Rusët në shënjestër jo vetëm Shqipërinë, bëjnë përpjekje për shtrirjen e ndikimit edhe në Maqedoni

Këshilltarë të lartë të presidentit rus Vladimir Putin kanë qëndruar së fundmi në Maqedoni tek një parti e re me qëndrime nacionaliste që në Shkup shikohet si përpjekje për shtrirjen e ndikimit rus në këtë vend të Ballkanit. Por, analistët mendojnë se këto përpjekje janë të kota pasi që popullata e Maqedonisë është e përcaktuar në masë të madhe për integrime euro-atlantike.

Përpekjet ruse për shtrirjen e ndikimit në Maqedoni nuk duket që kanë nxitur shqetësime këtu por kanë zgjuar kurreshtje për mënyrën se kë kanë zgjedhur emisarët rusë për bashkëpunëtorë në Shkup. Aleksandr Dugin, filozof dhe këshilltar i lartë i presidentit Vladimir Putin para pak ditësh në Shkup qëndroi tek një parti e re maqedonase, pa ndikim, e cila ndryshoi emrin nga Lëvizja Popullore – në “Maqedonia e Bashkuar”, sipas partisë ruse në pushtet, “Rusia e Bashkuar”.

Analistët vlerësojnë se janë të kota përpjekjet ruse për të përhapur ideologjinë, me që populli i Maqedonisë është i përcaktuar për integrimin euroatlantik të vendit.

Mirçe Adamçevski ka qenë korrespondent i shtypit maqedonas në vitet ’90 në Rusi dhe njohës i zhvillimeve të atjeshme. Ai thotë se Dugin ka qenë para ca vitesh nëpër Serbi dhe Mal të Zi për të hapur rrugët e ndkimit rus, por se kjo gjë nuk gjen mbështetje në Maqedoni, sipas analistit.

“Harrojnë rusët se Maqedonia nuk është as Mali i Zi e as Serbi, sepse në Maqedoni opinioni publik është shprehur me mbi ¾ për integrime euro-atlantike, kështu që nuk mund ta bëjnë atë që kanë bërë në Mal të Zi apo që po e bëjnë në Serbi”, thotë Adamçevski.

Analisti tjetër, Selim Ibrahimi thotë se varet nga qeveria dhe strukturat politike në Maqedoni se çfarë ndikimi mund të ketë ideologjia ruse këtu.

“Partitë politike nacionaliste maqedonase dhe një pjesë e shoqërisë civile e kanë promovuar politikën ruse në Maqedoni. Tash varet nga qeveria e kryeministrit Zoran Zaev se si do t’i zgjidh çështjet me vendet fqinje dhe problemet e brendëshme që mos t’i lërë hapsirë politikës ruse për të vepruar në Maqedoni”, thotë Ibrahimi.

Adamçevski thotë se rusët tash gjetën një bashkëbisedues në Maqedoni, që është Janko Baçev, një person pa ndonjë ndikim, siç shprehet analisti, ndërsa më herët komunikimin e kishin pasur, sipas tij, me partinë serbe të Ivan Stoilkoviçit, “por Aleksandër Duginit i duhej një subjekt etnik maqedonas”, thotë analisti.

Ndërkaq, zoti Ibrahimi vlerëson se angazhimet ruse në Ballkan kanë për synim kundërshtimin e politikave amerikane për një Ballkan të qetë dhe pa trazira.

Këshiltarët rusë Dugin dhe Savin u shprehën para pak ditësh në Shkup para bashkëmendimtarëve të tyre se “Rusia as nuk e pengon Maqedoninë dhe as nuk i përzihet në zgjedhjen e saj nëse dëshiron të bëhet pjesë e Natos, se për këtë duhet të vendosin vetë qytetarët e këtij vendi, por se perëndimi, sipas tyre nuk ishte një alternativë e mirë për Maqedoninë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6979,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1567,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,451,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rusët në shënjestër jo vetëm Shqipërinë, bëjnë përpjekje për shtrirjen e ndikimit edhe në Maqedoni
Rusët në shënjestër jo vetëm Shqipërinë, bëjnë përpjekje për shtrirjen e ndikimit edhe në Maqedoni
https://1.bp.blogspot.com/--dlFM6NBbUI/WqCFaWRZTMI/AAAAAAAADXU/tcyrJmy7Ir4-lTosxlwR0SWbBuE_giE2QCLcBGAs/s640/maqedoni-1.jpg
https://1.bp.blogspot.com/--dlFM6NBbUI/WqCFaWRZTMI/AAAAAAAADXU/tcyrJmy7Ir4-lTosxlwR0SWbBuE_giE2QCLcBGAs/s72-c/maqedoni-1.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ruset-ne-shenjester-jo-vetem-shqiperine.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ruset-ne-shenjester-jo-vetem-shqiperine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy