Rreth 32% e punonjësve të “Call Center” ne Shqipëri, probleme me dëgjimin e shikimin

Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë punonjës në sektorin e call center, i cili vazhdon të mbetet një zgjidhje punësimi, veçanërisht për të rinjtë që nuk mund të gjejnë një punë në profesionin ku janë diplomuar. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se 31.5% e të punësuarve në këtë sektor, kanë shfaqur probleme shëndetësore me dëgjimin apo shikimin.

E pyetur nga “Gazeta Shqiptare”, Alma Kordoni, menaxhere projektesh pranë shoqatës TFL tregon se call center është një sektor goxha i fuqishëm në vendin tonë por që mbart problematika të shumta.

“Ky është një sektor goxha i fuqishëm dhe ofron kapacitete me rreth 50-150 punëtorë për kompani, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj të moshës 18-30 vjeç. Shumica janë të arsimuar me shkollë të mesme, të lartë, madje edhe me doktoraturë. Por, pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetësorë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale por si një pagesë ekstra”,-thekson Kordoni.

Punonjësit

Vetë personat që punojnë në këtë sektor, tregojnë vështirësitë që hasin përditë gjatë punës e stresin që iu duhet të kalojnë madje në shumë raste presionin e ushtruar nga shefat e tyre. “Kam rreth dy vite që punoj në call center, e po shkatërrohem nga nervat. Të rrish gjatë orë me kufje, në një kohë që supervizori ushtron presion që të bëjmë sa më shumë kontrata, është tejet e lodhshme. Por ka pagesën e mirë e si mësuese nuk kam mundur të siguroj një vend pune, kështu që më duhet të rri për të përballuar jetesën, qiranë e shpenzimet e tjera”,-tregon për “GSH” 27 vjeçarja me inicialet A.R. Por jo vetëm kaq, të rinjtë shpeshherë thonë se kanë probleme shëndetësore, veçanërisht me dëgjimin e shikimin. “Bëra një vizitë para një muaji e më tha mjeku që duhet të lej punën pasi kisha dëmtim të dëgjimit nga puna me kufje. Unë punoj në dy call center, në njërin 4 orë dhe në tjetrin 6 orë, se duhet të mbaj familjen, e ky është i vetmi burim të ardhurash”,-thotë për “GSH”, G.B, 31 vjeçari nga kryeqyteti./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rreth 32% e punonjësve të “Call Center” ne Shqipëri, probleme me dëgjimin e shikimin
Rreth 32% e punonjësve të “Call Center” ne Shqipëri, probleme me dëgjimin e shikimin
https://1.bp.blogspot.com/-bV8MNePeuPI/Wqm812WNYnI/AAAAAAAAED8/ovntvIgCKnMyeJJ5kIXMkaPnTGbe7lRIgCLcBGAs/s640/Call-Center-4-300x225.jpeg
https://1.bp.blogspot.com/-bV8MNePeuPI/Wqm812WNYnI/AAAAAAAAED8/ovntvIgCKnMyeJJ5kIXMkaPnTGbe7lRIgCLcBGAs/s72-c/Call-Center-4-300x225.jpeg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rreth-32-e-punonjesve-te-call-center-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rreth-32-e-punonjesve-te-call-center-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy