Si ndërhyri Papa në mbrojtje të kufijve shqiptarë?

Pas Luftës I Botërore, Fuqitë e Mëdha që kishin dalë fitmitare, u mblodhën për të ricaktuar kufijtë, mes tyre edhe ata të Shqipërisë. Sigurisht që pretendimet ishin të shumta, pasi Shqipëria për kohën ishte një tortë e lakmueshme nga e cila, çdo shtet kufitar kërkonte një pjesë. Dikush më të madhe e dikush më të vogël.

Mes tyre ishte edhe Greqia e cila, si gjithnjë, kërkonte pjesën jugore të Shqipërisë: Gjirokastrën dhe Korçën.

Ishin të pakët ata që mbrojtnin dhe mbështesnin çështjen e shtetit të ri, por mes tyre, një zë i fuqishëm ishte edhe ai i një prej njerëzve me më shumë pushtet. Bëhet fjalë për Papën e kohës, Benedikti XV.
Papa Benedikti XV, viti 1914

Për mbrojten që ai i bëri çështjes shqiptare, për herë të parë dhe ndoshta edhe të vetme ekziston i shkruar një artikull në revistën “Hylli i Dirtës” me autor Ipeshkvin e Lezhës, Imzot Luigj Bumçi.

Artikulli u shkruajt me ftesë të drejtorit të revistës dhe daton në vitin 1934:

Fort i Nderti Át

Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqísë te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme.

Qe si ndolli puna:

Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris. Me 9 Tetuer t’asajë vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon çiltas se “mas akordit Tittoni –Venizelos dy Provinçiet Shqyptare, Korça e Gjinokastra do t’i epen Greqís”. Dergata e jonë at herë me të shpejtë i paraqiti Konferencës së Pagjës nji protestë kundra ktí akordi. Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetë boton prep ato fjalë, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korça e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqís. At kohë Dergata e jonë më ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej në Paris mas hikjes së Z. Orlando-s e Sonnino-s, qi ishte Kryetár i Dergatës italiane. Edhè une u takova me tê, por gjâ konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrë.

Në mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n. Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritë po ato fjalë mbi Korçen e Gjinokastren. N’at kohë Z. Tittoni nuk gjindej në Parisë, e vendin e tí e kishte xânë Z. Scialoja.

Shkova edhè te ky, por pa kurrfarë rezultati. Ishte, per sá mbajë mênd, 21 -22 Dhetuer 1919 kurse në mbledhje qi patme, të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bâjshe nji sakrific per atdhen t’onë e t’u nisëshe për Rome, ku të bâjshe çë mos per me pase audjencë prej Shêjtnís së tij Papës Benedikt XV. Atí të Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve t’ona, Atí t’i lypshe ndimë qi Shêjtnija e Tí t’i pështonte.

Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punë nuk kishte vênd, se çashtja e Shqypënís ishte çashtja e të gjithve bashkë e e secillit nder né: prá kjè se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetari i sajë t’a bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kështu u vêndue qi unë bashkë me Z. Mehdi Frasherin t’u nisëshim per Romë.

Me 26 të Dhetorit u nisme e me 28 mërrime në kryeqytetin e Italís. S’kaluen trí kater dit xora audjencën e u gjeta perpara Shêjtnís së Tij Papës Benedikti i XV. Bisedimi nuk kjè i gjatë, kjè i shkurtë mjeft, por edhè pse i shkurtë kje i mjeftueshem per qellimin t’onë. Si ja diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë, e pse u gjindëshe perpara Shêjtnís së Tij, kuvêndin e mbylla me kto fjalë: “tesh pra, Shêjtní, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica âsht mysliman, më kan çue ktu perpara Shêjtnís s’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqn t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndihmen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqyptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”.

Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e me tha: Po shka të bâj per Ju? Me Italí s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrëdhanjet janë këput – shka të bâj? Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folë, Shêjtní? Fol, fol me tha, shka të kesh me thanë thueje. Un kishe me thanë, Shêjtní, se bota s’ká metë vetun në Italí e në Francë; – ká në botë edhe Anglí, Shtete te Bashkueme t’Amerikës.

Bani buzën në gaz, e me i’herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglís, masnesri me atê të Shteteve të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me bâ shka të mundem per me Ju ndihmue. Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë.

Une at herë qi kishe bâ gati nji memorandum per me ja lânë, tuj e nxjerrë prei xhepit e tuj e mbajtë në dorë: Shêjtnija e Juej i thaçë, ká punët e botës marë, e prandej a kam lêjen me Ju lanë ket memorandum qi mos t’a harroni çashtjen t’onë? Po, po, lêne ktu pse nuk kam m’e harrue. U çova e i rashë ne të dy giûjt. Ju fala nderës sá mujta, e si mora bekimin, at herë dola krejt i kënaqun e shkova tuj mêndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bâme deri ktu? Gjith kjo shpresë qi fjalët e Shêjtnís së Tij më njallne në zemër, a mundet me më rrêjtë? Jo, jo s’mundet me kênë kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z.Mehdi Frasherin të cillit ja diftova fjalët qi më tha Benedikti XV, edhè ky Zotní met faret i kënaqun tuj shpresue se me nderhymje të Papës Korça e Gjinokastra kishin pështue. Me gjith kto shpresa të mira në zemër, kthyeme në Paris ku me padurim po na pritëshin shokët.

Kur u mblodhme ne zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé të misjonit t’onë në Romë, e kur në fund u diftova bisedimin e Shêjtnís së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtjen t’onë, per të cillen kishte çfaqë qyshë në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shêjtit Át Papë i priten në kambë me brohorí të madhe e me duertrokitje britne të gjith nji zâni: Rroftë Papa! Korça e Gjirokastra kan pështue: e pështuene pernjimend.

Kjo âsht rrjedhja e vertetë. Kjo âsht nji faqe e historís s’onë.

Kallmet 30 Mars 1934/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Si ndërhyri Papa në mbrojtje të kufijve shqiptarë?
Si ndërhyri Papa në mbrojtje të kufijve shqiptarë?
https://2.bp.blogspot.com/-yoWDyGOvHn0/Wptf50xJhzI/AAAAAAAADAs/De_QChjem2cfbMLc2yk9bknCfuK5S0MCQCLcBGAs/s640/pic_P_A_Paris-Peace-Conference-1919.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-yoWDyGOvHn0/Wptf50xJhzI/AAAAAAAADAs/De_QChjem2cfbMLc2yk9bknCfuK5S0MCQCLcBGAs/s72-c/pic_P_A_Paris-Peace-Conference-1919.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-nderhyri-papa-ne-mbrojtje-te-kufijve.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/si-nderhyri-papa-ne-mbrojtje-te-kufijve.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy