Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me Tiranën. Tallet me MPJ: Ju lutemi, na informoni mbi rastin "Skripal"

Pas qëndrimit të ministrit Bushati lidhur me helmimin e ish-spiunit rus, Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia, një qëndrim i ashpër ka ardhur si kundërpërgjigje nga Ambasada Ruse në Tiranë. Përmes një prononcimi për median, Ambasada Ruse thotë se kolegët e tyre shqiptarë duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij, Julia.

“Kemi lexuar deklaratën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, datë 20 mars 2018, titulli i së cilës konstaton një “sulm kimik të zhvilluar nga Rusia kundër Britanisë së Madhe”.

Kemi respekt për specialistët e MEPJ-së dhe nuk kemi asnjë arsye për të vënë në dyshim përgjegjshmërinë e tyre në formulimin e deklaratave zyrtare të dikasterit që përfaqësojnë. Prandaj kemi arsye të besojmë që kolegët tanë shqiptarë, duhet të kenë prova të implikimit të Rusisë në helmimin e Sergej Skripal-it dhe vajzës së tij Julia.

Siç dihet, Britania e Madhe, e cila ka ngritur disa akuza të rënda kundër Rusisë lidhur me incidentin në Salisbury, vazhdon të refuzojë me kokëfortësi të tregojë prova dhe të zbatojë procedurat e aprovuara ndërkombëtare, përfshirë edhe në kuadër të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kjo do të thotë me të gjitha gjasat që Londra nuk ka asnjë provë të përfshirjes ruse. Dhe në këtë situatë, kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe në veçanti Rusia kërkon me të drejtë një hetim sa më të shpejtë të tragjedisë, informacioni që zotëron pala shqiptare dhe në bazë të të cilit është përgatitur deklarata e lartpërmendur e MEPJ-së, është me rëndësi kritike për zbardhjen e situatës dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

I qëndrojmë mendimit se fshehja e këtij informacioni është e palejueshme dhe në kundërshtim me interesin e përbashkët të të gjitha shteteve të përgjegjshme.

E ritheksojmë: ne nuk mund të besojmë që pala shqiptare mund të ketë hedhur gjithë fajin për atentatin në Salisbury mbi Rusinë, pa patur argumente të forta e të mjaftueshme. Në të kundërt, do të bëhej fjalë qoftë për mungesën e kompetencës nga ana e MEPJ-së, qoftë për një manipulim të qëllimshëm të opinionit publik.

Pala ruse, më shumë se çdokush tjetër, është e interesuar për të zbuluar të vërtetën e helmimit të shtetases ruse dhe është e hapur për çdo komunikim me kolegët shqiptarë lidhur me këtë çështje”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me Tiranën. Tallet me MPJ: Ju lutemi, na informoni mbi rastin "Skripal"
Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me Tiranën. Tallet me MPJ: Ju lutemi, na informoni mbi rastin "Skripal"
Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me Tiranën. Tallet me MPJ: Ju lutemi, na informoni mbi rastin "Skripal"
https://1.bp.blogspot.com/-uhUngoJpO78/WrRLsTKgElI/AAAAAAAAE6c/RL76QtFVHvsAjbDwe9dop5JYihN_kopLgCLcBGAs/s640/ambasada-ruse-ne-Tirane-696x466.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-uhUngoJpO78/WrRLsTKgElI/AAAAAAAAE6c/RL76QtFVHvsAjbDwe9dop5JYihN_kopLgCLcBGAs/s72-c/ambasada-ruse-ne-Tirane-696x466.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rusia-dhembe-per-dhembe-me-tiranen.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/rusia-dhembe-per-dhembe-me-tiranen.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy