Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare

Tashmë edhe produktet shqiptare do të përfaqësohen me një markë kombëtare në tregjet e huaja. Kjo gjë do të realizohet nëpërmjet projektit “Brand Albania”, i cili synon krijimin e markës autentike shqiptare.

Gjatë prezantimit të projektit “Brand Albania”, mbështetur nga USAID dhe “Creative Business Solutions”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka theksuar se kjo nismë ka në themel mbrojtjen dhe nxitjen e produktit vendas, si marka unikale të zhvillimit turistik në vend.

Sipas Klosit, ky projekt është një përpjekje konkrete e të gjitha institucioneve dhe partnerëve, për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik të diversifikuar dhe permanent, e për këtë është mjaft e nevojshme që në polet e zhvillimit të turizmit të tregtohen dhe ofrohen produkte autentike shqiptare.

“Brand Albania” do të jetë në përputhje me karakteristikat dhe produktet e zonave të përcaktuara për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor. Gjithashtu, ministri Klosi bëri të ditur se së shpejti do të publikohet edhe një kalendar i pasur aktivitetesh që do t’u ofrojnë turistëve vendas dhe të huaj, më shumë mundësi për të vizituar Shqipërinë në çdo stinë të vitit.

Projekti “Brand Albania” vjen në mbështetje të agrobiznesit dhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe do të krijojë një trupë kombëtare për një markë të unifikuar të produkteve bujqësore autentike shqiptare dhe integrimin e tyre në nisma për turizmin.

Shtatë institucione publike dhe private do të bashkërendojnë punën për të zbatuar me sukses projektin “Brand Albania”, i cili do të shërbejë si një katalizator i agroturizmit përmes promovimit të karakteristikave unike, cilësore dhe autentike të produkteve bujqësore të përzgjedhura shqiptare e duke i përdorur ato si ‘ambasadorë’ të turizmit./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7004,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare
Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare
Prezantohet “Brand Albania”, projekti synon krijimin e markës autentike shqiptare
https://1.bp.blogspot.com/-Ghaj9E4ciRg/WpfK-Dwy9kI/AAAAAAAATuw/a3bMkC6vyNQY0Ohy9Uw9n4TI-mLEiZKAwCLcBGAs/s640/produktet-shqiptare-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-Ghaj9E4ciRg/WpfK-Dwy9kI/AAAAAAAATuw/a3bMkC6vyNQY0Ohy9Uw9n4TI-mLEiZKAwCLcBGAs/s72-c/produktet-shqiptare-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/prezantohet-brand-albania-projekti.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/prezantohet-brand-albania-projekti.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy