“Sa pak e njohim Beratin?!”

Nga: Marin Mema - Pavarësisht se Berati bën pjesë në listën e vlerave botërore të UNESCO-s, gërmimet e fundit arkeologjike ai i ka prekur as më shumë e as më pak , por plot 45 vite më parë. Në atë kohë kërkimet u drejtuan nga arkeologia e ndjerë Hëna Spahiu e cila bëri një punë të shkëlqyer për të evidentuar pasuritë e këtij qyteti të lashtë. Gërmimet sollën në dritë zbulime të shumta arkeologjike, që mundën të hedhin dritë mbi një pjesë të historisë së kësaj qëndrore kaq të rëndësishme.

Jeta në Berat mendohet të ketë nisur që para periudhës së bronzit siç tregojnë dy çekanë të gurtë që ka dhuruar nëntoka. Zhvillimin më të madh sipas arkeologëve e ka marrë që prej të paktën shekullit të V e të IV para erës sonë. Qeramikat, monedhat e ndryshme e mjaft objekte të tjera flasin për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, e mjaft dinamik.

Në periudha të mjegullta historike Berati ka kaluar vështirësitë e tij. Historiani romak Tit Livi pohon se qyteti është shkrumbuar përgjatë vitit 200 para erës sonë gjatë periudhës së luftrave iliro- romako-maqedone. Megjithatë ndryshe nga ç’nënkupton autori, qyteti nuk ka heshtur, përkundrazi gërmimet e Hëna Spahiut treguan se Berati ka vijuar të jetohet dendur nga popullësia ilire.

Blloqet më të hershme të mureve të zbuluara i përkasin ilirëve, ndërsa qeramikat janë të llojeve dhe periudhave të ndryshme. Përgjatë fushatës arkeologjike u zbuluan edhe disa vendprehje të cilat natyrshëm i përkasin banorëve të vjetër të këtij vendi. Ajo që mund të thuhet me siguri është se pjesa e mureve mesjetare që janë sot më të dukshëm, ndjekin konturet e mëhershme ilire.

Kalaja e Beratit ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e kalimtarëve e hulumtuesve të ndryshëm siç janë udhëpërshkruesi osman Evlija Celebi, konsulli François Pouqueville, ushtaraku dhe studiuesi britanik Martin Leake, arkeologu Leon Rei e sa e sa të tjerë, por askush nuk ka bërë në atë kohë një studim të mirëfilltë e të hollësishëm. I pari i takon pikërisht gërmimeve të Hëna Spahiut që për fat të keq mbeten të fundit serioze të kryera në këtë qytet, me të cilin mburremi kaq shumë, por e njohim kaq pak për vlerat e jashtëzakonshme që ka./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7572,Camëri,108,Editorial,1595,Ekonomi,396,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1248,Iliridë,243,Kosovë,2241,Kulture,614,Luginë,39,Moti,2,Politik,1691,Reportazh,150,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,470,Video,477,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Sa pak e njohim Beratin?!”
“Sa pak e njohim Beratin?!”
“Sa pak e njohim Beratin?!”
https://2.bp.blogspot.com/-RKCK62_j9uI/WqaTeLWf5LI/AAAAAAAAUmE/StWCI9mkBiEtktfHGK4PtMElqtlcasp5wCLcBGAs/s640/MARINI-BERAT-NJE-e1519652519437-680x365_c%2B%25281%2529.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-RKCK62_j9uI/WqaTeLWf5LI/AAAAAAAAUmE/StWCI9mkBiEtktfHGK4PtMElqtlcasp5wCLcBGAs/s72-c/MARINI-BERAT-NJE-e1519652519437-680x365_c%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-pak-e-njohim-beratin.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sa-pak-e-njohim-beratin.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy