Rruga që do ripaguajmë pasi e paguam 2 miliard euro për vetëm 137 km!

Rruga e Kombit” autostrada e gjatë 137 km me katër korsi që lidh kryeqytetet e Shqipërisë dhe Kosovës do ripaguhet nga shqiparët nëpërmjet taksimit, megjithëse për të janë shpenzuar dy miliardë euro nga “portofolët” e të dyja vendeve.

Në kushtet e mosmiratimit nga BB dhe FMN, Shqipëria dhe Kosova u detyruan të devijojnë fonde nga shumë projekte të tjera shumë të nevojshme, si ndërtimi i shkollave, spitaleve dhe rrugëve të tjera më pak të kushtueshme.

E kanë quajtur krim politik, dhe pas gjithë këtij mali me para janë të shumta pikëpyetjet dhe dyshimet.

Tri hetime janë nisur deri tani për korrupsion, abuzim të detyrës dhe keqbërje të lidhura me kontratën.

Pas një hulumtimi gjashtëmujor, BIRN-i publikoi në 2014 artikullin e mëposhtëm, i cili ribotohet nga Dita me shkurtime.

Ky artikull është prodhuar si pjesë e një programi të quajtur “Një gjurmë letre për qeverisje më të mirë”, me fonde nga Austrian Development Cooperation (ADC):

Kontrata për të ndërtuar fazën e parë të autostradës për ta lidhur Tiranën me kufirin e Kosovës ishte dhënë më 2006 me procedura të shpejta të prokurimit, të cilat Banka Botërore dhe të tjerët i quajtën procedura jokonkurruese dhe të paligjshme.

Gjiganti amerikan i ndërtimit “Bechtel” dhe partneri i tij turk “Enka” fituan kontratën për të ndërtuar pjesën prej 61 kilometrash për 418 milionë euro.

Ambasada e ShBA-së ndihmoi në tejkalimin e shqetësimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në lidhje me trajtimin e procesit tenderues në Shqipëri, duke arsyetuar se rruga do të zhvillojë ekonomitë si në Kosovë dhe Shqipëri.

Në fund, kostot shkallëzuan në Tiranë duke u derdhur përfundimisht 950 milionë euro për rrugën, sipas një emaili të rrjedhur nga ministri i atëhershëm i Financave, Ridvan Bode.

Kontrata për të ndërtuar pjesën e Kosovës iu dha në prill 2010 partneritetit të njëjtë, pas lobimit të ambasadorit të atëhershëm në Kosovë, Christopher Dell.

Dell pastaj u punësua nga Bechtel si drejtor shteti në Afrikë, duke ngritur dyshime në mesin e vëzhguesve në lidhje me ndershmërinë e kontratës.

Shpenzimet në Kosovë shkallëzuan po ashtu. Kostoja u ngrit nga 400 milionë euro për 102 km të autostradës në 838 milionë euro për 77 kilometra.

BIRN-i ka marrë dokumente kyçe për ndjekjen penale të dështuar të Lulzim Bashës – politikanit shqiptar që nënshkroi marrëveshjen në Tiranë me akuzat për shpërdorim detyre në lidhje me kontratën.

Në mesin e akuzave tjera, dokumentet zbulojnë se çmimet e Bechtel-Enka-s ishin më shumë se dyfishi i kontraktorëve vendorë, duke u kushtuar taksapaguesve shqiptarë para shtesë prej 191 milionë eurosh. Sipas dokumenteve të prokurorisë, “të gjitha çmimet e dorëzuara nga kompania fituese janë disa herë më të larta sesa çmimet shqiptare”.

Shifrat ishin përpiluar nga dy auditorë të shtetit të cilët nxorën një raport me 158 faqe deri më tani të papublikuar, duke detajuar problemet me kontratën e autostradës.

Të gjeturat formuan bazën e rastit për hetim kundër Bashës dhe dy këshilltarëve të tij, Andi Tomës dhe Armand Telitit.

‘Asnjë kufi të çmimit, asnjë plan’

Ekipi i prokurorisë gjithashtu theksoi se kontrata ishte nënshkruar pa marrëveshje të kufizuara të çmimit ose të planit të detajuar të ndërtimit, duke lejuar që çmimi të rritet pandalshëm dhe jashtë kontrollit.

Prokurorët po ashtu kritikojnë emërimin e kompanisë holandeze të konsultimit “Ecorys” që ka pasur për detyrë përzgjedhjen e ofertës fituese, duke thënë se është e “paligjshme” sepse aprovimi i kompanisë ishte lajmëruar para se Këshilli i Ministrave të aprovonte atë vendim.

Procesi i shpejtë i tenderimit në të cilin katër kompanitë në listën e shkurtër ishin vlerësuar për aftësinë e tyre që të kryejnë punën, pa pasur nevojë të japin çmimin ishte përshkruar nga hetuesit e prokurorisë në kundërshtim me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pohimet se kontrata e dhënë Bechtel-Enka-s përkundër mungesës së një plani të pajtuar të ndërtimit ose kufizimit të çmimit po ashtu janë bërë nga Niko Naska, i vetmi anëtar shqiptar në komisionin vlerësues të përbërë nga pesë persona, konfirmoi ai në një intervistë ekskluzive për BIRN-in.

“Pyetja ime e parë ishte: A ka ndonjë plan të projektit, a e ka shikuar dikush këtë me kujdes? Por nuk kishte asnjë plan. Si mund të ndërtoni diçka pa një plan ndërtimi, e posaçërisht për një projekt të tillë të madh të infrastrukturës, e cila shkon prej 400 milionë në gati një miliard euro?”, shprehu dilemat Naska.

“Si mundem unë, një inxhinier me vite përvojë që ka ndërtuar termocentrale dhe porte, të qëndroj në një nivel të tillë dhe të pranoj të jem pjesë e atij tenderi?”, shtoi ai. Naska i tha BIRN-it se i ishte kërkuar që të marrë pjesë në vlerësim, me njoftimin brenda një dite, përkundër që nuk ishte në gjendje të përcillte procedurat e mbajtura në anglisht. Ai u largua pas një dite.

Ata, “qeveria”, më thirrën një natë më herët duke më thënë se unë isha zgjedhur nga kryeministri Sali Berisha i cili kishte thënë shumë gjëra të mira për mua… por unë nuk dija asgjë për tenderin dhe si mund të isha pjesë e tij?”, tha ai. Ai po ashtu tha se nuk kishte qasje në ndonjë dokument të tenderit të shkruar në gjuhën shqipe.

Në fund, katër anëtarët e mbetur të komisionit vlerësues zgjodhën Bechtel-Enka-n dhe filluan negociatat për një çmim të synuar. Ish-ministri i transportit Lulzim Basha thoshte atë kohë se Bechtel-Enka ishte zgjedhur në mënyrë transparente dhe metoda e shpejtë ishte e nevojshme, pasi vonesat prej një viti mund të kushtonin 75 milionë euro – 60 milionë euro nga rritja ekonomike dhe 15 milionë euro nga kostot e rritura. Asnjëherë, asnjë dëshmi nuk ishte prezantuar për të justifikuar këto shuma.

BIRN-i ka pyetur Bashën, i cili tani është udhëheqës i Partisë Demokratike në opozitë, lidhur me autostradën, por ai ka refuzuar të komentojë.

SHBA-ja sheshon rrugën për “Bechtel”-in

Propozimi i Bechtel-Enka-s po ashtu ngriti kritika të shumta nga Banka Botërore dhe FMN, të cilat refuzuan që të mbështesin projektin, ose të ndihmojnë Tiranën me fonde për ndërtimin e autostradës.

Në një dokument diplomatik të Wikileaks-it të vitit 2006 të titulluar “Pengesa e ofertës së ‘Bechtel-it’ për të ndërtuar pjesën kyçe të autostradës”, Marcie B. Ries, ambasadore e atëhershme në Shqipëri, kishte thënë se do ta ndihmojë qeverinë për të tejkaluar kundërshtimet e Bankës Botërore, pasi autostrada e re “jo vetëm që do të ndihmonte tregtinë e Shqipërisë, por edhe atë të Kosovës”.

Përfshirja e ShBA-së shkoi përtej përkrahjes nga ambasada. Ries shkroi se Basha i kishte thënë asaj se ish-sekretari i Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Tom Ridge, ishte duke këshilluar Tiranën në lidhje me marrëveshjen. Ridge kishte ardhur në Shqipëri me kontratë prej 40,000 dollarësh në muaj për të këshilluar qeverinë për anëtarësimin e saj në NAT O dhe themelimin e lidhjeve me Washington DC.

Sipas të njëjtit dokument, Orsalia Kalantopoulos, kordinatore e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, i tha qeverisë se ajo fuqimisht kundërshton projektin me katër korsi, e përveçse përzgjedhja e ‘Bechtel’-it ishte “jokonkurruese, autostrada duhet të bëhet me dy korsi për të reduktuar shpenzimet.

Shqipëria nuk ishte në gjendje që të huazonte nga institucionet ndërkombëtare financiare sepse që të dyja, Banka Botërore dhe Fondi Ndërkombëtar Financiar, kishin këshilluar kundër projektit të autostradës.Vendi u detyrua të shikojë nëpër bankat komerciale me rata më të larta se tregu.

Në Kosovën fqinje, kostoja e autostradës po ashtu u rrit pak më shumë se dyfishi nga çmimi fillestar i dhënë nga Bechtel-Enka. Pjesa e Kosovës, edhe pse e shtrenjtë me çmimin prej 400 milionë eurosh për 102 km, sipas kompanisë konsulente Eversheds, në fund fluturoi në 820 milionë euro për 77km.

Po ashtu, qeveria duhej të alokonte edhe 128 milionë euro shtesë për shpronësimet e tokave private.

Diplomati Italian, Andrea Capussela, njeriu me detyrë për mbikëqyrjen e ekonomisë së Kosovës pas deklarimit të pavarësisë më 2008, i tha BIRN-it se nënshkrimi i kontratës ndërmjet Kosovës dhe “Bechtel”-it arriti në një “krim politik”.

“Paramendoni numrin e spitaleve dhe shkollave, librat shkollorë dhe kompjuterët dhe shumë rrugë më të dobishme që mund të ndërtoheshin me ato para”, tha ai.

Diplomati ndërkombëtar Pieter Feith me detyrë nga BE-ja dhe ShBA-ja për mbikëqyrjen e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë saj më 2008, i tha BIRN-it se ambasada e ShBA-së dhe ambasadori i saj e penguan “që të kryente punën”.

Feith u largua nga Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) pasi ajo u mbyll më 2012. Ai thotë se gjatë kohës së tij në zyrë,

“Dell më ka thënë në terma shumë të qartë se unë nuk duhet të fusë hundët në kontratën me ‘Bechtelin’ – se ajo nuk ishte punë e imja dhe se kjo ishte një çështje ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.”

Feith, i cili po ashtu mbante pozitën e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Kosovën ishte i brengosur se kontrata me “Bechtelin” do të shkatërronte financat e brishta të shtetit të ri dhe argumentonte se ato para do të mund të shpenzoheshin më mirë po të prekej shkalla e lartë e papunësisë së Kosovës prej 45 për qind.

“Informatat mbaheshin të fshehura dhe papritmas na është prezantuar me një “fait accompli” [fakt i kryer] i kësaj kontrate – të qenët e kryer dhe të qenët obligim për buxhetin”, tha ai.

Dell refuzoi të intervistohet, por më herët mbrojti procesin e përzgjedhjes për autostradë, duke theksuar se ishte një ndër më transparentët në histori të Kosovës.

Shumë para për thuajse asgjë

Ndërsa institucione të ndryshme përpiqen që të kuptojnë se si 137 km kanë kushtuar kaq shumë, autostrada gjithashtu ka dështuar që të japë efekte sa u takon përfitimeve ekonomike.

Përkundër investimit të madh, tregtia në mes dy shteteve nuk është fuqizuar aq sa duhet.

Sipas Agjencisë Kosovare të Statistikave, 10.3 për qind e tërë eksportit kosovar ka shkuar drejt Shqipërisë në vitin 2005, gjersa shifrat e vitit 2011 tregojnë për një rritje vetëm 10.8.

Shifrat zyrtare tregojnë se eksporti nga Shqipëria në Kosovë ne vitin 2005 ishin vetëm 1.6 për qind në totalin e Kosovës. Më 2011, shifra ishte 3.9 për qind.

“Kjo rrugë punon vetëm në 10 për qind të kapacitetit”, tha ndërtuesi dhe politikani Behgjet Pacolli.

Lahudin Myrtaj, kryesues për mbikëqyrjen e autostradave brenda Ministrisë së Infrastrukturës, tha se shfrytëzimi i saj do të rritej nëse lidhet me rrugët e tjera rajonale.

Deri atëherë, rruga do të mbetet pak më shumë se një luks për kosovarët dhe shqiptarët të cilët nuk mund ta përballojnë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rruga që do ripaguajmë pasi e paguam 2 miliard euro për vetëm 137 km!
Rruga që do ripaguajmë pasi e paguam 2 miliard euro për vetëm 137 km!
https://2.bp.blogspot.com/-2u0SDENcVy8/WrhEPs3pM_I/AAAAAAAAFMw/BROWEJn2eaEcRU0IESufsI6nLWMef_mhwCLcBGAs/s640/rruga-e-kombit-730x440-730x420-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-2u0SDENcVy8/WrhEPs3pM_I/AAAAAAAAFMw/BROWEJn2eaEcRU0IESufsI6nLWMef_mhwCLcBGAs/s72-c/rruga-e-kombit-730x440-730x420-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rruga-qe-do-ripaguajme-pasi-e-paguam-2.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rruga-qe-do-ripaguajme-pasi-e-paguam-2.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy