë tashmë në dritën e diellit, nëpërmjet publikimeve të agjencisë investigative Wikileaks.

Për të freskuar disi kujtesën e opinionit në Shqipëri, por edhe në Bruksel, po citojmë më poshtë disa nga kabllogramet që niseshin drejt Uashingtonit nga ambasada amerikane në Tiranë në vitet 2008-2009. Ato vërtetuan zyrtarisht se Marrëveshja detare shqiptaro-greke iu imponua Tiranës zyrtare dhe u pranua me servizilëm dhe pa kundërshtim nga udhëheqja antikombëtare shqiptare e kohës. Mund të krijohet një ide nëpërmjet përshkrimit të disave prej tyre.

Kabllogrami me kodin 08 TIRANA 745, i datës 9 tetor 2008, që titullohet “Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave”, është dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është një material konfidencial, i deklasifikuar më 10/08/2011, të cilin e ka firmosur Zv. ambasadori Stiven Kristina.

Në të thuhet ndër të tjera se “1.- Qeveria greke po bën presion te qeveria shqiptare që ajo të pranojë kërkesat e saj në negociatat dypalëshe për demarkacionin e kufirit detar mes dy vendeve. 2.- Shqipëria: Greqia po manipulon metodat e demarkacionit të kufirit – Sipas L.H., drejtues për çështjet ligjore dhe e marrëveshjet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë negociuar për disa muaj për të demarkuar kufirin e tyre detar. Negociatat kanë hasur në probleme të shumta për shkak të asaj që ajo e përshkroi si “standarde të dyfishta” greke, duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pjesë të ndryshme të vijës detare, ndërsa Shqipëria ka përdorur një standard bazë në sistemin e demarkacionit të zbatuar nën konventat ekzistuese ndërkombëtare. Me fjalë të tjera, shqiptarët i akuzojnë grekët me “zgjedhjen e qershive” në kufijtë më të favorshëm duke përdorur metoda të ndryshme demarkacioni për pikat e ndarjes së kufirit. Gjatë një prej sesioneve të fundit të negociatave në Tiranë, zyrtari grek që drejton delegacionin i dha homologut të tij shqiptar një ultimatum. Qeveria greke do të kishte vullnet të binte në kompromis mbi kufirin detar afër Korfuzit (thuhet për shkak të interesave ekzistuese të ushtrisë amerikane për të instaluar pajisje ushtarake të SHBA-ve në Jalë, në Jug të Shqipërisë).

Megjithatë, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar që të bien dakord me kërkesat e tjera të tyre dhe t’i mbajnë jashtë negociatave “Fuqitë e largëta” – që do të thotë SHBA. Një frazë identike është përdorur edhe në takimin në Tiranë nga ambasadori grek gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Basha… Gazetari T. B. shkruante në atë kohë, në “Gazeta Shqiptare”, të datës 2. 05. 2009, se “…Mësohet që qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë gjatë këtij procesi jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë. Por, përgjigjja që i është kthyer nga Tirana ka qenë negative… në plotësim të kushtit të vënë nga pala greke, që në mënyrë kategorike nuk ka pranuar që Shqipëria të ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. Ndërkohë që “preteksti” i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane ka qenë sipas të njëjtave burime se, “Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur”.

Në lidhje me çështjen e kufirit detar të të dy vendeve dhe pavarësisht nga fakti se qëndrimi grek në negociata është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se për kufirin ose do të bihet dakord në termat e saj, ose nuk ka marrëveshje. L.H tha se qëndrimi grek ishte një kërcënim serioz për zhvillimin afatgjatë të zonës bregdetare jugore, pasi do të krijojë pengesa për turizëm, transport, peshkim, naftën në shtratin detar dhe shfrytëzimin e gazit, dhe se kjo mund të çojë edhe në incidente territoriale me Greqinë.

Me kujtime ende të freskëta mbi veton e Athinës në ftesën për në NATO të Maqedonisë, qeveria shqiptare beson se pozitat greke në kufirin detar dhe çështjen e varrezave janë kërcënime serioze për interesat e shqiptarëve dhe sovranitetin. (Kabllogrami me titull Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave, të datës 9 tetor 2008, dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit, të firmosur nga Zv. ambasadori Stiven Kristina, që është material konfidencial, i deklasifikuar më 10/08/2011, botuar në Gazetën Panorama, të datës 4 Shtator 2011).

Në një kabllogram tjetër të vitit 2010, në të cilin Ambasada Amerikane në Tiranë informon Departamentin Amerikan të Shtetit për rrëzimin e Marrëveshjes së ujërave mes Shqipërisë e Greqisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se “më 26 janar, Gjykata Kushtetuese, në një opinion 9-0, vendosi që traktati i prillit 2009 ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në lidhje me bregdetin e Jugut ishte antikushtetues. Opinioni ende nuk është publikuar, por Gjykata tha në një deklaratë se gjeti probleme “materiale dhe procedurale” në Marrëveshje. Mendimi 9-0 ishte befasues, pasi gjërat rrallë janë unanime në Shqipëri dhe qeveria shqiptare e kishte mbrojtur fuqimisht dhe publikisht traktatin kur u vu fillimisht nën kritikat e publikut”.

Më tej ambasada citon një diplomat grek, Ioannis Vikelidis, i cili kishte thënë se ishte i “zhgënjyer” me vendimin dhe sugjeroi se pakti “quid pro quo (shprehje latine e përdorur zakonisht në kuptimin e shkëmbimit të favoreve apo shërbimeve) do të vihet në punë, pasi Shqipëria ka ende nevojë për Greqinë për shumë nga çështjet që është duke u përpjekur të trajtojë. Ambasada amerikane njoftonte gjithashtu se traktati u vlerësua nga grekët dhe u kritikua nga media shqiptare. “Pothuajse çdo ditë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes, “Gazeta Shqiptare”, e krahut të majtë, botoi artikuj që e dënonin Marrëveshjen, duke e etiketuar atë si të njëanshëm, të padrejtë, të paligjshëm dhe jokushtetues. Partia Socialiste e opozitës i kërkoi atëherë Gjykatës Kushtetuese shqyrtimin e Marrëveshjes. Gjykata Kushtetuese duket se u pajtua… Vëzhguesit kanë spekuluar shumë se traktati ishte një “quid pro quo” për mbështetjen greke për NATO-n dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). …Shqipëria ka shumë çështje në pjatën e saj që kërkojnë miratimin dhe/ose ndihmën greke…”.

Vikelidis i tha Ambasadës Amerikane se nga pikëpamja e tij, grekët arritën një marrëveshje detyruese me Shqipërinë. Vikelidis tha se negociatorët shqiptarë ishin “krem e kënaqësi” për Shqipërinë me ekspertë ligjorë, detarë, ushtarakë…”.

Ambasadori Withers thoshte gjithashtu se “Vëzhgues të shumtë i kanë thënë Ambasadës se qeveria shqiptare u kap në befasi nga reagimi publik kundër traktatit dhe mund ta ketë shtyrë lehtë Gjykatën Kushtetuese ndaj kundërshtimit të traktatit, si një mënyrë për të kufizuar dëmin e brendshëm politik, ndërsa në të njëjtën kohë kursen kohë për përballjen me Greqinë. Vikelidis ishte qartazi i inatosur gjatë takimit dhe toni i tij ishte ogurzi, kur vuri në dukje se Shqipëria ka ende nevojë për Greqinë për shumë gjëra që është duke u përpjekur për të arritur. Se si do të luhet kjo në vazhdim, është e pasigurt tani, por duket se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë kthyer sërish aty ku janë zakonisht: të tensionuara dhe të komplikuara. WITHERS.”

Në kabllogramin e publikuar nga Wikileaks, të firmosur nga ish-zv.ambasadori amerikan Christina, më 14 janar 2009, thuhej se Greqia e mbajti peng anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 në këmbim të dy marrëveshjeve, për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe për caktimin e kufijve detarë. Chrisitina përshkruan bisedën me drejtorin për NATO-n në Ministrinë e Jashtme, A.F. duke thënë se “F. tregoi që qeveria e Shqipërisë është shumë e shqetësuar për Greqinë. E para dhe më e rëndësishme, paqëndrueshmëria politike aktuale në këtë vend mund të kalojë në plan të dytë progresin për ratifikimin e NATO-s dhe ta vonojë atë përtej samitit të prillit. Së dyti, Greqia historikisht ka përdorur të tilla negociata për të zhvatur më shumë lëshime nga Shqipëria, si ajo e varrezave për ushtarët grekë në Shqipëri dhe caktimin e kufirit detar mes dy vendeve.”

Të dhënat e mësipërme vërtetuan se marrëveshja detare shqiptaro-greke iu imponua me presion Tiranës zyrtare, e cila iu nënshtrua pa kundërshtim këtij presioni, duke u bërë bashkëpunëtore e një transaksioni territorial të paligjshëm. Ajo u negociua pa seriozitet, pa përgjegjshmëri dhe pa kompetencë profesionale, nga një pjesë e delegacionit shqiptar. Kjo nuk duhet të ndodhë përsëri, saktësisht 9 vjet më pas (prill 2009-prill 2018).

Europa nuk duhet ta detyrojë Shqipërinë të cedojë territor si koncesion për hapjen e negociatave, por t’i kërkojë Greqisë të respektojë të drejtën ndërkombëtare, tërësinë territoriale dhe sovranitetin e fqinjëve të vet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6964,Camëri,105,Editorial,1449,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1180,Iliridë,234,Kosovë,2059,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,403,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë
Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë
Pakti Detar dhe disa pyetje që BE heziton t’ia bëjë Greqisë
https://4.bp.blogspot.com/-SCYRhO4ZhWk/Wp6lTs-zHbI/AAAAAAAAUCk/VsE1xMM0SL4ElsX7ruzQRbg1MgyYfNOVgCLcBGAs/s640/Kotzias_2018_03_01_17-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-SCYRhO4ZhWk/Wp6lTs-zHbI/AAAAAAAAUCk/VsE1xMM0SL4ElsX7ruzQRbg1MgyYfNOVgCLcBGAs/s72-c/Kotzias_2018_03_01_17-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pakti-detar-dhe-disa-pyetje-qe-be.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pakti-detar-dhe-disa-pyetje-qe-be.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy