Deputetët e PDK-së dhe ata të Vetëvendosjes rrezikuan përleshjen fizike, gjatë interpelancës për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari.
Situata filloi të “nxehej” kur në foltore doli ministrja për Integrimet Evropiane, Dhurata Hoxha. Deputetët e Vetëvendosjes nisën të godisnin tryezën, teksa e thërrisnin Hoxhën “kriminele”.
Por, nuk vonoi reagimi i PDK-së. Deputeti Memli Krasniqi thuajse u përplas fizikisht me Liburn Aliun e Vetëvendosjes.
Momentet pikante gjithashtu qenë pjesë e interpelancës, sikurse qe ulja e deputetit Milaim Zeka në vendin e kryeministrit./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!
KOMENTONI