Shkrimtarët e Luginës ndalohen nga policia për librat shqip

, Shkrimtarët e Luginës ndalohen nga policia për librat shqip

Dy shkrimtarë të Luginës së Preshevës janë ndaluar dje në pikën administrative të Mutivodës që lidh Medvegjën dhe Kosovën. Konkretisht, policia ndaloi shkrimtarët Rrahman Hyseni dhe Bilal Maliqi, të cilët u mbajtën 3 orë në kontroll me pretekstin se kishin 3 libra shqip me poezi.
Hyseni dhe Maliqi ishin nisur për të kryer një vizitë në shkollat shqipe në Medvegjë.
“Jemi mbajtur afro 4 orë tek policia e vendkalimit dhe u keqtrajtuam mendërisht dhe duke iu mbajtur proces librave të dhuruara nga miqtë tonë”, është shprehur Bilal Maliqi për Titulli.com.
Ai ka kërkuar të reagojë faktori politik shqiptar në këtë rajon dhe të ndalet diskriminimi i librave shqip, por dhe të drejtave të shqiptarëve të rajonit të Medvegjës e Luginës në përgjithësi./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button