Pensionistët italianë zgjedhin Durrësin për të kaluar vitet e pleqërisë

Të shtrënguar nga kriza ekonomike dhe nga barra e taksve, që rëndon madje edhe mbi pensionsistët, italianët e moshës së tretë po kërkojnë alternativa për “të emigruar”. Deri tani kryesisht zgjidhet Turqia, duke kopjuar kështu pensionistët gjermanë, austriakë e suedezë. Kjo zgjedhje bëhet për shkak të klimës së butë të bregdetit mesdhetar të Turqisë, kostos së jetesës goxha më të ulët se në Itali si edhe shërbimit shëndetësor turk, i cili nga cilësia është baraz e me raste mbi atë të Italisë së jugut. Destinacioni i dytë janë Ishujt Kanarie (Las Palma, Tenerife,Gran Canarie etj.). Ku shërbimi shëndetësor dhe klima janë anët pozitive, por kostoja e jetesës nuk është shumë më e ulët sesa në jug të Italisë. Në Shqipëri ndryshe nga Italia pensioni nuk taksohet fare, kështu që edhe një pension minimal italian del e tepron për të bërë një jetë mbi mesataren në Durrës, Tiranë, Sarandë apo në Shkodër, kryeqytetin e katolikëve shqiptarë.
Shqipëria po kthehet në destinacionin e tretë të pensionistëve italianë. Revista italiane “Voglio Vivere Cosi” e specializuar për problematikën e moshës së tretë ka filluar t’i bëjë reklamë Shqipërisë e vecanërisht Durrësit si destinacion për pensionistët italinë. Në këtë medie në një artikull të gazetares bareze Nicole Cascione jepet madje edhe shembulli i pensionistit Karmine (Carmine) ish zanatci dhe së shoqes, që kanë zgjedhur Durrësin si qytet të tyre të preferuar për të kaluar vitet e pleqërisë. Në artikull jepen anët pozitive të Shqipërisë, që nga kostoja e ulët e jetesës krahasuar me Italinë (cmimet e ujit, energjisë elektrike, taksat e ulta bashkiake, cmimi i mishit, djathit, vezëve deri diku edhe frutave e perimeve) e deri te cmimi ende i arsyeshëm i shtëpive edhe në buzë të detit. Në artikull jepen këshilla praktike si të merret leja e qëndrimit duke e blerë banesën në Shqipëri, apo sesi të organizohet fundjava me jetë nate në Tiranë, apo me ushëtime turistike gjysmëditore në pika të ndryshme turistike të Shqipërisë.

Vërejtje janë të shumta për shërbimin shëndetësor, ku theksohet niveli përgjithsisht i mirë i mjekëve shqiptarë, por medhe mungesa të theksuara të kushteve e pajisjeve në strukturat mjekësore publike. Pasi ironizohet pak mjekësia falas e Rilindjes theksohet edhe fakti, që strukturat mjeksore private janë më së paku të standartit të jugut të Italisë dhe cmimet për mjekim në to janë përgjithsisht pak më të ulta sesa në itali. Shërbimi stomatologjik është privat përgjithsisht i standartit europian, por cmimet janë me herë më të ulta se ato, që ofrojnë dentistët grabitqarë në Itali.

Karmine prej tre vjetësh i shndërruar në durrsak vlerëson vecanërisht edhe zemërbardhësinë dhe shpirtin e mikpritjes së shqiptarëve. Ai thekson se në fashën bregdetare të Shqipëirsë nga Shkodra në Sarandë si edhe në Tiranë gjithnjë e kudo do ndeshësh në njerëz, që flasin italisht me raste edhe në dialekte të zonave të ndryshme të Italisë. Karmines Shqipëria i kujton Italinë e viteve 60-të, kur fëmijët ende luanin nëpër rrugë, kur në autobuz të rinjtë ngriheshin dhe u lëshonin vendin të moshuarve, kur komshiu është gati të të ndihmojë për cdo gjë, që ke nevojë.

Nëse strukturat shtetërore do të marrin masa ky “turizëm” pensionistësh mund të shdnërrohet në një burim shtesë të ardhurash për Shqipërinë dhe shqiptarët. Karmine jo më kot thekson se në Shqipëri me 500 euro në muaj jeton si zotëri, ndërsa në Itali nuk mbijeton dot as edhe, kur merr rregullisht paketat me ndihma ushqimore nga Caritas-i lokal. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pensionistët italianë zgjedhin Durrësin për të kaluar vitet e pleqërisë
Pensionistët italianë zgjedhin Durrësin për të kaluar vitet e pleqërisë
https://1.bp.blogspot.com/-fvHfxLlwMVQ/Wqx5ElCg--I/AAAAAAAAEQw/7D0ko_yC6mUWC2gNMXxKpup9Ha57Vrl-ACLcBGAs/s640/Durr%25C3%25ABs-e1521213032858.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-fvHfxLlwMVQ/Wqx5ElCg--I/AAAAAAAAEQw/7D0ko_yC6mUWC2gNMXxKpup9Ha57Vrl-ACLcBGAs/s72-c/Durr%25C3%25ABs-e1521213032858.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pensionistet-italiane-zgjedhin-durresin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pensionistet-italiane-zgjedhin-durresin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy