Rrjeti i dyqaneve “Made in Albania”, financim deri në 50% të vlerës së investimit

Në mentalitetin e shqiptarëve, një produkt i prodhuar “jashtë”, në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara e në një seri vendesh të tjera, është tregues i një cilësie superiore.

E kjo na ka kthyer në “gjuetarë” të markave të huaja, të zinxhirëve të huaj të supermarketeve, e lidhur përherë përveçse me cilësinë edhe me sigurinë dhe standardin më të lartë. Në këtë vrap pas markave të huaja, ajo që kemi harruar janë pikërisht, markat shqiptare.

Nëse ta mban xhepi të blesh një produkt të huaj nuk heziton dy herë të braktisësh një shqiptar.

Por, një projekt i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me institucione në varësi të saj synon pikërisht forcimin e markës “Made in Albania” duke e jetësuar këtë përmes një rrjeti dyqanesh që do të tregtojnë vetëm produkte shqiptare.

Në kërkim të logos dhe sloganit

Në shkurt Ministria për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural çeli garën për të përzgjedhur një logo dhe slogan përfaqësues për këtë rrjet dyqanesh. Data e fundit e aplikimeve ishte 28 shkurti. Elena Bardhi, Këshilltare pranë Ministrisë së Bujqësisë tha për “Monitor” se ka pasur interes të lartë për këtë proces që do të finalizohet në datë 6 mars me zgjedhjen e fituesit.

“Ky konkurs kishte qëllim kryesor nxitjen e ideve inovative mbi logon, dizajnin, sloganin dhe arredimin 3D të dyqaneve. Gjatë një muaji aplikuan 48 aplikantë, nga te cilët po përzgjidhen për të prezantuar idenë e tyre rreth 10-15 aplikantët më të mirë. Në eventin përmbyllës të datës 6 Mars, do të shpallet fituesi final” tha Bardhi.

Ku do të shtrihet rrjeti “Made in Albania”?

Projekti është ende në fillim të tij dhe mbetet shumë për t’u bërë lidhur me detajet teknike dhe mënyrën sesi do të funksionojë rrjeti. Gjithsesi e sigurt është që Tirana do ta përqafojë e para, dhe gradualisht qytetet kryesore. Kosova është gjithashtu në hartë.

“Është ende herët për të dhënë një hartë të saktë të rrjetit të dyqaneve. Ka ende shumë detaje teknike që janë duke u diskutuar. Ne synojmë që rrjeti i dyqaneve “Made in Albania” të shtrihet kudo dhe garantojnë akses të lehtë qoftë për blerësit vendas ashtu edhe turistët e huaj. Dyqani i parë do të hapet në Tiranë, dhe rrjeti do të përhapet më pas gradualisht në gjithë bashkitë kryesore të vendit, pa përjashtuar dhe mundësinë e hapjes se një dyqani përmbledhës të të gjitha produkteve të trevave shqiptare në Kosove. Rrjeti i dyqaneve, i karakterizuar nga logoja dhe slogani specifik, i përbashkët do të ketë një faqe online, ku mund të blihen këto produkte” pohon Bardhi.

Kushtet që duhet të përmbushin produktet në këto dyqane

Produktet që do të tregtohen në rrjetin e dyqaneve “Made in Albania” do të kalojnë “në sitë” për të parë nëse plotësojnë kriteret e nevojshme. Mënyra sesi do të funksionojë përzgjedhja do të sanksionohet në një moment të dytë edhe më një kuadër rregullues të veçantë por për momentin katër janë kushtet kryesore.

“Çdo person i interesuar për të hapur një dyqan pjese të rrjetit, duhet që në fillim të marrë të drejtën e përdorimit të markës dhe më pas mund të aplikojë për mbështetje deri ne 50 % të vlerës së investimit. Produktet që do të tregtohen në këto dyqane do të jenë rigorozisht produkte tipike shqiptare të cilat kanë kaluar të gjithë procesin e kontrollit për garantimin e sigurisë ushqimore.

Financim deri në 50% të vlerë së investimit

Administrimi i rrjetit të dyqaneve “Made in Albania” do të jetë privat. Kushdo që kërkon të hapë një investim të tillë duhet të plotësojë një seri kushtesh dhe mund të përfitojë edhe nga mbështetja që institucionet do të japin për këtë nismë. Konkretisht në programin “100 fshatrat” janë menduar disa lloj mbështetjesh dhe një ndër to është edhe financimi me 50 për qind të vlerës së investimit për rrjetin e dyqaneve me prodhime shqiptare. Gjithsesi vlera që do të jepet nuk duhet që të kalojë nivelin 2 milionë lekë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7949,Camëri,108,Editorial,1705,Ekonomi,415,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1284,Iliridë,251,Kosovë,2367,Kulture,628,Luginë,49,Moti,2,Politik,1774,Reportazh,155,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,493,Video,495,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rrjeti i dyqaneve “Made in Albania”, financim deri në 50% të vlerës së investimit
Rrjeti i dyqaneve “Made in Albania”, financim deri në 50% të vlerës së investimit
https://2.bp.blogspot.com/-KhTKKY-lm0c/Wp3142w4niI/AAAAAAAADNc/RcrY6reYLe0FazYKg1k7-tHsWTndQqpBQCLcBGAs/s640/PERIMET.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-KhTKKY-lm0c/Wp3142w4niI/AAAAAAAADNc/RcrY6reYLe0FazYKg1k7-tHsWTndQqpBQCLcBGAs/s72-c/PERIMET.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rrjeti-i-dyqaneve-made-in-albania.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rrjeti-i-dyqaneve-made-in-albania.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy