Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europian

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon për zgjerimin e eksporteve shqiptare agroblegtorale jo vetëm në tregun serb, por edhe më vende të tjera europiane.

Grupi ekspertëve të niveli të lartë Shqipëri-Serbi pas kurorëzimit me sukses të negociatave për hapjen më 17 mars 2018, të eksportit të të imtave (dhen dhi dhe mishit të tyre ) në tregun serb, po punojnë për t’i hapur rrugë eksportit për herë të parë edhe të produkteve të tjera shtazore “made in Albania”, qumësht dhe djathë, duke sjellë një realitet të ri të munguar prej vitesh në vendin tonë, atë të eksportit të prodhimeve shtazore shqiptare në tregjet e huaja.

Zv.ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote u shpreh në një intervistë për ATSH-në, se Shqipëria eksporton produkte bujqësore në Serbi dhe në asnjë rast nuk ka patur reklamim, pas analizave që u janë bërë në Serbi, duke konfirmuar plotësimin e standardeve të prodhimeve “made in Albania”.

“Tregu serb është një treg që ofron mundësi për zgjerimin e gamës së eksporteve në lloje prodhimet dhe sasish. Në këtë kuadër ekspertë serb parashikojnë të zhvillojnë një takim të dytë në Shqipëri me prodhuesit shqiptarë potencial, për të vendosur marrëveshje tregtare konkrete. Pra për të prodhuar në Shqipëri ato prodhime bujqësore që kërkon tregu serb me qëllim zgjerimin eksporteve në këtë sektor”, tha Kote.

Sipas tij, Shqipëria eksporton shume perime por nuk jemi në pikat e duhura për sa i takon sasisë. “Sasitë që ne çojmë ndaj kërkesës që ka tregu serb, plotësojnë vetëm 20% të nevojave të tyre, pra Serbia është një treg i lirë dhe me shumë hapësirë për eksportet made in Albania që prodhohen me cilësi dhe standarde”, u shpreh ai.

Por Serbia është kthyer tashmë edhe në tregun e parë të rëndësishëm me potencial për eksportin e munguar të produkteve me origjinë blegtorale të pa eksportuara më parë në këto 30 vite.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, politikat qeverisë dhe aksioni kombëtar për futjen e tregut blegtoral në rrugën e standardeve të sigurisë ushqimore, i ka hapur rrugë për herë të parë pas viteve ’90 eksportit të dhenve dhe dhive dhe mishit të tyre, nga Shqipëria drejt Serbisë dhe shumë shpejtë edhe të produkteve të tjera.

Më në fund produktet shqiptare me origjinë shtazore, si mish, qumësht dhe nënproduktet e tyre (sallamëra, djathëra etj.) mund të eksportohen në një vend të huaj. Konkretisht një treg i madh si Serbia, i hap dritën jeshile importeve të produkteve të mishit dhe bulmetit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europian
Rritet kërkesa për produktet “Made in Albania” në tregjet europian
https://1.bp.blogspot.com/-ZPZD-TJFpBs/Wrg_hJtLDRI/AAAAAAAAFKs/-_7wWld_ajwhlgwQ2K1JaiK_0hp0wfyawCLcBGAs/s640/fruta-1-e1521983367609.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ZPZD-TJFpBs/Wrg_hJtLDRI/AAAAAAAAFKs/-_7wWld_ajwhlgwQ2K1JaiK_0hp0wfyawCLcBGAs/s72-c/fruta-1-e1521983367609.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rritet-kerkesa-per-produktet-made-in.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rritet-kerkesa-per-produktet-made-in.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy