Qeveria e Kosovës bën “rrush e kumbulla” Rezervën shtetërore/ Mësoni sa ka harxhuar për 3 muaj

Nga rreth 4 milion e 800 mijë euro të planifikuar si fond vjetor i Rezevës shtetërore për këtë vit janë ndarë , deri në javën e parë të këtij muaji janë shpenzuar mbi 2 milionë euro.

Fjala është për Qeverinë e Kosovës, e cila ka shpenzuar gati gjysmën e rezervëse shtetërore vetëm për tre muajit e parë të këtij viti.

Për shpenzimin e paarsyeshëm të kësaj shume, raporton “Zeri.Info”, ka ngritur shqetësim edhe ministri i Financave, Bedri Hamza duke thënë se “ rezervat janë duke shkuar kah fundi”.

Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave të Kosovësm tha për radion “Evropa e Lirë:

“Ministri Hamza, publikisht ka kërkuar që kërkesat të planifikohen me kohë dhe të futen brenda planifikimeve të rregullta të buxhetit. Ndërsa rezerva shtetërore të ruhet për rastet të cilat nën asnjë rrethanë nuk kanë mundur të planifikohen, siç mund të ndodh në rastet e fatkeqësive apo diçka tjetër, që nuk janë paraparë me buxhet”, tha Shahini

Në bazë të ligjit shpenzimet e paparashikuara apo rezervat shtetërore mund të shpenzohen vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara.

Alarmuese e quan mënyrën e shpenzimeve të parave publike nga Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, edhe deputeti Lumir Abdixhiku nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, tha për radion “Evropa e Lirë” se rezervat shtetërore janë ndarë në mënyrë kaotike, pa ndonjë kriter apo arsye të caktuar.

Një shumë më e madhe e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore janë ndarë për organizimin e manifestimeve të ndryshme dhe për energji.

Ekspertë për çështje ekonomike thonë se përdorimi i mjeteve të rezervave shtetërore ishte i paarsyeshëm, pasi që, sipas tyre, këto mjete duhet të shpenzohen në raste emergjente./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qeveria e Kosovës bën “rrush e kumbulla” Rezervën shtetërore/ Mësoni sa ka harxhuar për 3 muaj
Qeveria e Kosovës bën “rrush e kumbulla” Rezervën shtetërore/ Mësoni sa ka harxhuar për 3 muaj
Qeveria e Kosovës bën “rrush e kumbulla” Rezervën shtetërore/ Mësoni sa ka harxhuar për 3 muaj
https://2.bp.blogspot.com/-lkc83Me0MXQ/Wqx4fejSGfI/AAAAAAAAEQk/R8lKWXnK_wYwZkGv9SAX5UsrbcYZhsrTQCLcBGAs/s640/euro-per-te-blere-mosnjohjen-e1518629536445.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-lkc83Me0MXQ/Wqx4fejSGfI/AAAAAAAAEQk/R8lKWXnK_wYwZkGv9SAX5UsrbcYZhsrTQCLcBGAs/s72-c/euro-per-te-blere-mosnjohjen-e1518629536445.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qeveria-e-kosoves-ben-rrush-e-kumbulla.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qeveria-e-kosoves-ben-rrush-e-kumbulla.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy