Sputnik paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas shqipes: Shkupi drejt zgjedhjeve të parakohshme

Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë ndez reagimin e rusëve nëpërmjet medias së fuqishme të Kremlinit, Sputnik.

Në një koment të ashpër të publikuar në ballinë, portali i Kremlinit thekson se “Shqiptarët fshehin dorën pasi kanë sulmuar maqedonasit”.

Edi Rama është sërish shënjestër e medias shtetërore të Moskës.

Brankica Ristiç, e përhershmja e artikujve-sulme thekson se ligji për gjuhën shqipe është një “agresion” ndaj Kushtetutës së Maqedonisë dhe akuzon kreun e Parlamentit, Talat Xhaferri se ka shkelur me të dyja këmbët rregulloren.

Madje Sputnik shkon edhe më tej në skenare duke paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

“Duke kundërshtuar presidentin e Maqedonisë për të nënshkruar një ligj që e barazon gjuhën shqipe me maqedonishten, Parlamenti i Shkupit po e çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e rruga drejt tyre është e sigurt”, shkruan Sputnik.

Aleksandar Dastevski, një politiolog dhe analist i Sputnik ka mbrojtur qëndrimin e presidentit Gjeorgje Ivanov dhe thekson se Kushtetuta thotë qartë se gjuha maqedonase gjuhë zyrtare e Maqedonisë dhe se ligji për shqipen ka shkelur Kushtetutën.

“Gjuha shqipe është në përdorim në të gjitha komunitetet ku jetojnë më shumë se 20 përqind e shqiptarëve. Nga ana tjetër, maqedonasit përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë, ndërsa ky ligj i vendos në pozita të barabarta”, thekson Dastevski.

Sputnik thekson më tej se VMRO-DPMNE shpalli një padi kundër kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për shkak se sipas portalit të Kremlinit ai shkeli Kushtetutën.

“Xhaferi shkeli Kushtetutën e Maqedonisë, për shkak se u foli drejtuar gazetarëve në gjuhën shqipe dhe jo në maqedonase zyrtare, pasi ajo është një detyrim. Procedura e votimit vetë është shumë e diskutueshme. Së pari, rishikimi i amendamentit të paraqitur në këtë ligj nga opozita, anashkalohet. Së dyti, votimi elektronik nuk ishte i mundur dhe thjesht numërimi i votave nuk mund të konsiderohej i vlefshëm. Së fundi, shtatë deputetë, duke përfshirë edhe dy shqiptarë nuk kanë votuar për këtë ligj, dhe emrat e tyre janë në listë sikur të kanë votuar pro”, deklaron Datevski për Sputnik.

Më tej portal i Kremlinit thekson se ligji për gjuhën shqipe është preludi i Platformës së Tiranës së firmosur në zyrën e Edi Ramës.

Sputnik akuzon kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev se ka shkelur premtimin e shkruar në zyrën e Gjeorgje Ivanovit kur mori mandatin se “nuk do të miratonte axhendat politike të shteteve të tjera”.

“Fakti është se deri më tani qeveria e Zaevit nuk ka miratuar ndonjë program reformash lidhur me progresin drejt BE. Standarti dhe pagat kanë rënë. Shteti tani ka më shumë borxhe se nën regjimin e mëparshëm.

Pra, gjithçka që është bërë deri më tani, u përqëndrua në realizimin e asaj që shqiptarët u pajtuan në platformën e Tiranës” “, thekson Dashtevski.

Dhe më pas Sputnik parashikon skenaret e reja në Maqedoni.

Sipas portalit të Kremlinit,“dy gjëra mund të ndodhin. E para është se shqiptarët mund të largohen nga qeveria nëse ligji nuk dekretohet nga Ivanov, dhe tjetra është krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar për t’u përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, së bashku me zgjedhjet presidenciale”.

Duke iu referuar interpretimit të ekspertëve ligjorë, mediat shqiptare në Maqedoni bënë të ditur se është e mundur që ligji të publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare për të filluar një procedurë formale, nëse nuk ka ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Por Sputnik i hedh benzinë zjarrit, kur thotë se “shqiptarët ndjehen në këtë pjesë të sagës maqedonase si fitues.

Ali Ahmeti, kreu i madh i BDI-së, partisë shqiptare ka postuar foton e votimit të djeshëm: “Kjo votë dhe kjo ditë ju takon juve dhe atyre që nuk janë më, e që janë më meritorët, dëshmorëve të kombit”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sputnik paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas shqipes: Shkupi drejt zgjedhjeve të parakohshme
Sputnik paralajmëron skenar apokaliptik në Maqedoni pas shqipes: Shkupi drejt zgjedhjeve të parakohshme
https://4.bp.blogspot.com/-Rf6KaoQmf2k/Wqsmls3zs7I/AAAAAAAAEMU/eu9EEupd7Hk9cQNfE1IdMihhUoL3D-r2wCLcBGAs/s640/sputnik-shqipja.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-Rf6KaoQmf2k/Wqsmls3zs7I/AAAAAAAAEMU/eu9EEupd7Hk9cQNfE1IdMihhUoL3D-r2wCLcBGAs/s72-c/sputnik-shqipja.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sputnik-paralajmeron-skenar-apokaliptik.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/sputnik-paralajmeron-skenar-apokaliptik.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy