Rinis dialogu Kosovë-Serbi, palët tre ditë bisedime në Bruksel

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit për tri ditë radhazi në Bruksel do të diskutojnë për zbatimin dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit takohen sot në Bruksel për të vazhduar dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Bisedimet do të zgjasin deri më datën 21 mars. Tema të diskutimit siç bëhet e ditur nga të dy delegacionet, janë marrëveshja për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, çështja e energjetikës, ura kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitar.

Për të gjitha këto çështje ka marrëveshje të nënshkruara kohë më parë, por që në praktikë disa nuk zbatohen fare e disa nuk zbatohen kënaqshëm. Takimi i fundit i dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u mbajt në muajin shkurt, pas më shumë se një viti ndërprerje.

Themelimi i komunave mbi bazën e kushtetutës së Kosovës

Beogradi zyrtar ndër marrëveshjet më të rëndësishme me Kosovën dhe që e kërkon me këmbëngulje , vlerëson krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, komuna, të cilat do të kenë më shumë autonomi brenda Kosovës.

Prishtina zyrtare nga ana e saj thotë se Kosova do ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe, por, vetëm në bazë të kushtetutës së Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, ka thënë se Prishtina zyrtare nuk është e interesuar ta themelojë asociacionin, pavarësisht zotimit që e ka dhënë në marrëveshjen Kosovë-Serbi në prill të vitit 2013 ku parashihet normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve. “Jam pothuajse i bindur se nuk ka asgjë nga ajo punë.

Nëse ata do të dëshironin ta themelonin asociacionin e komunave me shumicë serbe, ata do ta bënin atë në pesë vitet e fundit, por nuk kanë lëvizur as gishtin.

Unë jam i bindur se nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë dhe për këtë ata kanë pasur pëlqimin e heshtur të një pjese të mirë të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Aleksandër Vuçiq dy ditë më parë në një fjalim drejtuar qytetarëve të Serbisë.

BE kërkon angazhim konstruktiv në bisedime

Por kreu i delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë, Avni Arifi, para nisjes për në Bruksel, u shpreh se Prishtina do ta themelojë asociacionin në bazë të kushtetutës së Kosovës.

“Qëndrimi i Prishtinës për asociacionin është i qartë, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje”, thotë Avni Arifi. Zyrtarë të Bashkimit Evropian që janë ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi, kanë thënë se BE-ja pret nga të dyja palët, që në mënyrë konstruktive të angazhohen në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar nga rezultati”. “Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut është obligim që të dy palët kanë ndërmarrë në raport me Bashkimin Evropian në mënyrë që të përcaktohet shpejtësia e progresit në rrugën evropiane”, ka deklaruar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanciq pas takimit të fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në muajin shkurt./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rinis dialogu Kosovë-Serbi, palët tre ditë bisedime në Bruksel
Rinis dialogu Kosovë-Serbi, palët tre ditë bisedime në Bruksel
https://2.bp.blogspot.com/-q9nNT_DSshI/WrBgSmwaH9I/AAAAAAAAEhs/jZ5RJRzyi7g3IAaioU4YLZyeQ2ezUuPTACLcBGAs/s640/auto_hashim_thaci_aleksander_vucic_federica_mogherini1510081476.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-q9nNT_DSshI/WrBgSmwaH9I/AAAAAAAAEhs/jZ5RJRzyi7g3IAaioU4YLZyeQ2ezUuPTACLcBGAs/s72-c/auto_hashim_thaci_aleksander_vucic_federica_mogherini1510081476.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rinis-dialogu-kosove-serbi-palet-tre.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rinis-dialogu-kosove-serbi-palet-tre.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy