“Shtëpia me Gjethe”, çfarë ka brenda “makinerisë” që përgjoi shqiptarët

Në dhomën numër pesë, në katin e parë të ndërtesës dykatëshe streohet ajo çfarë mbeti nga arsenali që për më shumë se 40 vite përgjoi shqiptarët.

Numërohen rreth 1 mijë objekte, të blera në Kinë, Rusi dhe Gjermani. Edhe për të sotmen përbëjnë markat më të mira dhe të kushtueshme, raporton Klan.

Mes çimkave, kamerave, aparatëve celularë, mikrofonëve, paisjeve përgjuese për veshjet, formulave kimike për hapjen e zarfeve, nuk mungojnë as manualet e përgjimit.

Fotografi që ilustrojnë vendet, apo objektet ku mund të vendosej çimka, nga më e zakonshmja, te statujat e Skënderbeut, që çdo shqiptar e kishte një të tillë e deri te shkopi i bariut.

“Shtëpia me gjethe” është në restaurim.

Ndërhyrjet janë në fazën e riparimit të sistemit të energjisë elektrike, ujit dhe ajrimit.

Ndërhyrja e vetme që është bërë në ndërtesë është ky ashensor. Ai do t’i shërbejë personave me aftësi ndryshe. Elementë të tjerë si pllakat e dyshemesë, dyert dhe dritaret edhe pse në një gjendje të degraduar janë riparuar.

Restaurimi kushton 210 milionë lekë të vjetra.

Ai mbyllet në fillim të 2016-s.

Më pas do të kryhet muzealizimi, për të cilin Ministria e Kulturës ka nisur bashkëpunimin me drejtuesin e Muzeut të Stasit, ish – burgu famëkeq i torturave në Berlin.

Hurbert Knabe, një njohës i mirë i diktaturës në ish -vendet evropiane komuniste, vizitoi “Gjethin” në Tiranë, Spacin e Burrelit dhe Ish – Degën e Brendshme të Shkodrës, që do të shndërrohen në vende të dëshmisë dhe kujtesës nën eksperiencën gjermane. /gazetatema.net/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Shtëpia me Gjethe”, çfarë ka brenda “makinerisë” që përgjoi shqiptarët
“Shtëpia me Gjethe”, çfarë ka brenda “makinerisë” që përgjoi shqiptarët
“Shtëpia me Gjethe”, çfarë ka brenda “makinerisë” që përgjoi shqiptarët
https://1.bp.blogspot.com/-em5S4VFRFMA/Wq1gbUfj9QI/AAAAAAAAU90/YEOaPoq4uhgED6M4t7TchATLZPv36b9EwCLcBGAs/s640/geth.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-em5S4VFRFMA/Wq1gbUfj9QI/AAAAAAAAU90/YEOaPoq4uhgED6M4t7TchATLZPv36b9EwCLcBGAs/s72-c/geth.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-me-gjethe-cfare-ka-brenda.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtepia-me-gjethe-cfare-ka-brenda.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy