Plani i SHBA për Kosovën/Ndihmës Sekretari amerikan hedh poshtë mediat serbe

, Plani i SHBA për Kosovën/Ndihmës Sekretari amerikan hedh poshtë mediat serbe

Wess Mitchell, ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, gjatë vizitës së tij ka thënë në Prishtinë se SHBA-të edhe më tutje do ta mbështesin Kosovën, raporton “Zeri.info”.
Ai tha se Kosova duhet të jetë shumë e angazhuar në dialogun me Serbinë dhe duhet t’i japë epilog marrëveshjes së demarkacionit.
“Për këto çështje, vetëm Kosova mund ta zgjidhë të ardhmen e saj” shtoi ai.
Mitchell gjatë kësaj konference foli edhe për “planin amerikan”. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse në Beograd e Prishtinë sjell ndonjë plan të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, plan që u spekulua shumë në mediet serbe e që u transmetua edhe në ato të Kosovës, ai tha se vizitën në Beograd e Prishtinë nuk e bën për ta sjell këtë plan.
“Po kam lexuar për këto spekulime, por unë kam ardhur për t’i dhënë shtysë dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, deklaroi Mitchell.

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button