Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, mediat në Kosovë: Shqipëria përfiton 11 mln euro në vit

Mediat në Kosovë i kanë kushtuar hapësirë vendimit të qeverisë shqiptare për të vendosur tarifa për mjetet që kalojnë në ‘Rrugën e Kombit’.

Mediat shkruajne se sipas një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro, pasi ka edhe tarifa të tjera fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit.

Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më. Për rreth 30 vjet pritet që fitimet e Shqiperise të jenë afër gjysmë-miliardi.

‘Rruga e kombit’ është e lëshuar me koncesion për 30 vjet tek një kompani turke dhe dy shqiptare.

Ndërkaq, lidhur me këtë ministri i Infrastrukturës ne Kosove Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Ai nuk ka përmendur tarifën që Qeveria e Shqipërisë ka vendosur për kosovarët. Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

“Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një populli të ndarë nuk është në nivelin e dëshiruar. Ekzistojnë barriera të ndryshme qoftë tarifore, por edhe jo tarifore, të cilat e vështirësojnë avancimin e bashkëpunimit, prandaj fillimi i zbatimit të taksës rrugore do të jetë edhe një barrierë shtesë që do të godas më së shumti kosovarët pasi atë e vizitojnë Shqipërinë më së shumti gjatë vitit. Kjo taksë rrugore do të ndikojë edhe në shfrytëzimin e shërbimeve të Portit të Durrësit, e me siguri do të ndikojë në koston e shërbimeve dhe produkteve që do të godasë qytetarët me ngritjen e kostos. Prandaj, një taksë e tillë do të gjeneroj shumë më tepër efekte negative se sa pozitive”, theksoi për Telegrafin Gërxhaliu./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, mediat në Kosovë: Shqipëria përfiton 11 mln euro në vit
Tarifa në ‘Rrugën e Kombit’, mediat në Kosovë: Shqipëria përfiton 11 mln euro në vit
https://1.bp.blogspot.com/-MIA-0wBR80g/WrhKREZjEjI/AAAAAAAAFOY/Qd6499RUww86bLlTUBYEi0h5q2viJ8rMwCLcBGAs/s640/29341731-1732998093432019-108097320-n_1521989707-520659-780x439-696x392.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-MIA-0wBR80g/WrhKREZjEjI/AAAAAAAAFOY/Qd6499RUww86bLlTUBYEi0h5q2viJ8rMwCLcBGAs/s72-c/29341731-1732998093432019-108097320-n_1521989707-520659-780x439-696x392.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tarifa-ne-rrugen-e-kombit-mediat-ne.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tarifa-ne-rrugen-e-kombit-mediat-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy