Sot protestojnë vetëm të vdekurit!

Redaksionale Dita

Në 15 mars 2008 qeverisja mafioze e Mediut, Bashës, Berishës dhe e disa të tjerëve, VRAU njerëz.

10 vjet më pas pasiviteti ynë, pamundësia jonë për t’i ndëshkuar, vret frymën e së drejtës. Moralin po se po. Pra, është një krim me pasoja shumë më afatgjata për shoqërinë. Është një krim i mbarsur me shumë krime dhe tragjedi të tjera. Është dënimi me krim i së nesërmes, i së ardhmes.

Të gjithë shtiren. Njerëzit paskan kapacitet të pafund për të fshirë realitete dhe fakte, siç fshihet me gomë nga një copë letër një vizatim, dhe pikërisht për këtë shkak, edhe për të shpikur realitete.

Ata që bënë Gërdecin dhe 21 janarin fusin kokën si struci pas ferrës së “rikoshetave” apo “gabimeve njerëzore”, pas thikave me helm apo çadrave pistoletë, pas protestës së dhunshme të opozitës apo pas ferrës së një puçi që nuk ndodhi, por që e shpikën pikërisht për të fshehur kokën. Gjykatësit po ashtu. Po ashtu edhe diplomatë amerikanë dhe europianë që s’dihet sepse, nuk flasin dot kundër krimit pa shpikur detantën e tij me dy krahët e politikës.

Pandëshkueshmëria, kriminalizimi i pushteteve dhe pushteti akoma i stërmadh i qeverive mbi jetët e njerëzve, i ka shndërruar shqiptarët në një masë inerte që nuk reagon as kundër krimit, as kundër pandëshkueshmërisë.

Kështu nuk duan ta dinë më për ata që u vranë dhe ju shkatërruan jetët dhe shtëpitë, as masa e demokratëve, mbështetësit, votuesit, fanatikët e kryefajtorëve të Gërdecit dhe 21 janarit. Vetëm sepse kanë përfituar diçka nga ai pushtet i përgjakur (shumëkush një rrogë dhe ca më pak të tjerë miliona), vetëm se shpresojnë të përfitojnë nesër prapë diçka nëse ai rikthehet përsëri, i bën që gënjeshtrat të jenë për ta më të vërteta se vetë tragjedia dhe krimi i vrasjes së njerëzve. Ajo që është e gënjeshtërt dhe irreale bëhet më reale se realja, justifikim i krimit më i vërtetë se krimi. Padrejtësia, varfëria, konformizmi me të pushtetshmit e politikës, ka përmbysur rendin e gjërave.

Zakonisht thuhet që të vdekurit janë në të vërtetë ndërsa të gjallët në të rreme. Për turpin tonë, të vdekurit e Gërdecit dhe 21 janarit janë sot në të gënjeshtër ndërsa vrasësit e tyre, në të vërtetë.

Nuk duan t’ia dinë fort as mbështetësit, votuesit e socialistëve. Ata nuk alarmohen që përvjetori i tragjedisë këtë vit kaloi më i heshtur se vetë të vrarët dhe që lidershipi i tyre, ju largua Gërdecit ashtu si vrasësi vendit të krimit. Edhe pse nuk ishte krimi i tij. Edhe këta shtiren sikur Gërdecin ja u ka fshirë nga kujtesa moria e halleve të përditshme. Ose mjaftohen, si përgjithësisht masat nuk mendojnë me kokën e tyre dhe që ja kanë deleguar arsyen lidershipit, me racionalizimin: E di partia! Kaq. Nuk arrijnë të kuptojnë se pandëshkueshmëria për Gërdecin dhe 21 janarin, është një kërcënim i tmerrshëm për të sotmen dhe të nesërmen e jetëve të tyre dhe fëmijëve të tyre.

Askush nuk proteston për mungesën e drejtësisë për Gërdecin dhe 21 janarin e pandëshkuar. As “shoqëria civile”. Besojnë se tashmë ata janë të vdekur të një krimi të vjetër që nuk mund të mos i harrosh? Vetëmashtrime fatale dhe të mjera! Sepse nëse ndalet drejtësia, nuk ndalet krimi. Viktima të tjera do pasojnë. Të gjithë do të bien, në një formë apo në një tjetër, në një moment apo në një tjetër, nën gijotinën e krimit që mund ta ndalë vetëm drejtësia.

Prandaj të luftosh për kauzën e të vdekurve në Gërdec e 21 janar, është të luftosh për jetën. Ta harrosh atë kauzë, do të thotë të investohesh në favor të krimit, të vdekjes.

Sot protestojnë vetëm të vdekurit. Të vdekurit e Gërdecit dhe 21 janarit. Në periferi të empatisë së mbetur por që pakësohet frikshëm. Ne nuk i shohim sepse ata, janë një noumenë e parrokshme nga shqisat tona. Por padyshim që protestojnë. Plaka e pleq, fëmijë, burra e gra, me plagët, gjymtimet përlyer me gjakun e pafajshëm, ende të ngrohtë, si çastin fatal kur i vrau lakmia për pushtet e pasuri.

Ata protestojnë çdo sekondë përpara Kuvendit të harruar në sherret e veta, gjykatave që nuk japin drejtësi, shtëpive apo vilave luksoze të politikanëve që ja u morën jetën dhe në themelet e të cilave dergjet gjaku i tyre.

Ne i braktisëm, por ata nuk na braktisin. Ata protestojnë për Ne. Për Ne, të gjallët me moral të vdekur. Sepse, në fakt, të vdekurit jemi ne. Të vdekur që ecim. Çdo ditë, stinë, vit i ikur pa drejtësi, është një stinë apo një vit i vdekur që ndjell krim në Shqipëri dhe shton kapicën e kufomave të moralit që po na mbulon si shtet, shoqëri dhe atdhe.

Ata protestojnë për NE ndërsa NE, masa inerte e shqiptarëve me gjykim të mbytur nga hallet, varfëria, pasuria, gjakimet, ambiciet, injoranca dhe fanatizmi, nuk mund t’i shohim as dëgjojmë.

Ne vazhdojmë të flemë. Deri ditën kur padrejtësia të prekë edhe jetët apo shtëpitë tona (në një shtet pa drejtësi askush nuk i ikën dot krimit) dëshpërimi i të vrarëve do të depërtojë edhe në ngujimin e botëve tona, si një urdhër për drejtësi. Do të vijë ajo ditë sepse në një shtet pa drejtësi, askush nuk mund t’u ikë kthetrave të krimit. Sado të ngujohet prej tij.

Pikërisht atëherë, të vrarët e Gërdecit dhe 21 janarit, do protestojnë edhe në hapësirat e ndërgjegjeve të fjetura, në ëndrrat tona të gjumit duke tromaksur vrasësit dhe duke na zgjuar NE, të vdekurit e gjallë.

Vetëm atëherë, në mos qoftë shumë vonë, do të vijë ringjallja. E secilit prej nesh. Edhe e Shqipërisë.

Botuar nga Dita/ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sot protestojnë vetëm të vdekurit!
Sot protestojnë vetëm të vdekurit!
Sot protestojnë vetëm të vdekurit!
https://4.bp.blogspot.com/-MsE1oNei3AY/WqrGK7_CDrI/AAAAAAAAU3o/yzB03jQsRCUmShzfSHIRXCwp_vD_TIxdACLcBGAs/s640/viktima-te-gerdecit-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-MsE1oNei3AY/WqrGK7_CDrI/AAAAAAAAU3o/yzB03jQsRCUmShzfSHIRXCwp_vD_TIxdACLcBGAs/s72-c/viktima-te-gerdecit-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sot-protestojne-vetem-te-vdekurit.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sot-protestojne-vetem-te-vdekurit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy