Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike

Qeveria pezullon ndarjen e tapive në zonat me përparësi për investime strategjike, për përfituesit e tokave bujqësore në bazë të ligjit 8053 të vitit 1995 për ndarjen pa shpërblim të tokës për ish ndërmarjet bujqësore.

Bëhet fjalë për toka që kryesisht janë pranë zonave bregdetare dhe pezullimi do zgjasë deri në krijimin e një Fondi tokash për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. Vendimi i qeverisë ndalon të gjitha procedurat për dhënien e tapive, në cilëndo fazë qofshin ato. Veprimi vjen pas nisjes së aksionit për të kontrolluar 30 mijë parcelat e shpërndara në zonat bregdetare, të cilat janë lajmëruar se do të konfiskohen nëse gjenden në shkelje të ligjit apo falsifikime duke marre si shembull tokat e grabitura në Spille.

Sipas shifrave zyrtare deri në fund të 2017 ishin rreth 2 300 aplikime nga qytetarët që kërkonin marrjen e tapive për tokat e ndara me ligjin e ish ndërmarrjeve bujqësore. Madje në nëntor të vitit të kaluar u miratua nga Parlamenti dhe shtyrja e afatit ligjor për ndarjen e këtyre tapive dhe vazhdimin e punës së komisioneve vendore.

Nuk dihet sesa nga këto kërkesa do përfshihen në pezullimin e bërë nga qeveria, pasi verifikimi do jetë i gjerë. Ndërkohë nga ana tjetër ligji i 2015 për investimet strategjike, parashikon që investitorëve specialë që marrin këtë status nga qeveria, t’u vihen në dispozicion përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore, si trojet, pyjet, dhe tokat bujqësore për qëllime biznesi.

Këto pasuri do të përfshihen në fondin e posaçëm të tokave që do të administrohet nga agjencitë qeveritare. Nga mbi 700 mijë hektarë tokë bujqësore që kishte zyrtarisht Shqipëria në vitin ‘92, 560 mijë hektarë janë ndarë me ligjin 7501 dhe me ligjin.8053, datë 21.12.1995 për ndarjen e tokës së ish ndërmarrjeve bujqësore, 80 mijë hektarë i administrojnë bashkitë për t’i dhënë me qira, ndërkohë mbi 23 mijë hektarë të tjerë janë si fond kompensimi fizik për Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe pjesa e mbetur zotërohet nga ministria e Bujqësisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike
Pezullohet dhënia e tapive të tokave në zonat me përparësi për investime strategjike
https://3.bp.blogspot.com/-lYq_hPooB_g/WqnARtTwnQI/AAAAAAAAEFA/IkPGQCUr7GsY6bOvcV8H36HlP8zaxzQUgCLcBGAs/s640/toke-bujqesore_1521036996-6502660.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-lYq_hPooB_g/WqnARtTwnQI/AAAAAAAAEFA/IkPGQCUr7GsY6bOvcV8H36HlP8zaxzQUgCLcBGAs/s72-c/toke-bujqesore_1521036996-6502660.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pezullohet-dhenia-e-tapive-te-tokave-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pezullohet-dhenia-e-tapive-te-tokave-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy