Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

, Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.
Sipas tij, Llalla figuron që të ketë blerë me çmimi krejt minimale, jashtë çdo logjike tregu prona të patundshme, duke i rivlerësuar më pas ato dhe duke i shitur me çmime disa fish më të larta se ajo fillestare. Çmime këto që më pas janë deklaruar si të ardhura të ligjshme, sipas një formule që ekspertët e antikrimit ekonomik e cilësojnë si tipike për një skemë të pastrimit të parave të pista që mund të kenë rrjedhur nga korrupsioni.
Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.
Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe certifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.
Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marrë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh për metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë është një person shume problematik dhe ne kartelën e tij figurojnë një liste e gjate akuzash te bëra nder vite si vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, dhune, shkatërrim prone, përdorim lendesh eksplozive, etj.
Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marrë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.

, Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

Në këtë pasuri te patundshme Adriatik Llalla nuk kishte bere asnjë investim. Por çuditërisht ajo është shitur nga 1.5 milionë leke ne rreth 250 mije euro me një te rene te lapsit, a thua se aty ishte zbuluar ndonjë pus nafte apo minierë floriri.

, Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

Pyetjet qe lindin janë: Ku qëndron kleçka e një transaksioni te tille ku Kryeprokurori i Shqipërisë i ble një vrasësi token me 500 leke metri katror dhe e shet me pas me një çmim 22.6 here me te larte një biznesmeni. Kush është viktima, ndihmësi dhe përfituesi ne gjithë ketë histori dhe kush është roli i Adriatik Llallës në këtë skemë, mësohet se kjo gjë po hetohet ndërkohë dhe shume shpejt pritet të ketë konkluzione konkrete.

, Skandal/Adriatik Llalla tregti me një vrasës. Çfarë fshihet pas ullishtës që shiti për 250 mijë euro

Ajo që e bën edhe me skandaloze ketë histori, është fakti se ky është transaksioni i pare i erret i deklaruar i Adriatik Llallës. Alpenews.al do të hedhë drite mbi shume të tjera si kjo ose me skandaloze se kjo. Për të zbuluar në fund, një skeme tepër te dyshimte në kufijtë e kriminales, qe e kane bere ish Prokurorin e Republikës, nga një rrogëtar i zakonshëm i shtetit, ne një miliarder./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button