Shërbimi taksi, Tirana më e shtrenjta e rajonit

Keni planifikuar të vizitoni Ballkanin dhe shijoni bukuritë natyrore aq shumë të reklamuara në mediat e njohura botërore? Do të merrni taksi për të lëvizur në qytete? Kujdes! Taksitë në Shqipëri ofrojnë shërbimin më të shtrenjtë se në të gjithë rajonin.

Tirana qëndron në krye të listës së rajonit, për çmimin më të lartë të shërbimit të taksisë.

Referuar të dhënave të agjencisë Numbeo për vitin 2017, çmimi mesatar i shërbimit taksi për 1 km në kryeqytetin tonë kushton 1.87euro.

E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 1.50 euro, ndjekur nga Beogradi me 1.23 euro, Sarajeva 1.02 euro, dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Shkupi 0.65 euro.

Sakaq, edhe për pritjen e taksive për 1 orë, Tirana është më e shtrenjta. Të të presë taksia 1 orë, duhet të paguash 11.25 euro, ose përafërsisht 1500 lekë. Ndërsa fqinjët tanë taksistë janë më “zemërbutë”, ky shërbim kushton përkatësisht 3 euro në Kosovë, 4.21 euro në Serbi, 4.87 euro në Maqedoni dhe 5.12 euro në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në Shqipëri vitet e fundit janë shtuar kompanitë që ofrojnë shërbimet taksi, kundrejt vetëm shërbimeve individuale që kanë ekzistuar dikur. Nga një kërkim i thjeshtë në Google, të rezultojnë 6 kompani të tilla, pa hulumtuar ende më tej.

Shërbimi taksi, ndonëse i shtrenjtë sikurse pohojnë një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës, kërkohet më tepër. Arsyet kryesore lidhen me kërkesat për të lëvizur shpejt në një moment të caktuar si formë urgjence, për të shmangur trafikun me mjetin personal, mungesa e gjetjes së vendeve të parkimit, lëvizja e shpejtë në ditët me mot të ftohtë ose me shi etj.

Një ndër alternativat e përdorura vitet e fundit në Tiranë është biçikleta. Sipas shifrave të INSTAT, eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve me rënie.

Aktorët e tregut tregojnë se arsyet që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë: ekonomia, trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7003,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2072,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1576,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,412,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shërbimi taksi, Tirana më e shtrenjta e rajonit
Shërbimi taksi, Tirana më e shtrenjta e rajonit
https://4.bp.blogspot.com/-c9fQceXVYV0/Wp-cBrnXvGI/AAAAAAAAUGo/dICbxEIN6vcFgzWVw0m0tL3QF-M6kGjxwCLcBGAs/s640/taxi-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-c9fQceXVYV0/Wp-cBrnXvGI/AAAAAAAAUGo/dICbxEIN6vcFgzWVw0m0tL3QF-M6kGjxwCLcBGAs/s72-c/taxi-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sherbimi-taksi-tirana-me-e-shtrenjta-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sherbimi-taksi-tirana-me-e-shtrenjta-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy