Reagimi i BE-së pas ndalimit të ministrave të Serbisë për të hyrë në Kosovë

Institucionet e Kosovës nuk kanë lejuar vizitat e paralajmëruara për sot të zyrtarëve serbë në veri të vendit, mirëpo zyrtarët serbë megjithatë kanë paralajmëruar qëndrimin e tyre në Kosovë.

Kjo ka bërë që në veri të ketë forca të shtuara të sigurisë me qëllimin ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë, Vulin, Gjuriq dhe Selakoviq.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në mes të Kosovës dhe Serbisë së fundi ka ardhur edhe një reagim nga zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanqiq.

Ajo ka vlerësuar se të gjitha çështjet me interes të përbashkët duhet të zgjidhen përmes kornizës së dialogut dhe në frymën e vazhdimit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ka një marrëveshje të arritur përmes dialogut sa i përket vizitave zyrtare, dhe të dy palët duhet të sillen në përputhje me këtë marrëveshje”, ka thënë Kocijanqiq

Kocijanqiq po ashtu ka shtuar se çdo mosmarrëveshje lidhur me këtë gjë duhet të zgjidhjet përmes dialogut, dhe jo përmes ndonjë eskalimi të çfarëdo lloji.

Këtu ndër tjerash përmendet se presidentët e të dy shteteve i kanë konfirmuar shefes së BE-së, Federica Mogherini, përkushtimin e të dy palëve për normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Reagimi i BE-së pas ndalimit të ministrave të Serbisë për të hyrë në Kosovë
Reagimi i BE-së pas ndalimit të ministrave të Serbisë për të hyrë në Kosovë
Reagimi i BE-së pas ndalimit të ministrave të Serbisë për të hyrë në Kosovë
https://3.bp.blogspot.com/-bAbL9m1qiK8/Wrkos-Z8CkI/AAAAAAAAVks/j5_24ktk6pspx_QsYkWvdIZii-OPGjjOQCLcBGAs/s640/maja-kocijancic-jpg20150416175214-700x440-1200x630-640x336.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-bAbL9m1qiK8/Wrkos-Z8CkI/AAAAAAAAVks/j5_24ktk6pspx_QsYkWvdIZii-OPGjjOQCLcBGAs/s72-c/maja-kocijancic-jpg20150416175214-700x440-1200x630-640x336.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/reagimi-i-be-se-pas-ndalimit-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/reagimi-i-be-se-pas-ndalimit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy