Pezullohet ndeshja Kosovë-Serbi, ministri serb tregon arsyet: Nuk duam përleshje mes popullit dhe policisë

, Pezullohet ndeshja Kosovë-Serbi, ministri serb tregon arsyet: Nuk duam përleshje mes popullit dhe policisë

Serbia ka anulluar ndeshjen e hendbollit Serbi-Kosovë, ndërkohë Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes së hendbollit mes Serbisë dhe Kosovës për grupmoshat deri në 20 vjeç.Si arsye për pezullimin e kësaj ndeshjeje Stefanoviç thotë se nuk donin përleshje mes popullit dhe policisë.“Kam marr vendimin që turneu kualifikues për hendboll të ekipeve juniorë ndërmjet përfaqësueses së Serbisë dhe të Kosovës të pezullohet”, ka deklaruar Stevanoviq, transmeton Koha.net.Ai ka thënë se ndeshja kualifikuese nuk do të mbahet në orët e pasdites siç ishte planifikuar, se për këtë paraprakisht ishte konsultuar me ministrin e Sportit dhe për vendim e ka njoftuar edhe kryeministrin dhe kryetarin e Serbisë.“A kemi mundur që të organizohemi që të mbahej kjo ndeshje? Gjithsesi. Cili do të ishte çmimi? Konflikti ndërmjet popullit tonë dhe policisë për gjërat në të cilat nuk besojnë dhe që janë në kundërshtim me interesat tona. Për këtë arsye nuk jemi të gatshëm që policia t’i rrah njerëzit që të mbahej ndeshja, e cila është në dështimtim me qëndrimet tona”, ka deklaruar ai./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button