Si i shtojnë pasuritë prokuroret e gjykatesit, mijëra euro dhe apartament ‘dhuratë’...

Ndryshe nga familjet e zakonshme shqiptare, të cilat duhet të kursejnë rreth 20 vjet për të blerë një apartament, njerëzit e drejtësisë i blejnë apartamentet me një lehtësi të habitshme.

Prokurori Dritan Gina, i cili në fillim të muajit janar u shkarkuar nga kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit, deklaron se, në vitin 2011 ka blerë një apartament me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 80 mijë euro.

Prokurori Gina thotë se për të mundësuar blerjen e këtij apartamenti ka marrë një kredi me vlerë 45 mijë euro, ndërsa 35 mijë euro i kanë bërë dhuratë. Gina thotë se detajet e dhuratës 35 mijë euro gjenden në faqen 6 të deklaratës së pasurisë së vitin 2011. Shqiptarja.com disponon këtë deklaratë, por faqja gjashtë është hequr.

Rovena Gashit i falin një shtëpi
Nëse Dritan Gina thotë se i kanë bërë 35 mijë euro dhuratë, bashkëshortja e tij, Rovena Gashi pohon se i kanë falur një shtëpi. Ish-drejtoresha e Sektorit të Dekriminalizimit dhe e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, të cilës Ambasada Amerikane i refuzoi vizën për të udhëtuar drejt SHBA, deklaron se në vitin 2013 babai i ka dhuruar një apartament banimi me sipërfaqe 137 m2, me pjesë 50 %. Prokurorja Gashi që u shkarkuar nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku, si drejtore e Sektorit të Dekriminalizimit, ka aplikuar për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Gashi, për vite me radhë, si pasuri deklaron vetëm pagën dhe një makinë Fiat Punto, por në vitin 2013, babai i bën dhuratë një apartament, vlera e të cilit nuk pasqyrohet në deklaratën e pasurisë. Referuar deklaratave të pasurisë, apartamenti përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, një dhomë ndenje, dy korridore, dy tualete dhe dy ballkone. Gashi thotë se babai i saj e ka poseduar këtë pronë që prej vitit 2004.

Pasuria vit pas viti
Në deklaratën e parë të pasurisë, në vitin 2004, Rovena Gashi deklaron vetëm pagën si prokurore 772 608 lekë. Vetëm pagën deklaron edhe në 2006 dhe 2007, ndërsa në 2005, deklaron 500 mijë lekë kursime dhe një makinë Fiat Punto me vlerë 800 mijë lekë të vjetra. Edhe në vitet në vijim, zonja deklaron kursime modeste dhe pagën. Në vitin 2010, merr një kredi 12 mijë euro për të blerë një makinë.

Në vitin 2012, zonja Gashi blen një apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës, për të cilin thotë se për të blerë një pasuri të tillë, ka marrë një kredi, me vlerë 45 mijë euro. Po gjatë këtij viti, zonja thotë se ka marrë një kredi 59 999 lekë për blerjen e një televizori, 59 999 lekë, e makës Philips 32’’.

Pasuria e prokurorit Dritan Gina në vitin 2011
Blerë apartament me sipërfaqe 105 m2, me strukturë 2/1, me vlerë 80 mijë euro, regjistruar në ZVRPP Durrës. Blerja e këtij apartamenti është mundësuar në bazë të një kredie 45 mijë euro. Diferenca prej 35 mijë euro është dhuratë dhe trajtohet më hollësisht në faqen 6, të këtij formati periodik. Apartamenti është në bashkëpronësi me bashkëshorten time Rovena Gashi në pjesë 50 %.
Janë shtuar kursimet si rezultat i të ardhurave nga paga.
Të ardhura si prokuror në Durrës, 1 018 168 lekë.

Marrë kredi për blerjen e një makine tip Peugeot 308, në vitin 2010, në shumën 12 mijë euro, kësti mujor është 250 euro.
Marrë kredi për blerjen e një televizori Philips 32’.
Marrë kredi 45 mijë euro për blerjen e apartamentit.

Pasuria e Prokurores Rovena Gashi ndër vite
Pasuria 2004

Paga si prokurore 772 608 lekë.

Pasuria 2005
500 mijë lekë kursime nga paga.
800 mijë lekë, Fiat Punto.
Paga si prokurore, 800 mijë lekë.

Pasuria 2006
Të ardhura nga paga (raport leje lindjeje), 565 781 lekë.

Pasuria 2007
Paga si prokurore, 870 258 lekë.

Pasuria viti 2008
Llogari bankare, 5 mijë euro, të ardhura nga paga dhe kursime familjare.
Paga si prokurore, 854 009 lekë

Pasuria 2009
Të ardhura nga puna, 939 150 lekë.

Pasuria 2010
Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga, 500 000 lekë.
Paga si prokurore, 1 080 000 lekë.
Kredi në Credins, për blerje makine, 12 mijë euro, makina është blerë 15 mijë euro.

Pasuria 2011
Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga 200 000 lekë.
Blerje apartament në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Të ardhura nga puna, 309 808 lekë.
Të ardhura nga sigurimet shoqërore/leje lindjeje, 431 610 lekë.

Vazhdon shlyerja e kredisë 12 mijë euro, për blerjen e makinës, nga 250 euro në muaj.
Kredi për blerjen e një televizori, 59 999 lekë, e makës Philips 32’’.
Marrë një kredi 45 mijë euro në Raiffeisen Bank.

Pasuria 2012
Shtuar kursimet nga të ardhurat nga paga 200 000 lekë.
Të ardhura nga puna, 902 212 lekë.
Overdraft në Bankën Credins, 190 000 lekë.

Pasuria 2013
Apartament banimi, 137 m2, pjesa 50 %, dhuruar nga babai, i cili e ka poseduar si pronë që prej vitit 2004. Apartamenti përbëhet nga dy dhoma, një kuzhinë, dy korridore, dy tualete, dy ballkone.
Të ardhura nga paga, 403 681 lekë.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, si drejtore, 998 795 lekë.
Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e makinës dhe të apartamentit në Durrës.

Pasuria 2014
Kursime nga paga si prokurore së bashku me bashkëshortin Dritan Gina, 500 000 lekë.
Llogari debitore në Crendis, ku janë kaluar shpenzimet zyrtare të udhëtimit jashtë vendit, për llogari të institucionit, 450 000 lekë.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 734 227 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 410 514 lekë.
Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e makinës dhe të apartamentit në Durrës.

Pasuria 2015
Kursime nga pagat së bashku me bashkëshortin, 300 000 lekë.
Llogari debitore në Crendis, overdraft, 450 000 lekë
Hapur llogari kursimi në emër të fëmijëve, 20 000 lekë dhe 20 000 lekë.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 825 181 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 367 000 lekë.
Shlyer kredia për automjet, kredia ishte 12 mijë euro.
Vijon shlyerja e kredisë për apartamentin në Durrës.

Pasuria 2016
Depozitë në Credins Bank 10 mijë euro, kursime nga paga e saj dhe e bashkëshortit.
Llogari kursimi në emër të… Gina, 151 191, burimi paga e deklaruesit.
Llogari kursimi në emër të… Gina, 151 191, burimi paga e deklaruesit.
Të ardhura nga paga në Prokurorinë e Përgjithshme, 1 798 769 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror, 1 236 576 lekë.
Kredi për blerje të pajisjeve elektroshtëpiake, lavatriçe, 76 991 lekë.
Vijon shlyerja e kredisë për blerjen e apartamentit në Durrës./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si i shtojnë pasuritë prokuroret e gjykatesit, mijëra euro dhe apartament ‘dhuratë’...
Si i shtojnë pasuritë prokuroret e gjykatesit, mijëra euro dhe apartament ‘dhuratë’...
https://2.bp.blogspot.com/-yfUE7v-jSDA/WqshLJX1n5I/AAAAAAAAEKE/n4jlOE4hsZUcm-Wrs2r00RRb-qsW8QsgQCLcBGAs/s640/dritan-gina-rovena-gashi.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-yfUE7v-jSDA/WqshLJX1n5I/AAAAAAAAEKE/n4jlOE4hsZUcm-Wrs2r00RRb-qsW8QsgQCLcBGAs/s72-c/dritan-gina-rovena-gashi.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-i-shtojne-pasurite-prokuroret-e.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-i-shtojne-pasurite-prokuroret-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy