‘Pranim, jo njohje’: Kosova dhe Serbia drejt marrëveshjes historike

A do ketë një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë?

Gazetarja Adelheid Woelfl, me njohje të mira në rajon, shkruan për “Der Standard” se marrëveshja historike mund të vuloset nga fundi i mandatit të Komisionit Europian vitin që vjen.

Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini tha se sheh vendosmëri në Beograd dhe Prishtinë që marrëveshja mes dy vendeve të nënshkruhet vitin që vjen.

Bisedimet në nivele të larta- që do të thotë mes presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë së shpejti.

Në pranverë është planifikuar një samit.

Në fazat e hershme të përgatitjes për marrëveshjen, secila palë po përpiqet që të pozicionojë veten, shkruan gazetarja.

Sipas saj, ideja e ndryshimit të kufinjve nuk është hequr nga tryeza. Madje vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk është kundër dhe po lobon për të mbajtur të hapura të gjitha opsionet.

Gazetarja shkruan se në fakt Vuçiç dhe Hashim Thaçi kanë kontakte të ngushta dhe telefonojnë rregullisht njëri-tjetrin.

Pavarësisht se në Kushtetutën e Kosovës ndalohet ndarja e vendit, shumë kosovarë janë të mërzitur nga historia e veriut të Kosovës dhe duan ta heqin qafe si problem.

Në këtë histori është implikuar edhe Gjermania.

Një diplomat tha për gazetaren e njohur se Kosovës dhe Serbisë iu është bërë e qartë se nuk ka negociata për kufinjtë, por diplomati tha se druhen se Vuçiç dhe Thaçi mund të bien dakord në një rrugë tjetër.

Vuçiç e ka kuptuar mesazhin nga Berlini, por nga ana kosovare ka ende një konfuzion sa i përket formulimit të qëllimeve të tyre.

Ekzistojnë forca në Kosovë që do e preferonin një shkëmbim me Luginën e Preshevës, ku jetojnë shumë shqiptarë. Negociatat akoma nuk kanë caktuar një vijë të qartë të kuqe dhe nuk kanë shpjeguar se çfarë mund të shtrohet ose jo në tavolinën e bisedimeve.

Brukseli thotë se e rëndësishme është që të ketë një dokument përfundimtar, jo vetëm një marrëveshje të përkohshme. Ata nuk duan një problem të dytë në BE si Qiproja. Serbia duhet të njohë kufinjtë e Kosovës dhe nuk do pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si BE apo OKB.

Sipas gazetares, zgjidhja do jetë pranimi, jo njohja.

Sigmar Gabriel, që deri vonë ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë, foli qartë, ai tha se Serbia duhet të pranojë shtetin kosovar.

Megjithatë ai nuk foli për njohjen e pavarësisë, diçka e raportuar gabimisht nga mediat.

Nuk bëhet fjalë për një njohje formale, por një njohje indirekte. Si model mund të merret marrëveshja mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.

Kosovarëve u intereson sidomos anëtarësimi në OKB, që është penguar nga vetoja e Kinës dhe Rusisë. Hapur mbetet diskutimi nëse Rusia do e heqë veton, nëse Serbia pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB. Në Komisionin Europian janë optimistë në këtë pikë.

Në muajt e shkuar ka pasur diskutime nëse Rusia dhe SHBA do të marrin pjesë në këto bisedime. Në Serbi ka zëra që Moska të luajë një rol të rëndësishëm, por bëhet fjalë kryesisht për forcat pro-ruse, jo për ato pro-europiane.

Në Kosovë nga ana tjetër kërkohet mbështetja e SHBA. Por zëvendëspresidenti Mike Pence e ka bërë të qartë se SHBA nuk ka interes për të luajtur një rol këtu. Një zyrtar e përjashton mundësinë që Rusia dhe SHBA do të përfshihen.

Në shkrimin e saj, gazetarja e saj përmend edhe komentet e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë, si kundër-produktive.

Marko Duriç, personi që drejton Zyrën për Kosovën dhe Metohinë, thotë se një grup i madh profesionistësh janë ftuar për të dhënë idetë e tyre për debatin mes Kosovën.

Ai thotë se ka pasur një larmi propozimesh, që tregojnë për kompleksitetin e problemit.

“Por ka pasur edhe propozime interesante, që nuk janë dëgjuar në publik deri më tani”.

Qeveria serbe do dëgjojë edhe mendimin e Kishës Ortodokse. Nëse do shkohet në referendum, pyetja që shtrohet nuk do jetë ajo për njohjen e Kosovës.

Sa i përket marrëveshjes me Kosovës, ai thotë se nuk ka ndonjë ide, duke shtuar se as BE nuk është akoma e qartë.

“Përkundër shqetësimeve në BE, nuk ka dyshim se një zgjidhje e qëndrueshme ka rëndësi për stabilitetin e këtij rajoni të Europës,” tha ai.

Ai flet indirekt për Spanjën, e cila së fundmi është alarmuar nga separatistët katalonjas.

Kohët e fundit spanjollët refuzuan të pranojnë që Kosova të njihet si kandidate e mundshme për në BE. Kundërshtimi i saj është i ashpër.

Megjithatë diplomatët e BE-së shpresojnë që “spanjollët nuk do shkojnë më tej, duke u bërë më serbë se serbët”.

Tek e fundit, përfaqësuesit e Serbisë po pranojnë gjithmonë e më shumë të dalin përkrah përfaqësuesve të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: ‘Pranim, jo njohje’: Kosova dhe Serbia drejt marrëveshjes historike
‘Pranim, jo njohje’: Kosova dhe Serbia drejt marrëveshjes historike
https://4.bp.blogspot.com/-CptEKu1njls/WrBh9ZMX4nI/AAAAAAAAEiM/beY-ra0ZkOwV_CCaVTgmrIUlZyqGol1HwCLcBGAs/s640/kosova-51.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-CptEKu1njls/WrBh9ZMX4nI/AAAAAAAAEiM/beY-ra0ZkOwV_CCaVTgmrIUlZyqGol1HwCLcBGAs/s72-c/kosova-51.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pranim-jo-njohje-kosova-dhe-serbia.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/pranim-jo-njohje-kosova-dhe-serbia.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy