Pensionet e emigrantëve shqiptarë, Bushati: Po negociojmë me Greqinë dhe Italinë

, Pensionet e emigrantëve shqiptarë, Bushati: Po negociojmë me Greqinë dhe Italinë

Zgjidhja e çështjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë që ndodhen në shtetin grek dhe atë italian, shumë shpejt mund të arrihet, pasi të tre shtetet janë duke u marrë për arritjen e një marrëveshjeje.
Ministri i Punëve të jashtme Ditmir Bushati, përpara banorëve të qarkut të Elbasanit, u shpreh se çështja e pensioneve të emigrantëve që ndodhen në Greqi nuk është një problem me karakter politik, por me karakter financiar.
“Nuk është çështje politike, por çështje financiare. Me Kanadanë kemi ecur përpara, ndërsa me Italinë dhe Greqinë po punohet. Nuk mund të bëjmë politika të një vendi fqinjë. Jemi në diskutime për të gjetur gjuhën e përbashkëta, pasi ka kostot e saj financiare si operacion. Me Greqinë situata ka dhe një tjetër detaj, pasi ajo do kalojë dhe krizën ekonomike”, tha Bushati./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button