Shqipëria dhe Zvicra miq të përhershëm, marrëveshje 8.2 milionë euro për qeverisjen vendore

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruajnë dy marrëveshje me vlerë 8.2 milionë euro për qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik.

Zv.kryeministrja Senida Mesi është takuar me Ruth Huber, Shefe e Departamentit për Bashkëpunimin me Evropën Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.

Në takim Mesi dhe Ambasadorja Huber bashkëbiseduan edhe për mbështetjen e Qeverisë Zvicerane lidhur me rastet e emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore.

Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, në fjalën e saj përshëndetëse, ZëvendësKryeministrja Mesi duke theksuar bashkëpunimin afatgjatë dhe më shumë se 25 vjeçar të Shqipërisë me qeverinë zvicerane, u ndal tek 2 projektet duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme dhe duke nënvizuar faktin se në fazat e mëparshme kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Zv. kryeministrja ndër të tjera shprehu falënderim të veçantë për Strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për vitet 2018-2021 që u prezantua para pak kohësh, dhe theksoi se bashkëpunimi afatgjatë mes 2 vendeve është një dëshmi e qartë se qeveria zvicerane është pikërisht aty për të ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në të gjithë nismat e saj dhe kjo e fundit është e angazhuar plotësisht në përmbushjen e objektivave.

Ndërsa ambasadorja Ruth Huber, duke përgëzuar reformat e Shqipërisë të arritura deri më tani nëpërmjet mbështetjes zvicerane dhe ndërkombëtare si ajo e Reformës Territoriale dhe Administrative, tha: “Kam kënaqësinë të jem sot këtu dhe të nënshkruajmë me ju 2 marrëveshje për 2 projekte të financuara nga Zvicra. Në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ne jemi gjithmonë të lumtur të bashkojmë forcat dhe përpjekjet me qeveritë mike. Për më tepër, që Shqipëria është për ne një prej 4 shteteve prioritare”.

Shqipëria është një shtet prioritar në bashkëpunimin ndërkombëtar zviceran. Ndërsa aktualisht, Zvicra ngelet një prej donatorëve bilateral më të mëdhenj për vendin tonë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria dhe Zvicra miq të përhershëm, marrëveshje 8.2 milionë euro për qeverisjen vendore
Shqipëria dhe Zvicra miq të përhershëm, marrëveshje 8.2 milionë euro për qeverisjen vendore
https://4.bp.blogspot.com/-dfDmvc4ClMs/WrWvaEHikKI/AAAAAAAAE-U/DbyZy8PAwp03EYtjpkNu8fd-HsjbVZ0ngCLcBGAs/s640/mesi-zv-icerania-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-dfDmvc4ClMs/WrWvaEHikKI/AAAAAAAAE-U/DbyZy8PAwp03EYtjpkNu8fd-HsjbVZ0ngCLcBGAs/s72-c/mesi-zv-icerania-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-dhe-zvicra-miq-te-perhershem.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiperia-dhe-zvicra-miq-te-perhershem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy