Shqipëri-Kosovë, një komb një doganë

Thjeshtimi i procedurave doganore dhe eliminimi i burokracisë në vendkalimet doganore me Kosovën është një ndër prioritetet e qeverisë shqiptare, nënvizuar disa herë edhe nga kryeministri, Edi Rama.

Në një intervistë për ATSH-në, këshilltari i kryeministrit për tatimet dhe doganat, Lulzim Rafuna deklaroi se thjeshtimi i këtyre procedurave dhe eleminimi i burokracive ka qëllim të vetëm, qarkullimin sa më lehtë të mallrave dhe qytetarëve në dy anët e kufirit.

“Gjatë mandatit të kryeministrit Rama janë bërë hapa shumë të mëdhenj në pjesën e integrimit dhe harmonizimit të procedurave doganore mes të dy vendeve. Janë arritje shumë të mëdha, të cilat nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë”, shprehet Rafuna.

Kërkesa e kryeministrit Rama, thotë ai, është që të avancojmë më tej në harmonizimin e praktikave të punës së doganës dhe policisë në kufi, për të lënë prapa në të shkuarën metodat e vjetra të punës dhe për të adaptuar metodat më të zhvilluara europiane të punës për kontrollin e mallrave dhe qytetarëve të dy shteteve tona në vendkalimin doganor të Morinës dhe Vermicës.

 

“Për këtë arsye objekti i cili është në përfundim e sipër në vendkalimin doganor të Morinës është ndërtuar për t’i shërbyer dy administratave doganore, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Është një objekt i cili është ndërtuar sipas kërkesave dhe standardeve të BE -së dhe plotëson të gjitha kushtet e operimit të përbashkët të dy administratave në një dritare të vetme. Fillimi i punës në një dritare të vetme, sipas pritshmërive tona është të nis në fund te muajit mars”, deklaroi këshilltari i kryeministrit.

Duke u ndalur në përfitimet e biznesit nga ky proces, Rafuna thotë se ato janë të mëdha.

“E para kursimi i kohës, për arsye se do të ketë një ndalesë të vetme për t’i përfunduar procedurat doganor si për Shqipërinë, po ashtu edhe për Kosovën. Nuk do të ketë nevojë në të ardhmen që malli në eksport të ndalojë në Morinë, një herë te dogana apo policia shqiptare dhe më pas të kryejë të njëjtat procedura importi vetëm 100 m më tej pranë doganës së Kosovës. Do të jetë një ndalesë e vetme për dy doganat”, shpjegoi Rafuna.

Më pas, theksoi ai, do të jetë një korsi e ndarë e veçantë për mallrat me origjinë të Shqipërisë dhe Kosovës, ku bizneset e të dy vendeve do të autorizohen me certifikatën e Operatorit të Autorizuar Ekonomik nga njëra doganë.

Kjo certifikatë, sipas Rafunës, do të pranohet automatikisht nga dogana tjetër homologe dhe mallrat vetëm do të evidentohen në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë për prezencën fizike të oficerit doganor në korsi. “Ky është një sistem europian”, deklaron Rafuna.

Kjo metodë e punës, nënvizon ai, eliminon burokracinë e zyrtarëve, eliminon kërkesën për letra të ndryshme dhe e gjithë kjo kthehet në eliminim të vuajtjeve të qytetarëve dhe biznesit, për të pritur në radhë të gjatë me dite të tëra për të kaluar kufirin, e cila më pas rrit koston e biznesit.

“Qëllimi ynë final është që në kuptim të qarkullimit të mallrave Shqipëri – Kosovë dhe anasjelltas të mos vërehet kufiri. Nga një kufi klasik të kthehet në një kufi virtual, i cili nuk do të shërbejë për procedura klasike doganore, por vetëm për evidentim të mallrave për detyrimet kontraktuale ndërkombëtare që i kemi në këtë rast me BE-në”, bën të ditur Rafuna.

Më tej, ai bën të ditur se ministritë e dy vendeve janë duke punuar për të krijuar një plan pune konkret me hapa dhe vendime që duhen ndërmarrë për të harmonizuar procedurat dhe politikat ekonomike – fiskale, në mënyrë që të kemi sa më shumë lehtësira në bashkëpunim ekonomik.

Nisur nga kjo, Rafuna i bën apel edhe komunitetit të biznesit që të organizohen në një trup të përbashkët dhe të paraqesin propozimet e tyre që do të çonin në lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe kapitalit në dy anët e kufirit.

Rafuna thotë se çdo ditë e më shumë vërehet një rritje e bashkëpunimit ekonomik mes bizneseve të dy vendeve, megjithëse ai nënvizon se ka hapësira për më tepër bashkëpunim.

“Jam i lumtur që çdo ditë e më shumë po rritet bashkëpunimi i bizneseve Kosovë-Shqipëri. Por natyrisht që nuk është e mjaftueshme, për arsye se ka shumë hapësirë dhe mundësi. Integrimi përmes bashkëpunimit ekonomik, do të na vendosë në një pozitë shumë më të favorshme për motivim të investimeve të huaja në dy shtetet tona, si një treg i vetëm me përafërsisht 5 milionë konsumatorë. Kjo do të na bënte më atraktive për investime se sa Maqedonia dhe Mali i Zi, duke iu afruar Serbisë. Në këtë rast, në krahasim me Serbinë, kemi një përparësi tjetër të madhe, ku e kalojmë për arsye të gjeneratës shumë të re të popullsisë që kemi, krahasuar me Serbinë”, nënvizon ai.

Ndaj, vijon këshilltari i kryeministrit, qeveria Rama është e përkushtuar shumë dhe e ka prioritetin më të lartë avancimin sa më shumë në integrimin dhe harmonizimin e politikave ekonomiko – fiskale me Kosovën./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëri-Kosovë, një komb një doganë
Shqipëri-Kosovë, një komb një doganë
https://2.bp.blogspot.com/-untwv11aazg/WprcMbywA9I/AAAAAAAAT0A/N6wdv7j2SbAzFwPONXYc1GeOQfFoVU1dgCLcBGAs/s640/shqiperi-kosove.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-untwv11aazg/WprcMbywA9I/AAAAAAAAT0A/N6wdv7j2SbAzFwPONXYc1GeOQfFoVU1dgCLcBGAs/s72-c/shqiperi-kosove.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperi-kosove-nje-komb-nje-dogane.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperi-kosove-nje-komb-nje-dogane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy