Tasqebap me Oriz – Shija shqiptare që lë pa ‘mend’ të huajt

Një recetë tipike, e vjetër dhe e trashëguar brez pas brezi në të gjitha trevat, tasqebapi vijon të mbetet ashtu si dikur një nga gjellët më shijeplota e të mrekullueshme të sofrës shqiptare.

Tasqebapi i shtëpisë padyshim nuk mund të bëjë përjashtim në menunë tradicionale të gjellëve nga duart e nënave dhe gjysheve shqiptare.

Një gatim special, krejtësisht i lehtë për t’u përgatitur, Tasqebapi është një ndër gjellët tipike për një vakt të shijshëm dreke.

Është gjella që nuk mungon në asnjë menu të restoranteve tradicionale shqiptare, e që krahas sigurisht shqiptarëve, kjo pjatë ka mahnitur edhe turistët e huaj duke kënaqur nepsin e tyre me shijen e plotë të saj.

Tasqebapi shoqërohet në mënyrë fantastike me një shumëllojshmëri gatimesh të tjera tipike shqiptare, sidomos me pilaf, por edhe sallata të freskëta të çdo stine apo edhe bukë të thekur të marinuar me vaj ulliri e pak kripë.

Por për një shije edhe më të mrekullueshme ai shoqërohet sigurisht edhe me zahiretë e famshme të kuzhinës sonë, sidomos me turshitë e përgatitura nga amvisat shqiptare.

Sipas dëshirës, mund të shoqërohet dhe me garniture perimesh, në mënyrë të veçantë shkon me pure patatesh ose patate të ziera.

Tasqebapi Krejt Lehtë Në Shtëpi

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

500 gr mish

2-3 kokrra qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.

Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, derisa gjella të jetë gati.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.

Në fund, kur serviret lihet me pak lëng dhe në mes të tij një kupë pilaf./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7006,Camëri,106,Editorial,1452,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2074,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1577,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,414,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tasqebap me Oriz – Shija shqiptare që lë pa ‘mend’ të huajt
Tasqebap me Oriz – Shija shqiptare që lë pa ‘mend’ të huajt
https://3.bp.blogspot.com/-AjR-AXqd3Pw/WqB-00wAuXI/AAAAAAAADVE/fqjirpA_0H8zYd21qLq81SyLLEX2PLOPgCLcBGAs/s640/Tasqebapmepilaf-750x500-696x464.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-AjR-AXqd3Pw/WqB-00wAuXI/AAAAAAAADVE/fqjirpA_0H8zYd21qLq81SyLLEX2PLOPgCLcBGAs/s72-c/Tasqebapmepilaf-750x500-696x464.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tasqebap-me-oriz-shija-shqiptare-qe-le.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tasqebap-me-oriz-shija-shqiptare-qe-le.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy