Sarkofagu i Meleagrit, thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët. Ja legjenda e tij

Sarkofagu i Meleagrit, padyshim është një pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përbën një pjesë së thesarit tonë arkeologjik.

Fatkeqësisht, ky thesar, nuk ndodhet në Shqipëri, por në Turqi.

Studiues në qëndrën e Studimeve Albanologjike, Frederik Stamati, ka vizituar këto ditë Muzeun Arkeologjik të Stambollit dhe sjell si përshtypje të parë Sarkofogun e Meleagrit, i zbuluar në Durrës dhe i transportuar në Stamboll në kohën e pushtimit turk.

Në etiketën shpjeguese të këtij sarkofago thuhet se është i periudhës romake dhe i përket gjysmës së parë të shek. II pas Krishtit”, thote Stamati duke theksuar se “Në qendër paraqitet Meleagri i vrarë nga Apolloni dhe që mbartet drejt familjes nga dy vëllezërit dioskurë. Në të djathtë duket motra e tij, e cila ka vrarë veten”-shkruan ai.

Ky sarkofag u zbulua në Durrës më 1908 teksa po hapej një rrugë në Durrës.

Së bashku më sarkofagun u gjet edhe një thesar me monedha të arta. Si sarkofagu, ashtu edhe monedhat prej ari u çuan në Stamboll, si qendër e Perandorisë.

“Gjatë kohës që vizitova muzeun, disa pavione të tij ishin në rikonstruksion, kështu që nuk pata rast të shikoj thesarin dhe as kupën e artë të zbuluar ne vitin 1901 në fshatin Vrap të Tiranes”, rrëfen Stamati.

Legjendat:

Historia e Meleagrit i takon mitologjisë. Ai ishte djali i mbretit të Kalidonit, Ojne, dhe i Altesë. Por kur lindi djali prindërit harruan t’i bënin flijimin Artemidës, e cila nga zemërimi dërgoi një derr-përbindësh për të rrënuar Etolinë.

Derri u vra, por plasi grindja se kush do ta merrte lëkuren. Në grindje e sipër Meleagri vrau dajallarët e vet, duke nxitur zemerimin e së ëmës.

Sipas një varianti tjetër, kur lindi Meleagri, Altenë e vizituan Moirat, të cilat përcaktonin fatin e njeriut dhe paralajmëruan të ëmën se Meleagri do të jetonte aq, sa të digjej ura në zjarr.

Altea e hoqi urën dhe e futi në një arkë. Kur u rrit, Meleagri mori pjesë në gjuetinë e derrit të egër. Në gjueti mori pjesë edhe një gjahtare e re, Atalanta.

Kjo e plagosi e para derrin, pastaj Meleagri e vrau. Lëkurën e derrit Meleagri i a dha Atalantës, por kjo zemëroi dajën e tij Pleksipin, i cili i a mori me forcë lëkurën Atalantës.

Meleagri, i zemëruar për fyerjen qe i u bë të dashurës së tij, e vrau dajën e tij.

Altea, e dëshpëruar për vrasjen e të vellait, nxorri nga arka urën dhe e ndezi dhe kur ura u dogj, Meleagri vdiq.

Altea vari veten. Motrat e tij qanë kaq shumë, sa që Artemides i erdhi keq. Ajo i shnderroi ato në zogj, që quhen meleagride dhe që kanë në pendët e tyre njolla të bardha, që duken si lot./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sarkofagu i Meleagrit, thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët. Ja legjenda e tij
Sarkofagu i Meleagrit, thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët. Ja legjenda e tij
Sarkofagu i Meleagrit, thesari i Durrësit që u grabit nga osmanët. Ja legjenda e tij
https://3.bp.blogspot.com/-5E53XjGxReY/Wp7oZ5ocliI/AAAAAAAAUFI/cUQfDpE6VYUX1ogXxNPpIJsqIfrD0QGkgCLcBGAs/s640/auto_09sarkof1497012164-696x522.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-5E53XjGxReY/Wp7oZ5ocliI/AAAAAAAAUFI/cUQfDpE6VYUX1ogXxNPpIJsqIfrD0QGkgCLcBGAs/s72-c/auto_09sarkof1497012164-696x522.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sarkofagu-i-meleagrit-thesari-i.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sarkofagu-i-meleagrit-thesari-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy