Shqiptarët e Veriut të Kosovës durojnë mjerimin e izolimit

Shqiptarët e Kosovës në veriun me shumicë serbe në vend jetojnë kryesisht në varfëri ekstreme në fshatra të izoluar, me pak mundësi për punë dhe progres.

Nga: Milan Radonjic Rrethuar nga një pyll me lisa të rinj në shpatet e kodrës Sokolica, në periferi të Zveçanit në veri të Kosovës ndodhet fshati Kelmend.

Dikur mbante emrin Lipe, por meqë gjithë banorët e tij ndajnë të njëjtin mbiemër Kelmendi, fshati mori të njëjtin emër pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999.

Veriu i Kosovës dominohet nga serbët, ndaj popullsia etnike shqiptare është pakicë në këtë vend. Pranë Kelmendit, ka dy fshatra të tjerë me popullsi etnike shqiptare, Zhazhe dhe Boletin; rreth 350 banorë jetojnë në këto zona.

Jetët e tyre në këto fshatra i ngjajnë jetës që bëjnë serbët në jug të Kosovës, ku përballen me izolim ngaqë shqiptarët etnikë janë shumicë. Kjo është një ekzistencë e kufizuar në ngastra të vogla toke, pak shanse për progres dhe pa ndonjë shpresë për të ardhmen.

Postblloqe dhe karta identiteti

Ndërsa dalim nga rruga kryesore për të marrë rrugën që të çon drejt fshatit, Vetoni, shoferi i taksisë shpjegon se shtatë vjet më parë, gjatë trazirave të vitit 2011 në veri, atje u vu një postbllok.

“Qe e pamundur të kaloje,” thotë ai ndërsa makina kalon përgjatë shtëpive të vjetra prej guri. Ai megjithatë shton se gjërat ndryshuan kur serbët e Zveçanit dhe fshatrat fqinje filluan të vinin në Zyrën e Gjendjes Civile të Kelmendit për të marrë karta identiteti të Kosovës. Vitin e shkuar u hap një zyrë e ngjashme në Zveçan, ku ishte i vetmi vend ku mund ta merrje.

Në atë kryqëz tashmë ekziston një zyrë e re komunale e fshatit, e rrethuar nga një gardh i lartë. Përpara saj valëviten flamujt e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zyra u ndërtua pesë vjet më parë, në të njëjtën kohë me shkollën fillore dhe ambulancën.

“Çdo ditë kërkohen rreth 10-15 karta identiteti të Kosovës”, thotë Agron Kelmendi, kreu i fshatit. Ai nuk është në humor të tregojë më shumë për jetën këtu, por fton një burrë që i kishte hyrë në zyrë pak çaste më parë që të ulet në karrigen e tij dhe të na tregojë historinë.

“Shpesh shkoj në Zveçan, dhe duke marrë parasysh sigurinë dhe marrëdhëniet me fqinjët tanë serbë, gjithçka është mirë”, thotë Ramiz Kelmendi i cili kujdeset për furnizimin me ujë të fshatit.

Ai ka mirëmbajtur burimin e ujit të Kelmendit për dhjetë vitet e fundit, pa pagesë. “Ujësjellësi i Zveçanit më tha se nuk ka ndonjë pozicion të tillë pune”, thotë ai.

Ramizi dhe gruaja e tij Hamide kanë pesë fëmijë dhe të vetmet të ardhura të qëndrueshme për familjen janë nga një pagesë e mirëqenies sociale që është 75 euro në muaj. Ai gjithashtu punon në ndërtim me kohë të pjesshme, bashkë me serbë dhe shqiptarë të Kosovës.

Një ditë e tërë pune e lodhshme për Ramiz Kelmendin shpërblehet me vetëm dhjetë euro. Ai është specialist i përforcimit të strukturave të çelikut, por ndonjëherë koha e shkurtër e vënë në dispozicion nga përgjegjësi dhe menaxherët sipas tij bën që nxitimi të kthehet në aksidente.

Kostume dhe kollare elegante.

Ndërsa ecim përmes pyllit për të shkuar te burimi i ujit të fshatit për të cilin kujdeset Ramizi, ai na tregon pëllëmbët e duarve.

Mund të shihen disa shenja të gjata, si të jenë kujtesë e përhershme e asaj që është në gjendje t’i bëjë mishit të njeriut çeliku i mprehtë dhe i ndryshkur. Pa njohjet e duhura në Prishtinë, Ramizi thotë se i duhet të pranojë çfarë pune gjen.

“Çfarë të bëj në Prishtinë? Nuk e njoh asnjeri atje, m’i kanë mbyllur dyert në fytyrë disa herë,” thotë ai, duke qëndruar para depozitës së ujit dhe shkallëve të lëkundshme prej druri që përdor çdo ditë.

“Atje ia dalin njerëzit me kostume dhe kollare elegante, jo njerëz si unë.”

Në rrugën e kthimit, kalojmë pranë një livadhi me disa lopë, dhe ai shpjegon se kjo racë në këtë zonë jep dy deri në tre litra qumësht çdo ditë. Familjes së tij do t’i sillte dobi një lopë të tillë, nëse do ta kishin një.

“Pesë pula dhe një qen, këto janë kafshët që kemi,” thotë ai.

Në anën tjetër të fshatit, jetojnë Fatime dhe Nexhat Kelmendi me familjen e tyre. Shtëpinë e kanë ndërtuar shumë dekada më parë prej guri, druri dhe tulla balte.

Fatimja është në fillim të të tridhjetave, por diçka në pamjen e saj të jep përshtypjen e dikujt shumë më të moshuar, të dikujt që ka parë gjithçka në jetë. Ndërsa flet me pakënaqësi të thellë për ata që ajo thotë se e ka zhvendosur atë dhe familjen e saj, në sy ka një shkëlqim çeliku.

“Sa herë bie shi i fortë, na pikon çatia”, shpjegon ajo me hidhërim, duke shtuar se shtëpia është aq e rrënuar sa kanë frikë të flenë pasi mund të shembet në çdo kohë.

“Këtë vit nuk kemi ngrirë, sepse dimri ishte i butë, përndryshe bora hyn brenda dhe fëmijët sëmuren shpesh”, shpjegon ajo, ndërsa vajza e vogël, Mimoza tre-vjeçare, e tërheq prej krahu për të kërkuar vëmendje.

Por në verë, shtëpia gëlon nga gjarpërinjtë përqark, ndonjëherë hyjnë brenda dhe kam frikë se do më kafshojnë fëmijët”, thotë ajo.

Fatimja i trembet gjarprit helmues me brirë, një nga më helmuesit në Ballkan. Edhe nëse antihelmi jepet në kohë, kafshimi mund të jetë ende i rrezikshëm dhe fëmijët e të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar.

Bashkëshorti i Fatimes ka një punë me kohë të pjesshme dhe para që sjell në shtëpi zor se mjaftojnë për miell e vaj për të shuar urinë e tre fëmijëve.

“Nuk mund të riparojmë asgjë në shtëpi, e aq më tepër të blejmë ndonjë gjë të re”, thotë ajo, duke shtuar se nuk marrin asistencë nga autoritetet në Prishtinë apo Zveçan.

“Ata vijnë këtu, shohin se si jetojmë, thonë se do të bëjnë diçka, por kurrë nuk bëjnë gjë. Askush nuk na ndihmon. KFOR na solli disa rroba për fëmijët dhe kaq.”

Bora tetë-vjeçare me sy të shndritshëm i ulet të ëmës prapa, duke ndjekur me vëmendje çdo fjalë që ajo thotë. Borës i pëlqen të shkojë në shkollë. E pyetur se çfarë dëshiron të bëhet kur rritet, ajo përgjigjet pa hezitim: “Do të bëhem mësuese”.

Duke u larguar nga Kelmendi, shoferi i taksisë Vetoni ofron mendimin e tij se gazetarët janë si priftërinjtë dhe imamët: “Mësohesh me këtë gjë, apo jo? Nëse do të përballesha unë me fatkeqësi të tilla çdo ditë, do të sëmuresha”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët e Veriut të Kosovës durojnë mjerimin e izolimit
Shqiptarët e Veriut të Kosovës durojnë mjerimin e izolimit
https://2.bp.blogspot.com/-X_19G-dSfbo/WrG2CPbeOnI/AAAAAAAAEr4/TZqxSDSYes0u_gtB6JsJoXnjHOCOnwOOACLcBGAs/s640/Kosovo_Body_1-600x400-540x360.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-X_19G-dSfbo/WrG2CPbeOnI/AAAAAAAAEr4/TZqxSDSYes0u_gtB6JsJoXnjHOCOnwOOACLcBGAs/s72-c/Kosovo_Body_1-600x400-540x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptaret-e-veriut-te-kosoves-durojne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptaret-e-veriut-te-kosoves-durojne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy