Shtohen përplasjet rreth Demarkacionit në Kosovë: Mungojnë votat, por…

Opozita në Kosovë po e fajëson koalicionin qeverisës se po e hedh fajin në fushën e gabuar rreth ratifikimit të Demarkacionit. Përplasjet janë evidente sidomos në raportet mes partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, përkatësisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rikthimin e përplasjeve ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht kryetarit të saj dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo e fundit po e sheh si përpjekje për të shmangur të vërtetën rreth mungesës së votave për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

Nga kabineti i kryeministrit Haradinaj, por edhe nga tabori i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë ngritur kritika në adresë të LDK-së për ndryshimin e tekstit të marrëveshjes së arritur ndërmjet partive të koalicionit qeverisës dhe LDK-së. Fjala është për përfshirjen në pako me projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit, edhe raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit, i cili ngre dyshime të shumta rreth saktësisë së Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha gjatë një konference për medie se Qeveria do të duhej të falënderonte LDK-në, e cila si parti opozitare i ka dhënë mbështetje Projektligjit të propozuar nga Qeveria e Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit.

“Ne nuk kemi propozuar tekst tjetër. Po ai tekst, pra, teksti identik, ka kaluar në Komision për Politikë të Jashtme. Ne nuk besojmë se aty ka pasur ndryshime thelbësore. Qasja e AAK-së, në këtë rast, ka qenë tërësisht e papranueshme, sepse siç duket, kanë probleme brenda partnerëve të koalicionit dhe po tentojnë që ta zhvendosin vëmendjen diku tjetër, në raport me LDK-në”, tha Osmani.

Megjithatë, koalicioni qeverisës, pavarësisht mbështetjes së LDK-së për ratifikimin e Demarkacionit, nuk ka arritur që tash për tash, ta bindë edhe Listën Serbe për votimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht se ajo është pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se ka disa paqartësi rreth pikave që do të përmbajë pakoja e Projektligjit për ratifikimin e Demarkacionit, por sipas tij, në bashkëbisedime me LDK-në kjo çështje mund të rregullohet.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj beson se mungesa e konsensusit për Demarkacionin, duhet të jetë një zhvillim shqetësues për të gjithë. Sipas tij, nuk ka nevojë që të humbet më kohë me deklarata, por duhet të veprohet shpejt me votim dhe ratifikim të Marrëveshjes.

“Ne mendojmë që ajo çfarë do të duhej të thuhej për ratifikimin e Marrëveshjes, e cila do të duhej ta përmbyllte shënjimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, në këto dy apo tri vitet e fundit është thënë. I dimë argumentet, i dimë faktet, i dimë perceptimet, i dimë opinionet, i dimë dallimet, i dimë qëndrimet e këtij komisioni dhe të atij komisioni dhe nuk ka nevojë më që Kosova të humbë kohë. Nuk ka nevojë me që të dëgjojmë narracione, të cilat i kemi dëgjuar edhe në këto tre javët e fundit”, theksoi Hoxha.

Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës, në momentin e formimit, pati marrë 61 vota në Kuvend. Ndërkaq, në mungesë të përkrahjes nga Lista Serbe, ky koalicion mëton se i ka 50 deri në 51 vota për ratifikimin e Demarkacionit. Duke ia shtuar këtij numri edhe 27 votat e LDK-së, Marrëveshja, besohet se e ka mbështetjen e 77 apo 78 deputetëve, çka është e pamjaftueshme për ratifikim, ngase nevojiten 80 vota për kalimin e saj.

Në rrethana të tilla, në spektrin politik në Kosovë po besohet se nga java e ardhshme do të mund të rifillojnë bisedimet me Listën Serbe, votat e të cilës mbeten jetike për kalimin e Demarkacionit.

Ratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, mbetet kusht i domosdoshëm për Kosovën për përfshirjen e saj në agjendën evropiane të liberalizimit të vizave./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shtohen përplasjet rreth Demarkacionit në Kosovë: Mungojnë votat, por…
Shtohen përplasjet rreth Demarkacionit në Kosovë: Mungojnë votat, por…
https://1.bp.blogspot.com/-PWR6xz46yDc/WpoBet2aPVI/AAAAAAAAC8s/OqBjOEyCKOo702NFhWGb2gjI75MY88FlQCLcBGAs/s640/gtjk.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-PWR6xz46yDc/WpoBet2aPVI/AAAAAAAAC8s/OqBjOEyCKOo702NFhWGb2gjI75MY88FlQCLcBGAs/s72-c/gtjk.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtohen-perplasjet-rreth-demarkacionit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/shtohen-perplasjet-rreth-demarkacionit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy