Shqiptarët u bëhen urë grekëve

Nga: Noela YZEIRI - Në një letër-protestë të 14 prillit të vitit të largët 1928, ai që më shumë se askush përjetoi dhe qe dëshmitar i tragjedisë së kufijve, ish-ministri i jashtëm dhe diplomati i shquar, Mehmet Konica shpreh trishtimin e tij të thellë që shqiptarët po humbnin cilësitë e parardhësve të tyre duke shkelur mbi çdo sakrificë sublime që kishte mbajtur të gjallë shpirtin e kombit.

Prandaj u drejtohet atyre duke i pyetur: “Edhe sa kohë do të vazhdojmë të durojmë Greqinë?”

Konica e ka fjalën për klasën politike që drejton vendin e tij dhe sjell në kujtesë disa fakte rrënqethëse. “Ne kemi harruar atë që pësuam prej grekëve”,- shkruan ai. “Ne kemi harruar atë që pësuam prej grekëve nga 1912-13, vrasjen e 72 burrave nga Çamëria, ne kemi harruar djegjen e Mesoresë dhe vrasjen e burrave të këtij fshati, ne harruam djegien e Ormovës dhe vrasjen e gjithë banorëve të saj përfshirë gra e fëmijë, ne harruam djegjen e Panaritit dhe vrasjen e 375 banorëve të tij, burra, gra, fëmijë

Ne kemi harruar djegjen e një pjese të Jugut të Shqipërisë nga Delvina në Korçë ku 150.000 shqiptarë u detyruan me dhunë të jetonin për më shumë se dy vjet nën hijen e ullishtave të Vlorës. Ne harruam që shumica e tyre vdiqën nga të pangrënët…”

Më tej në këtë letër-protestë Konica rrëfen se në një bisedë të gjatë që ai kishte patur me Mbretin Kostandin të Greqisë në vitin 1916, ky i fundit duke i pranuar të gjitha ishte shprehur se këto faje kishin hapur një gji ndarës midis dy vendeve, mbi të cilin ishte e pamundur të ndërtohej një urë komunikimi. Për çudi thotë Konica, shqiptarët këtë urë e ndërtuan për shumë pak kohë. Pyetja që ai shtron është fondamentale për konceptin politik që shtetarët shqiptarë kanë pasur në krijimin e marrëdhënieve me fqinjin: “A e kemi ndërtuar këtë urë në bazën e ndonjë ideje politike, duke u nisur nga të kuptuarit e një morali të lartë apo shpirti ynë është transformuar në një skllav?”

Kur mendoj për gjakun e derdhur të të parëve të mij, më dhemb të pranoj se ndoshta si në asnjë vend të botës, ata që shqiptarët kanë zgjedhur mbi krye, historikisht dhe në mënyrë të përsëritur nuk kanë bërë asgjë për të ribashkuar krahët e këputur të kombit të tyre.

Madje, kanë bërë sikur këto qytete, të vrarët dhe varret nuk ekzistonin. Këtë bëri Zogu, kur shiti Shën Naumin, këtë bëri Enveri me Kosovën e Çamërinë, kështu u soll edhe Berisha ndaj Çështjes Çame dhe kështu po sillen edhe këta që e pasuan. Kur iu nevojitet ndonjë votë e nxjerrin nga arkivat, pasandaj kur nuk u hyn më në punë e hedhin atje, përtej. Si paraardhësit.

Mehmet Konica ka të drejtë, kur shkruan se në emër të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës paqësore, shqiptarët i kanë vënë zemrës një gur, por sa kuptim ka një taktikë e tillë, thotë ai në protestën e tij, ndërkohë që grekët vetë nuk kanë hequr dorë nga idetë e tyre, por përkundrazi vazhdojnë të ngrejnë kurthet e vjetra, nën një formë të re.

Në letrën-protestë, ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Mehmet Konica, dokumenton dëbimin dhe plaçiktjen me dhunë të 30.000 shqiptarëve të Çamërisë, të cilëve iu konfiskua çdo pasuri, rrëmbimin e pronave të shqiptarëve të Janinës dhe rrahjen e burgosjen e grekëve me origjinë shqiptare duke i lënë ata të ngordhnin rrugëve e duke mos lejuar as Kryqin e Kuq që t’u shpërndante ushqime e veshmbathje.

Në fund të protestës ai shkruan se çuditërisht në përgjigje të kësaj, qeveria shqiptare me gjakun e njerëzve të saj të zvetënuar nga uria dhe vuajtjet, paguan për shkolla greke, të cilat përpiqen të gërrmojnë varret e shqiptarve, të zgjedhin deputetë grekë në Parlament dhe të transformojnë Sarandën në një qytet grek. “Qeveria shqiptare emëron në poste të rëndësishme zyrtarë grekë dhe ndërkohë që në ndonjë vend tjetër do i kishin varur në litar kokëposhtë, ne u japim armiqve më të mëdhenj të racës sonë, liri të plotë për tregti, duke dëmtuar edhe fitimet e manifakturave shqiptare.”

Përpara 11 muajsh, ministri ynë i jashtëm Ditmir Bushati mbajti fjalimin më të hapur dhe drejtëpërdrejtë që ka mbajtur ndonjëherë një përfaqësues aq i lartë i qeverisë shqiptare. Bushati artikuloi qartë se Çështja Çame do të ishte pjesë e agjendës zyrtare e qeverisë Rama duke lënë të kuptohej se kishte ardhur koha e institucionalizimit të kësaj çështje në një nivel të lartë shtetëror.

Tashmë, pas formimit të qeverisë së re, çështja e mbetur pezull e shqiptarëve të Çamërisë hiqet nga agjenda, e bashkë me të shuhen shpresat që shqiptarët të marrin seriozisht veten dhe shtetin e tyre.

Vjedhja e pafund e përditë, një atentat i bërë Shqipërisë ndër vite nga ata që e kanë qeverisur, moskonsolidimi i institucioneve dhe pafuqia për të ndërtuar një shtet dinjitoz, padiskutim e bën të pamundur trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve historike nga një shtet i dobët dhe i mbaruar me gjithsej.

Nuk e kam me grekët, sepse nuk është faji i tyre, që shqiptarët u janë bërë urë që t’u kalojnë sipër. Nuk e kam me grekët, sepse kur mendoj për gjyshin tim mysliman, Ahmetin dhe shokun e tij grek të krishter, Mihalin që strehuan familjet në shtëpitë e njëri-tjetrit gjatë kohës së luftës, besoj me gjithë zemër se popujt nuk e duan luftën.

Më shumë se sa me grekët e kam me ata që udhëheqin Shqipërinë që kanë e me pasion të veçantë të tallen me gjakun e të parëve?/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6995,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2066,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1575,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,407,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët u bëhen urë grekëve
Shqiptarët u bëhen urë grekëve
https://2.bp.blogspot.com/-LwnUDImRE-A/WqfZWF3HLTI/AAAAAAAAUs4/fv2ar-yTxEcIHNiHFuNeAUYUspMhMZxAgCLcBGAs/s640/16195335_1699356050081064_3584270754346004975_n-720x480.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-LwnUDImRE-A/WqfZWF3HLTI/AAAAAAAAUs4/fv2ar-yTxEcIHNiHFuNeAUYUspMhMZxAgCLcBGAs/s72-c/16195335_1699356050081064_3584270754346004975_n-720x480.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptaret-u-behen-ure-grekeve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shqiptaret-u-behen-ure-grekeve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy