Skandali/ Nga kazanët e plehrave, kavanozët kalojnë në fabrikat e salcave dhe në markete

Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit “Stop” është bërë shitja e kavanozëve nga kazanët e plehrave, direkt në fabrikat e salcave dhe produkteve të tjera ushqimore.

Emisioni “Stop” ka provuar me zë dhe figurë, sesi kavanozët, që mblidhen në kazanët e lagjeve të Tiranës e Durrësit, shiten nëpër fabrika dhe si të mos mjaftonte kjo, të palara e të patrajtuara.

Qytetari – Çfarë bëre?

Pronari – Si je? Si kalon?

Qytetari – Ne kemi një punishte në Fier…

Pronari – Po…

Qytetari – Me kështu… me sukot…

Pronari – Me çfarë?

Qytetari – Sukot, me biterat edhe pak me salcat. Si jeni me vazot… kavanozat? Çfarë grumbulloni?

Pronari – Grumbulloj të gjitha llojet… edhe shesim përditë.

Qytetari – Përditë? Me sa lekë shitet copa?

Pronari – Sipas llojit.

Qytetari – Për shembull e sukos?

Pronari – 40 lekë (të vjetra).

Qytetari – I marr të lara? Si i marr?

Pronari – Jo!

Qytetari – Nuk i marr të lara ë?

Pronari – Jo!

Qytetari – Se mua më thanë çunat që i lajnë prandaj.

Pronari – Jo, jo…

Qytetari – Unë për atë isha më shumë, më leverdis me i marrë të lara apo jo?

Pronari – Jo, jo! Janë të tjera ato.

Qytetari – Janë të tjera ë…?!

Pronari – Ato i lajmë vetë ne…

Qytetari – Nuk i fus dot direkt për prodhim?

Pronari – Jo!

Qytetari- Këtë s’kam, punën e larjes e kam keq. T’i shohim? Po të salcës?

Pronari – Të salcës janë të lara.

Qytetari – Aty i merrni (landfill)?

Pronari – Jo!

Qytetari – Aty i nxirrni?

Pronari – Absolutisht jo! Janë të kazanëve…

Qytetari – Të kazanëve?

Pronari – Në Tiranë i marrim, i marrim në Durrës.

Qytetari – Më jep nja 4 copë, 5 (thasë)… Më të mëdha nuk keni?

Pronari – Jo! Aq janë!

Qytetari – Më duket se më the janë 2-3 masa, prandaj 2-3 lloj.

Pronari – Jo, jo!

Qytetari- O Nezir, këta i kemi direkt për kështu… Marrim kapakët edhe…

Pronari – Janë të lara, janë gati për prodhim.

Qytetari – Sa është?

Pronari – 500 lekë. (të vjetra)

Qytetari – Sa copë ka ky (thesi)?

Pronari – 15.

Qytetari – Po marr 2 (thasë)… Me çfarë temperature i lani?

Pronari – Me sodë, me sodë kaustike.

Qytetari – Me sodë kaustike? Temperatura e ujit apo…?

Pronari – Uji kështu… i ngrohtë…

Qytetari – I ngrohtë?

Pronari – Po!

Pronari – (numëron kapakët) 6,8…

Qytetari – Po kështu, a shet ?

Pronari – Po, përditë shesim! 3 thasë more nga ato, 150 copë.

Qytetari – Sa i bie?

Pronari – 44 mijë lekë. ( të vjetra)

Qytetari – Mirupafshim!

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku komunikoi me përgjegjësen e sektorit të inspektimit ushqimor, Elda Çukën, në lidhje me standartet që duhet të respektohen për ambalazhimin e produkteve ushqimore.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kryen kontrollet zyrtare, në bazë të planit vjetor të inspektimit, të miratuar nga ministri. Gjatë këtyre kontrolleve, inspektorët e AKU-së, veç të tjerash, kryejnë edhe kontrollin e ambalazhit, materialit në kontakt me ushqimin. Duhet të theksojmë që është përgjegjësi e operatorit të biznesit ushqimor për të krijuar një ambalazh të sigurt për kontaktin me ushqimin që do të nxjerrë në treg. Kryesisht operatorët e biznesit ushqimor e sigurojnë këtë ambalazh nga kompani që janë të certifikuara”.
Përgjegjësja e sektorit të inspektimit ushqimor shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e emisionit “Stop”, duke vënë në dijeni Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili më pas do të marrë masat e nevojshme për të parandaluar raste të tilla abuzive. Ajo shtoi: “Ky fenomen është i dënueshëm”!/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6986,Camëri,105,Editorial,1450,Ekonomi,357,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1181,Iliridë,234,Kosovë,2063,Kulture,586,Luginë,32,Moti,2,Politik,1572,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,405,Video,452,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Skandali/ Nga kazanët e plehrave, kavanozët kalojnë në fabrikat e salcave dhe në markete
Skandali/ Nga kazanët e plehrave, kavanozët kalojnë në fabrikat e salcave dhe në markete
https://3.bp.blogspot.com/-iCcgcCVuv3Q/Wp-fFt6KF6I/AAAAAAAAUHc/AWPvjwG_ZgkQ3jMFOR3O_4xDKRTbxAiZACLcBGAs/s640/Untitled-6-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-iCcgcCVuv3Q/Wp-fFt6KF6I/AAAAAAAAUHc/AWPvjwG_ZgkQ3jMFOR3O_4xDKRTbxAiZACLcBGAs/s72-c/Untitled-6-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/skandali-nga-kazanet-e-plehrave.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/skandali-nga-kazanet-e-plehrave.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy