Parti tjetër të djathtë? Imami: Basha, një i paaftë që e ka hallin te paratë, jo te politika

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike Arben Imami, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, foli për zhvillimet brenda opozitës, por edhe për ato jashtë saj.

Imami, ndër të tjera, theksoi se është kundër krijimit të një partie të re, duke mos i kursyer kritikat dhe madje etiketimin ‘i paaftë’ për kreun e PD-së Lulzim Basha.

Zoti Patozi ju ka ftuar në partinë e tij?

E kam takuar, kam komunikuar.

Pse nuk keni dashur?

Nuk e quaj zgjidhje. Kam pikëpamjet e mia. Jam Arben Imami, jam themelues i kësaj partie. Populli është në shtëpi, nuk e di çfarë ndodh në PD. Bashkimi mund të bëhet në dhe nëpërmjet PD-së. Kemi ide të afërta, shumë të afërta, por nuk do të thotë të krijohet patjetër një institucion. Unë nuk jam me askënd, por jam me Arben Imamin në PD. Unë jam aty, do të vijoj të flas.

Po alternativa juaj?

Zoti Basha është kryetar. Unë ju thashë, mbase nuk ishte e kuptueshme për ju. Qartësia është po të dalësh të thuash do krijoj parti kundër Bashës?

Po a jeni me këtë ide?

Po dilni pra këtu, jo, jo, jo. Ju keni qejf e di. Kam qëndrimin tim. Çdo njeri në këtë vend është i lirë. Ju të detyroni të krijosh parti me zor. Nuk e kam këtë plan, dhe nuk do ta bëj. Unë nuk do bashkohem me njeri. Unë kam mendimin që mund ta kem të gabuar. Konsultohem me Jozefinën, me Kullurin, me Harxhin, me deputetë të sotëm, i kam miq. I kam pasur kolegë dhe i kam, por kjo nuk më shtyn që duhet ngritur një forcë. Ore doni ta shkatërroni me zor PD-në.

Ju mendoni që PD duhet të udhëhiqet nga një tjetër personalitet?

Unë jam i bindur që ky njeri është i paaftë. Këtë mendim që kam unë, nuk e kanë të gjithë në PD. Dhe unë e pranoj. Nuk i quaj ata që mendojnë ndryshe nga unë se e kanë gabim. Unë jam një ndër ata kritikë të zotit Basha. Ka një platformë, ka një grup. Unë kam qëndrimin tim.

Çfarë mendoni me eksperiencën tuaj politike se do të ndodhë në PD?

Parashikimi i të ardhmes nuk është zanati i politikanëve.

Ju mendoni se Basha nuk duhet të jetë aty, atëherë çfarë pritshmërish keni?

Flitet për mundësi si do shkojnë gjërat. Një nga mundësitë është që PD po vijon në rënie. PD mund të vijojë me rozë. PD mund të vijojë ta mbulojnë skandale, psh. si votat ndaj Gramoz Ruçit.

Kam firmosur unë që të largohet pas zgjedhjeve. Kur është për të ndërmarrë një qëndrim e kam bërë. Por kjo nuk më nxjerr jashtë partie, që është kjo që doni, që pëlqen shtypi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Parti tjetër të djathtë? Imami: Basha, një i paaftë që e ka hallin te paratë, jo te politika
Parti tjetër të djathtë? Imami: Basha, një i paaftë që e ka hallin te paratë, jo te politika
https://1.bp.blogspot.com/-AjVxPD5PRfQ/WqR_1XCuv1I/AAAAAAAADk0/XHJS2pGB0684fwaAySrLuPVYYcclKbuqgCLcBGAs/s640/basha-imami-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-AjVxPD5PRfQ/WqR_1XCuv1I/AAAAAAAADk0/XHJS2pGB0684fwaAySrLuPVYYcclKbuqgCLcBGAs/s72-c/basha-imami-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/parti-tjeter-te-djathte-imami-basha-nje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/parti-tjeter-te-djathte-imami-basha-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy