Tirana ne alarm/Arrestohet iraniani, dyshohet se do kryente akte terroriste pranë Kryegjyshatës

Një shtetas iranian, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet për organizim dhe sulme terroriste.

Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, 56-vjeçari është kapur pranë selisë së Bektashinjve në Tiranë dhe dyshohet se po planifikonte sulme terroriste.

Burimet policore theksojnë se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F.Z.

Fillimisht, personi është ndaluar nga punonjësit e Gardës së Republikës, të cilët më pas ia kanë dorëzuar kolegëve të anti-terrorit. Mendohet se ardhja e tij në Shqipëri ka të bëjë me sulme terroriste.

Prej fillim të muajit mars, agjencitë e inteligjencës, policia e shtetit dhe njësitë e antiterrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.

Aktualisht, i arrestuar është marrë në pyetje nga policia e Tiranës dhe do të jetë Gjykata ajo që do të vlerësojë masën kundër tij.

Ky shtetas është ndaluar pranë selisë së Bektashinjve teksa aty ishte duke u zhvilluar një ceremoni zyrtare.

Sot, Kryegjyshata e Bektashinjve ishte në qender të vëmendjes për shkak të festës së Sulltan Novruzit.

Kjo është festa zyrtare e këtij komuniteti. Sot, Kryegjyshata ishte e mbushur me besimtarë të shumë dhe politikanë që e kanë uruar nga afër Baba Mondin, drejtuesin e këtij Komuniteti fetar.

Iraniani i ndaluar prej disa kohësh ndodhej në shqipëri dhe nga verifikimet ai rezulton se ka hyrë në mënyrë të rregullt në shqipëri, por autoritetet shqiptare nuk kanë patur informacion më parë për aktivitetin e tij si një person me prirje terroriste./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7309,Camëri,108,Editorial,1514,Ekonomi,381,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1212,Iliridë,237,Kosovë,2155,Kulture,600,Luginë,35,Moti,2,Politik,1644,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,467,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tirana ne alarm/Arrestohet iraniani, dyshohet se do kryente akte terroriste pranë Kryegjyshatës
Tirana ne alarm/Arrestohet iraniani, dyshohet se do kryente akte terroriste pranë Kryegjyshatës
Tirana ne alarm/Arrestohet iraniani, dyshohet se do kryente akte terroriste pranë Kryegjyshatës
https://4.bp.blogspot.com/-yWKaKTbSOMs/WrPl5w-OVDI/AAAAAAAAVO8/acVGcGwjcjMQBY-aX1qLkf7no2l0TQNWACLcBGAs/s640/1200px-Qendra_Bot%25C3%25ABrore_Bektashiane.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-yWKaKTbSOMs/WrPl5w-OVDI/AAAAAAAAVO8/acVGcGwjcjMQBY-aX1qLkf7no2l0TQNWACLcBGAs/s72-c/1200px-Qendra_Bot%25C3%25ABrore_Bektashiane.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tirana-ne-alarmarrestohet-iraniani.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/tirana-ne-alarmarrestohet-iraniani.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy