Qyteti nga ku morëm emrin...

Nga Marin Mema - Albanopoli ka qenë kryeqendra e fisit ilir të Albanëve dhe është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit të dytë. Në veprën e tij, ai e rendit Albanopolin mes shumë qyteteve të tjera të Ilirisë. Por përveç Ptolemeut dhe disa autorëve të tjerë të antikitetit që flasin për fisin e Albanëve, askush tjetër nuk është kujdesur të shpluhurojë dhe të shkruajë e kërkojë seriozisht në terren mbi historinë e lavdishme të këtij qyteti.

Në fakt, ekzistojnë dy teza të cilat mund të merren në shqyrtim. Ka disa autorë, si albanologu Von Hahn apo studiuesi më i mirë i kalave në Shqipëri Gjerak Karaiskaj, historiani çek Kostantin Jireçek, arkeologu Claudio Sestieri etj., që mbështesin pjesën se Albanopoli ndodhet mes Krujës dhe Fushë-Krujës, ku ngrihen rrënojat e vendbanimit të njohur të Zgërdheshit.

Ka edhe arkeologë të tjerë, siç pohohet edhe në hartën arkeologjike të Shqipërisë të publikuar nga autorët Neritan Ceka, Apollon Baçe e Myzafer Korkuti, nën drejtimin e arkeologut francez Pierre Cabanes, që kryeqendrën e fisit ilir të Albanëve e vendosin në Persqop, disa qindra metra nga kalaja e Petrelës.

“Fakti që në tokat e Albanëve ndodhet qyteti në Persqop me sipërfaqe dy herë më të madhe dhe pozitë më qendrore dhe më të mbrojtur se Zgërdheshi, përjashton mundësinë e identifikimit të Zgërdheshit me Albanopolin” (Harta arkeologjike e Shqipërisë. Viti i botimit, 2008).

Në të dyja rastet kemi të bëjmë me qendra ilire, të dallueshme nga teknika e ndërtimit, forma dhe periudha. Rrënjët e Zgërdheshit, sipas arkeologëve, duhen kërkuar në shekujt VI – V para Krishtit, kur ka lindur edhe vendbanimi para-urban me një sipërfaqe të kufizuar rreth 1,4 hektarë. Qyteti merr formë në shekujt III dhe IV para Krishtit dhe këtu janë fillesat e një qendre të mirëfilltë. Megjithatë, arkeologët zhvillimin më të madh e datojnë gjatë shekullit III dhe II para Krishtit, periudhë kur dallohen edhe ndërtime që janë shtrirë jashtë mureve rrethues.

Pushtimi romak shënon rënien e tij si pikë e rëndësishme dhe fortifikimi e humbet funksionin. Banorët qartazi janë larguar dhe qyteti kthehet në një rrënojë në zvogëlim të vazhdueshëm. Gjatë gërmimeve të kryera në vitin 1969 janë zbuluar edhe mjaft monedha kryesisht të Epidamnit, armë të shekullit IV para Krishtit, qeramika të periudhave të ndryshme e mjaft objekte të tjera. Muret rrethuese të Zgërdheshit kanë mjaft elemente të njëjta me disa pjesë të caktuara të fortifikimit të Persqopit që ngrihet në Malin e Vilës, jo larg kalasë së Petrelës. Pikërisht muratura është pjesa më e ngjashme me blloqet gëlqerore konglomerate, me forma katërkëndëshe që përafrojnë edhe me ato te Bylisit e Zgërdheshit në periudhën e dytë të tyre në shekujt IV – III para Krishtit. Në krahun tjetër ka një varr monumental që përngjan me ata të Selcës së Poshtme e që i përket shekullit III para Krishtit. Sipërfaqja e madhe që rrethohet nga muret dukshëm ka qenë pjesa e banueshme, ç’ka përforcohet edhe nga gjurmët e banesave të vendosura në tarraca.

067-1-1024x673

Por cila prej këtyre dy qendrave është Albanopoli i lashtë? Kjo sigurisht u takon arkeologëve ta thonë, por në kushtet kur këto site arkeologjike janë lënë krejtësisht në mëshirë të fatit edhe ata shumë shpejt do ta kenë të pamundur të japin një përgjigje edhe nëse do të duan të kërkojnë. Zgërdheshi është pushtuar nga shkurrnajat, gardhet e ngritura në post-komunizëm (sepse është e vështirë të besosh se në atë pjesë jetojnë pasues të fisit të Albanëve) dhe balta e erozioni po rrëmbejnë edhe ato trakte muresh që kanë mbetur.

Nuk ndryshon shumë gjendja në Persqop. Pjesa kryesore e murit është në prag të rrëzimit, shumë elemente të tjera janë dëmtuar nga kërkuesit ilegalë të floririt, ndërkohë që vëmendja ka qenë vetëm në pastrimin e disa ferrave, kaq dhe asgjë më shumë.

Në çdo cep të botës vende të tilla ruhen me fanatizëm si krenari kombëtare. Ndërsa për ne këto qytete të lashta ilire, nga të cilat kemi marrë edhe emrin, janë thjesht radhë të shkruara në enciklopedi apo fjalorë. Albanopoli sot pret që dikush të kthejë kokën e të kujtohet, ta identifikojë e ta tregojë qartazi historinë e tij.

Të thuash që jemi shqiptarë është e lehtë, por për të ruajtur identitetin dhe rrënjët e këtij kombi nuk mjaftojnë fjalët…/ZgjohuShqiptar.info


NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7953,Camëri,108,Editorial,1707,Ekonomi,416,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2368,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qyteti nga ku morëm emrin...
Qyteti nga ku morëm emrin...
Qyteti nga morëm emrin
https://1.bp.blogspot.com/-g4Hnrw7HAa0/WqBPgduZdZI/AAAAAAAAUM4/Ff16_FlV9Rs_3V5egT9Zc7B4YSkDCQvKgCLcBGAs/s320/004-1024x792-640x494.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-g4Hnrw7HAa0/WqBPgduZdZI/AAAAAAAAUM4/Ff16_FlV9Rs_3V5egT9Zc7B4YSkDCQvKgCLcBGAs/s72-c/004-1024x792-640x494.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyteti-nga-ku-morem-emrin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/qyteti-nga-ku-morem-emrin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy