Si i bëri Llalla 1.5 mld lekë, “akrobacia” me pronat

, Si i bëri Llalla 1.5 mld lekë, “akrobacia” me pronat

Ish- prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla sipas SHBA është zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjtë viteve të ushtrimit të detyrës.
Alpenews.al prej disa javësh ka investiguar për të gjetur prova dhe fakte, e për ti ekspozuar ato publikisht në mënyrë që qytetarët të kuptojnë nëse ky motivacion i sekretarit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson me rastin e ndalimit të futjes në SHBA të familjes Llalla, është një e vërtetë që mund të shihet dhe provohet nesër edhe juridikisht, nga organet kopetente?
Fotot dhe provat e panurmërta të botuara më parë për jetën tejet ekstravagante të familjes Llalla, tregonin një standard të frikshëm, mes një luksi të shfrenuar, ku mbizotëronin pushimet me jahte miliona euro dollarëshe, e frekuentim të ambjenteve ekskluzive për shtresën super të pasur, mes makinash nga 263 mijë euro njëra, me skafe, motorra uji, helikopterë, hotele me pese yje, veshje të fiirmave nga më të shtrenjtat në modën e lartë botërore, etj.
Ndërsa gjatë kësaj jave, Alpenews.al publikoi dokumenta origjinale nga dosja e aferave të dyshimta të Adriatik Llallës, ky binte në sy, një seri e pafund transaksionesh me pronat e patundshme, sipas një skeme qe sipas eksperteve, ploteson kushtet e qenies së një skeme pastrimi parashë të pista, sipas formulës: Bli lirë, rivlerëso pas pak kohësh dhe shit me çmime deri në mbi 23 herë më të shtrenjta, për të justifikuar në këtë mënyrë fiktive, paratë e ardhura nga korrpsioni “sinjifikativ” gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

, Si i bëri Llalla 1.5 mld lekë, “akrobacia” me pronat

Në këto dy tabela përmbledhëse kemi të shënuar të dhënat kryesore rreth këtyre operacioneve të errëta të realizuara nga Kryeprokurori Adriatik Llalla. Në gjashtë rastet e shitblerjes apo blerjes dhe rivlerësimit të pronave pas pak kohësh që kemi marë në shqyrtim, rezulton se kemi te bejme me një skemë tipike të pastrimit të parave të pista, siç i thanë Alpenews.al, ekspertëve te antikrimit ekonomiko- financiar me të cilët jemi konsultuar posaçërisht.

, Si i bëri Llalla 1.5 mld lekë, “akrobacia” me pronat

Tabela më sipër tregon në mënyrë të thjeshtëzuar e të kuptueshme për këdo, mekanizmin e përdorur nga z. Llalla për të fshehur burimin e pasurisë, për mosdeklarimin e të ardhurave, për pastrimin e produkteve të veprës penale të rasteve të mëdha të korrupsionit me detyrën dhe për ta shumëfishuar me letra si me magji, gjithë pasurimin korruptiv të familjes së tij.
Më së shumti, z. Llalla ka përdorur aktet e shitblerjes së tokave, si një mundësi për të kamufluar gjithë operacionin e errët financiar. Siç shihet nga të dhënat e mësipërme ai ka zgjedhur formulën klasike të pastrimit të parave të pista: Bli lirë në të gjitha rastet me çmime qesharake nën ato të tregut dhe pas shumë pak kohësh shit deri në 20-30 herë më shtrenjtë. Një normë krejt artificiale dhe fiktive e rritjes së vlerës së pasurive të tij të patundshme, të pabazuar në asnjë rregull apo normë të rritjes së tyre në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.
Siç shihet në fund të tabelës së dytë, në total, z. Llalla ka blerë në gjashtë kontrata të ndryshme, në kohë dhe në vende të ndryshme, duke futur në lojë një shumë prej afro 100 mijë eurosh (16.305.000 lekë) dhe në përfundim të skemës së tij “kriminale” ai tashmë zotëron 1 miliardë e gjysëm lekë (148.724.000 lekë). Në këtë mënyrë Adriatik Llalla ka dy rrugë: Ose të hetohet duke u ndjekur penalisht, ose të shpallet magjistari i pronave. Për arësyen e thjeshtë se vetëm në arat që ka blerë z. Llalla me një sipërfaqe prej 25 mijë metrash katrorë, ka rë shi i artë përgjatë këtyre 27 viteve në Shqipëri./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button