Rama për “Politico”: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë

Bindjen se Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian para Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama e ripërsëriti në një intervistë dhënë për Politico.

Serbia dhe Mali i Zi janë shënjestruar si vendet udhëheqëse në procesin e integrimit gjatë prezantimit të strategjisë së zgjerimit nga ana e Brukselit. Por, sipas Ramës, pengesa e Serbisë për anëtarësimin e plotë në BE është Kosova.

“Serbisë i duhet të kalojë përmes një procesi të dhimbshëm për të njohur, ose të paktën të zgjidhë problemet që ka me Kosovën”, deklaron Kryeministri.

Veç kësaj, Kryeministri shqiptar beson se në disa drejtime Shqipëria është para Malit të Zi dhe Serbisë dhe këtu përmend reformën në drejtësi.

“Kemi bërë saktësisht atë që na është kërkuar, ndaj ky proces duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në meritë”, shton Kryeministri shqiptar.

Në intervistë, Rama njeh problematikën e lidhjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes, por kërkoi që të mos krijohen stereotipe dhe si shembull për këtë solli anëtarësimin e Bullgarisë dhe të Rumanisë.

“Kur hynë bullgarët shiheshin si vendi që u përpoqën të vrisnin Papën, ndërsa rumunët, në një mënyrë a në një tjetër u fajësuan se i treguan Europës se çfarë është prostitucioni. Tani, ne duhet të përballemi me këtë nocionin se krimi është në ADN-në tonë”, thotë ai.

Politico kujton një raport të Reporterëve pa Kufij dhe të BIRN, të publikuar javën e kaluar ku thuhet se “denigrimi i gazetarëve dhe i medias është i shpeshtë në retorikën e Ramës”. Por, për “Politico” Rama thotë se nuk i ka quajtur gazetarët dhe mediat “kosh plehrash”, por vetëm “kazan”.

“Ajo që unë përdor në përgjithësi është një fjalë turke (Kazan), një version shqiptar i “fake news” (lajmit të rremë) dhe që në këndvështrimin tim është e përshtatshme në këtë rast”, u shpreh ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama për “Politico”: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë
Rama për “Politico”: Serbia nuk hyn në BE para Shqipërisë
https://1.bp.blogspot.com/-wWY6WbqlOqk/WrMiY_o9kkI/AAAAAAAAEx8/FqxkssaQ-qoRunLJL37MTOu8TdzAcD0GgCLcBGAs/s640/Untitled-1-10-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-wWY6WbqlOqk/WrMiY_o9kkI/AAAAAAAAEx8/FqxkssaQ-qoRunLJL37MTOu8TdzAcD0GgCLcBGAs/s72-c/Untitled-1-10-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rama-per-politico-serbia-nuk-hyn-ne-be.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rama-per-politico-serbia-nuk-hyn-ne-be.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy