Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!

Marko Gjuriç tha të enjten se Kosova kurrë nuk do të jetë një shtet, dhe Presheva kurrë nuk do të jetë pjesë e saj, shkruan Tirana Today. 

Kreu i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

“Kadri Veseli nuk do të gëzohet sepse Kosova nuk do të jetë asnjëherë shtet. As Presheva, Medvegja apo Nishi kurrë nuk do të jenë pjesë e të ashtuquajturës “Republika e Kosovës”, por Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë, dhe ai do të jetë shtetas serb”, tha Gjuriç në një deklaratë.

Mediat me qendër në Kosovë bënë të ditur deklaratën e Veselit i cili ka folur për herë  të parë në lidhje me shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Ai tha se Prishtina është e gatshme të merë Preshevën dhe Medvegjen si dhe qytetet në Serbinë qendrore pranë vijës administrative me Kosovën, që kanë bashkësi etnike shqiptare, por që Prishtina nuk ka asgjë për t’i ofruar Beogradit.

“Nuk do të doja asgjë, veçse Presheva dhe Medvegja t’i bashkoheshin Kosovës, por do të jetë një marrëveshje dypalëshe dhe nëse Serbia e pranon, por nuk kemi asgjë për të dhënë. Kjo është ajo që dua të them, dhe unë jam i drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar kufijtë”, tha Veseli.

Në reagimin e tij, Djuric tha se Veseli ishte “i lirë të dëshirojë edhe Neverlandin për t’u bërë pjesë e Kosovës së vetëshpallur”, por që një dëshirë e tillë nuk do të ishte realiste “, ashtu si ëndrrat e tij për Preshevën, Medvegjën, Nishi, ose të ashtuquajturën Shqipëria e Madhe”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!
Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!
Përplasja e ashpër, Gjuriç i përgjigjet Veselit: Ti je shtetas serb! Harroje Kosovën shtet!
https://4.bp.blogspot.com/-O92CBIxONcQ/WrVKuL4o3_I/AAAAAAAAVVY/VxafAK569-MRnnrC6AKQZG55G91Bd9zzgCLcBGAs/s640/15615798765ab38f32b9d5d186433603_v4big.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-O92CBIxONcQ/WrVKuL4o3_I/AAAAAAAAVVY/VxafAK569-MRnnrC6AKQZG55G91Bd9zzgCLcBGAs/s72-c/15615798765ab38f32b9d5d186433603_v4big.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/perplasja-e-ashper-gjuric-i-pergjigjet.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/perplasja-e-ashper-gjuric-i-pergjigjet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy