Sikur gjysma e energjisë së Demarkacionit të shkonte për varfërinë!

Nga Ben Andoni

Kuptimin e vërtetë për ndarjen e kufirit, përcaktimin e kuotave kufitare, shelfit detar, publiku shqiptar dhe kosovar i ka marrë vetëm katër vitet e fundit. Më parë, megjithëse shteti shqiptar ishte nën regjimin e Enver Hoxhës jo vetëm nuk dihej asgjë për këtë problem, por nuk kishte shqiptar, qoftë edhe ata që ishin kundra regjimit komunist të besonin se Shqipëria do lëshonte prej kufijve të vet.

Kosova ka pasur një fat tragjik. Ka jetuar nën monarkinë sllave, pushtetin e bashkësisë sllave, pak nën Shqipërinë, sërish nën Federatë dhe kurdo kufijtë i kanë vendosur të tjerët. Në ditët tona, kryetari i komunës së Pejës jep versionin e tij për kufirin me Malin e Zi, kryeministrat kosovarë të tre viteve të fundit përshfaqin versionet e tyre, specialistët ashtu, kurse hartat me të cilat është përfaqësuar Kosova një realitet tjetër. Për logjikën dhe shkencën nuk ka vend. Ramush Haradinaj desh e rrahu publikisht kryetarin e vjetër të Komisionit, paçka se kufiri i sotëm mund të jetë sërish ai.

Shqipëria ka probleme me ekipin negociator, i cili po ndan kufijtë me Greqinë dhe ato që nuk janë thënë për procesin në përgjithësi. Presidenti Ilir Meta është mbajtur krejt jashtë dhe duket se materialet e dorëzuara kurrë s’kanë qenë të duhurat në aspektin profesional dhe protokollar. Në këto kushte, ai ka refuzuar me të drejtë, por ka shtuar edhe arsyen e tij për të vendosur tagrin e një institucioni që nuk e ka respektuar askush, shtuar edhe atë vetë kur ka pasur pozicion tjetër.

Kosova ka një logjikë me hartat që u njohën pas Luftës së Kosovës, por ja që zyrtarët tashmë tregojnë logjikë tjetër. Me pak fjalë: Të gjithë kundër të gjithëve. Anipse, lufta e kësaj jave në Kosovë do jetë për vetëm një votë, që të arrihet në 80 votat e domosdoshme.

Ka të ngjarë që Demarkacioni të shkojë atje ku ishte, ashtu si ndarja e kufirit shqiptar me Greqinë të mos ndryshojë shumë. Në të dyja rastet politikanët, përveç zhurmës bajate për të tërhequr vëmëndjen, përveç akteve të përfitimit (nuk i përmendim dot beneficet e tjera sepse pastaj kalojmë në konspiracion) kanë vonuar pa fund në procese, për të cilat është detyrë e profesionistëve, që sikur t’ia kushtonin varfërisë atëherë të dy vendet tona do të kishin pak më pak fatkeqë që presin të ndryshojë diçka dhe të ankohen çdo mëngjez në TV. Por ja që hap e mbyll lajmet, fokusi mbet vetëm demarkacion dhe ndarje kufiri me Greqinë, por asesi ide për të varfrit.

Shqipëria mëton se ka ndërmarrë një reformë që do të zbusë varfërinë, ashtu si Kosova po punon në disa fusha për rritjen e mirëqënies, por thelbi mbetet se të dy vendet tona janë në hapat e fundit në Ballkan dhe me premisa, që të mos ndryshojnë edhe në të ardhmen sepse mungon modeli ekonomik kombëtar, që mendon për thelbin dhe vazhdimësinë por jo për gjëra sipërfaqësore. /ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sikur gjysma e energjisë së Demarkacionit të shkonte për varfërinë!
Sikur gjysma e energjisë së Demarkacionit të shkonte për varfërinë!
https://1.bp.blogspot.com/-ZyPOzuwea4Y/Wq3ANiy9u2I/AAAAAAAAETM/IQ7HB9FyLrMnJrGT324XX47q7yvTPhOLgCLcBGAs/s640/demarkacioni.png
https://1.bp.blogspot.com/-ZyPOzuwea4Y/Wq3ANiy9u2I/AAAAAAAAETM/IQ7HB9FyLrMnJrGT324XX47q7yvTPhOLgCLcBGAs/s72-c/demarkacioni.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sikur-gjysma-e-energjise-se.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sikur-gjysma-e-energjise-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy