“Ta bëjmë Kosovën si Palestina në OKB”, portali i Kremlinit zbulon prapaskenat e demarkacionit dhe lëvizjen e Merkelit

Portali i Kremlinit ka reaguar pas miratimit të Demarkacionit të Kosovës me një paralajmërim të një konçensioni ndaj serbëve por edhe për një fitore për Prishtinën.

Siç bën të ditur Sputnik, Gjermania i ka kërkuar Prishtinës që menjëherë të miratojë Zajednicën, ndërsa Beogradit i kërkon që të pranojë statusin e vëzhguesit të Kosovës në OKB.

Sputnik citon burime diplomatike të saj që theksojnë se Berlini ka bindur Brukselit që ta vendosë pranimin e Kosovës në OKB, si pjesë e axhendës Prishtinë-Beograd.

Sipas asaj që shkruan më tej portal i Premlinit, “Perëndimi ka vendosur qartazi të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të vitit dhe Gjermania ka urdhëruar Beogradin që të mos kundërshtojë hyrjen e Kosovës në OKB. Si fillim, si anëtar me të drejta vetëm vëzhgimi dhe pastaj me të drejta të plota”.

Kjo nuk është hera e parë që është përmendur një propozim i tillë, por tani Gjermania do ta paraqesë atë zyrtarisht për herë të parë.

Sputnik i referohet ndërkaq disa qarqeve politike në Beograd, sipas të cilave këtë propozim do ta bëjë ministri i ri i Jashtëm Gjerman, Heiko Maas, i cili sot viziton Beogradin.

Kjo vizitë bëhet një ditë para takimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Plani që do të ofrojnë gjermanët është modeluar duke ndjekur shembullin e Palestinës, e cila fitoi të njëjtin status në OKB në 2012, ndërsa do të bëhet anëtare e plotë sapo të arrihet një marrëveshje paqeje me Izraelin.

Ish-ambasadori serb në OKB, Pavle Jeveremoviç i tha Sputnik se vendimi për dhënien e këtij statusi nuk varet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përkundrazi duhet të mbështetet nga një shumicë prej dy të tretash në Asamblenë e Përgjithshme.

Jeveremoviç gjithashtu vërejti se një propozim i këtij lloji mund të ishte bërë më parë nga çdo vend, por që nuk ishte vota aq e sigurtë.

“Nuk jam i sigurt se Gjermania do ta paraqesë këtë nismë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sepse dështimi i saj do të përfaqësonte një goditje të madhe diplomatike në atë vend”, tha ai duke shtuar se “procedura është e tillë që Asambleja e Përgjithshme së pari duhet të miratojë një rezolutë bazuar në iniciativën dhe pastaj të votojë për të”.

Jeveremoviç, një njeri i Moskës në Beograd, i ka bërë thirrje qëverisë serbe se “nuk duhet ta njohë Kosovën edhe nëse ky skenar do të kalojë”.

Në OKB, përveç Palestinës, edhe Vatikani e ka këtë status të vëzhguesit.

Sputnik shkruan se Berlini nuk e fsheh qëllimin e tij për të patur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës të nënshkruar deri në fund të vitit, dhe shton se Gjermania e ka harmonizuar këtë nismë me SHBA-në, e cila ka qenë veçanërisht aktive kohët e fundit kur ajo vjen në Kosovë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Ta bëjmë Kosovën si Palestina në OKB”, portali i Kremlinit zbulon prapaskenat e demarkacionit dhe lëvizjen e Merkelit
“Ta bëjmë Kosovën si Palestina në OKB”, portali i Kremlinit zbulon prapaskenat e demarkacionit dhe lëvizjen e Merkelit
https://3.bp.blogspot.com/-rhW3Cl7qbLQ/WrRGfCFkHVI/AAAAAAAAE4s/k-TpLtQC0AYCaY79F_jrCvvjYWJAtG7dwCLcBGAs/s640/kosova-demarkacioni.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-rhW3Cl7qbLQ/WrRGfCFkHVI/AAAAAAAAE4s/k-TpLtQC0AYCaY79F_jrCvvjYWJAtG7dwCLcBGAs/s72-c/kosova-demarkacioni.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ta-bejme-kosoven-si-palestina-ne-okb.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ta-bejme-kosoven-si-palestina-ne-okb.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy