Sa kontribuues të rinj në 2017, sa të vetëpunësuar dalin nga skema

Gjatë vitit të kaluar 34,099 kontribuues të rinj iu shtuan skemës së pensioneve, raportohet në të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në total numri i kontribuuesve në skemë u rrit me 4.7 për qind dhe ndikimin më të madh e kanë dhënë të punësuarit në biznes privat. Në bizneset private u raportuan 32,327 persona të siguruar rishtas vitin e kaluar me një rritje prej 9.9 për qind. Kjo rritje ka ardhur për dy arsye kryesore:

formalizimi
rritja e punësimit në sektorin e fasonit

Qeveria shqiptare vitin e kaluar hyri në fazën e dytë të luftës antiinformalitet, e cila u përqendrua në formalizmin e punonjësve në sektorin privat. Gjithashtu sektori i industrisë, sidomos sektori fason është zgjeruar me shpejtësi vitin e kaluar duke dhënë një kontribut të theksuar në punësim.

Në të kundërt sektori i vetëpunësimit po reflekton një krizë. Vitin e kaluar kanë dalë nga skema e sigurimit rreth 10 mijë persona duke e ulur numrin e kontribuuesve në këtë kategori në 110,472 mijë më 2017 nga raport me 120,460 mijë që ishin më 2016.

Gjithashtu kontribuuesit në ndërmarrjet shtetërorë u rriten me 3,4 për qind. Përmirësim i numrit te kontribuuesve u pa edhe në fshat me rreth 10 për qind. Gjithsesi, kontribuuesit në fshat janë shumë të pakët në numër në raport me vitin 2014, para se të aplikohej reforma e re pensioneve që rriti masën e kontributit për këtë kategori.

Prej rritjes së numrit të kontribuuesve, të ardhurat në skemën e sigurimeve u rritën në 86 ,9 miliardë lekë ose 8.3 për qind më shumë se një vit me parë, sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së. Të ardhurat u rritën prej arkëtimeve në personat fizikë dhe juridikë, që përfaqësojnë të punësuarit në sektorin jobujqësor.

Por nga ana tjetër shpenzimet për skemën kanë vijuar rritjen edhe gjatë vitit të kaluar me një total 114 miliardë lekë ose 4.4 për qind më pak se viti i kaluar. Gjithsesi deficiti i skemës është zbutur disi për shkak se ritmet e rritjes së të ardhurave kanë qenë më të larta se rritja e shpenzimeve./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sa kontribuues të rinj në 2017, sa të vetëpunësuar dalin nga skema
Sa kontribuues të rinj në 2017, sa të vetëpunësuar dalin nga skema
https://4.bp.blogspot.com/-TYnbDD5bJFs/WrMnBjmnD5I/AAAAAAAAEzA/rGvNN0-K5RcSarbXKoj07q70_VtEJ00VgCLcBGAs/s640/ndertimtari-carousel_1486459103-1684120-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TYnbDD5bJFs/WrMnBjmnD5I/AAAAAAAAEzA/rGvNN0-K5RcSarbXKoj07q70_VtEJ00VgCLcBGAs/s72-c/ndertimtari-carousel_1486459103-1684120-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-kontribuues-te-rinj-ne-2017-sa-te.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-kontribuues-te-rinj-ne-2017-sa-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy