Rregullat e reja për shitblerjen e makinave

Personat që blejnë një automjetet duhet të kryejnë kërkesën për ndryshimin e pronësisë brenda 10 ditëve nga momenti i firmosjes së kontratës së shitblerjes, në rast të kundër gjobiten deri në 40 mijë lekë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton pronarëve të mjeteve të respektojnë afatin ligjor për të mos u përballuar me masat. Në faqen zyrtare të DPSHTRR janë publikuar afatet dhe dokumentet që duhet të për shitblerjen e mjeteve dhe ndryshimin e pronësisë mbi automjetet

Ndryshimi i pronësisë
Në rast ndryshimi të pronësisë së automjeteve, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë. “Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë. Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.

Detyrimet
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton qytetarëve se duhet të kryejnë brenda afateve ligjore pagesat e taksave të përvitshme të automjeteve, çregjistrimin e përkohshëm të mjeteve në pronësi të tyre brenda 10 ditëve, kur nuk e kanë atë në përdorim për një periudhë të caktuar, apo çregjistrimin e përhershëm kur qytetari e ka nxjerrë mjetin jashtë qarkullimit dhe ndryshimin e pronësisë së tij në organet kompetente, brenda 10 ditësh nga kalimi i pronësisë nga njeri pronar në tjetrin, nëpërmjet akteve juridike.

Çregjistrimi
Për çregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen pesë dokumente. Pronari i mjetit ose i autorizuari i tij duhet të paraqesë me shkrim kërkesën për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Dokumentet që duhet të shoqërojnë kërkesën janë: leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë, targat e mjetit, në rast humbjeje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia dhe çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryerjes së veprimeve. Ndërsa për çregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumente (duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor me lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë, targat e mjetit dhe në rast humbjeje ose vjedhje të dokumenteve dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia). Ndërsa në rastin e çregjistrimit të mjetit për eksport (heqje nga qarkullimi në Shqipëri për në shtete të tjera, kërkohet leja e qarkullimit, certifikata e pronësisë, targat e mjetit). Këto dokumente dorëzohen në degën e regjistrimit të mjeteve dhe mjeti pajiset me targa provizore për eksport, leje qarkullimi provizore me afat dhe certifikatë pronësie.

Çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm i mjeteve

Për çrregjistrim të përkohshëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përkohshme nga qarkullimi me të drejtë riaktivizimi).
Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
1. Leja e qarkullimit.
2. Çertifikata e pronësisë.
3. Targat e mjetit.
4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.
5.Çregjistrimi bëhet vetëm një herë gjatë një viti, duke paguar detyrimet financiare deri në momentin e kryrjes së veprimeve.
Për çrregjistrim të përhershëm të mjetit kërkohen këto dokumenta (heqje e përhershme nga qarkullimi.
Duhet të paraqitet pronari i mjetit ose i autorizuari i tij me shkrim për kryerjen e veprimeve në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
1. Leja e qarkullimit.
2. Çertifikata e pronësisë.
3. Targat e mjetit.
4. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentave dhe targave duhet të sillet denoncim nga policia.

Ndryshimi i pronësisë së mjetit

Qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë.

Për të bërë ndryshimin e pronësisë duhen:
Karta e identitetit, e cila pasi fotokopjohet nga punonjësit e shërbimit, ju kthehet përsëri.
Dokumenti i fitimit të pronësisë së mjetit, origjinal.
Leja e qarkullimit të mjetit.
Certifikata e pronësisë së mjetit.
Certifikata e kontrollit fizik të mjetit.
Targat e mjetit, kur ato janë sipas sistemit të vjetër. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rregullat e reja për shitblerjen e makinave
Rregullat e reja për shitblerjen e makinave
https://3.bp.blogspot.com/-iMYTUtdn6-k/WqXGfi5RUeI/AAAAAAAADrE/JnRV9zeuzmwced-TunYa03ynZC5mvkxMACLcBGAs/s640/trafik.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-iMYTUtdn6-k/WqXGfi5RUeI/AAAAAAAADrE/JnRV9zeuzmwced-TunYa03ynZC5mvkxMACLcBGAs/s72-c/trafik.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rregullat-e-reja-per-shitblerjen-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rregullat-e-reja-per-shitblerjen-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy