Trump “godet” edhe shqiptarët; Çeliku, produkti më i eksportuar në SHBA, efekti te bizneset tona

Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarifë prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar. Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut.

Por, sa preken eksportet shqiptare nga ky vendim?

Sipas shifrave të INSTAT, giza dhe çeliku shqiptar është grup-malli kryesor që u eksportua në Amerikë në vitin 2017, me 18 milionë dollarë, ndërsa alumini është produkti i tretë, me gati 3 milionë dollarë. Të dy këto grupe përbënin 65% të totalit të eksporteve drejt SHBA-ve në vitin 2017. Produkte të tjera që eksportohen drejt SHBA-së janë bimët medicinale dhe vajrat dhe rrëshirat.

Në vitin 2017, eksportet e gizës dhe çelikut drejt SHBA-së u rritën ndjeshëm, duke ia kaluar vitit të më të mirë deri tani, që ishte 2010-a. Në raport me totalin, pesha e eksporteve të gizës dhe çelikut drejt SHBA-ve u rrit dukshëm, duke zunë gati 9% në 2017-n.

Në një komunikim me ‘Monitor’, bizneset kryesore eksportuese, duke përfshirë edhe këto dy metale, treguan se vendimi i presidentit Trump për tarifimin e tyre do t’i dëmtonte.
Gerti Shanaj nga “Gerti Metal” tregon se tarifimi do të ndikojë kompaninë e tij, por ende nuk e ka të qartë se si do të vijojë situata përgjatë vitit.
“ Do të na ndikojë patjetër. Një parashikim të qartë s’mund të them duke qenë se ende nuk e dimë se do të procedojnë gjërat, nuk e kemi të qartë situatën. Tarifimi do të na rrisë barrën .”- tregon z. Shanaj.
Ai shton se duke qenë pjesë e zinxhirit të Bashkimeve Europian në këtë fushë, edhe ndikimi ndaj kësaj çështje do të bëhet bashkërisht.

Autoriteti i presidentit Trump për të imponuar këto tarifa të thella rrjedh nga një hetim i Departamentit të Tregtisë që përfundoi muajin e kaluar se metali i importuar kërcënonte sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale amerikane. Administrata ka thënë se dëshiron të ‘luftojë’ metalet e importuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Kina. Vendimi përjashton Kanadanë dhe Meksikën, megjithëse presidenti Trump tha se kjo mund të shfuqizohet nëse Shtëpia e Bardhë nuk i pëlqen rezultatet e rinegocimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Europa reagon

Nga Asociacioni Evropian për Prodhimin e Çelikut (EUROFER) theksuan se arsyet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit janë absurde dhe se ky hap mund t’i kushtojë Bashkimin Evropian mijëra vende pune.

Kreu i EUROFER-it, Axel Eggert, tha se “arsyetimi për rrezikimin e sigurisë kombëtare që Trump e përdor dhe lidhjen me tarifat për financimin e NATO-s, është absurde”.

BE-ja vitin e kaluar ka eksportuar rreth 5.5 milionë ton çelik në SHBA. Prodhuesit evropianë të çelikut janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së humbjes së qasjes në treg.

“Humbja e mundësisë së eksportit në SHBA në kombinim me rritjen e pritur të madhe të importit në BE mund të na kushtojë neve dhjetëra mijëra vende të punës në industrinë e çelikut dhe sektorët e ngjashëm”, tha Eggert, ka raportuar Reuters.

Ndërkohë, edhe Franca ka kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për nënshkrimin e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit.

“Franca shpreh keqardhje për njoftimet e Donald Trumpit mbi tarifat e çelikut dhe aluminit. Ka vetëm humbës në një luftë tregtare”, ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,7014,Camëri,106,Editorial,1454,Ekonomi,358,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1182,Iliridë,234,Kosovë,2077,Kulture,587,Luginë,32,Moti,2,Politik,1580,Reportazh,148,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,416,Video,454,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Trump “godet” edhe shqiptarët; Çeliku, produkti më i eksportuar në SHBA, efekti te bizneset tona
Trump “godet” edhe shqiptarët; Çeliku, produkti më i eksportuar në SHBA, efekti te bizneset tona
https://1.bp.blogspot.com/-URSv-ZUioEU/WqiJ9GCB-nI/AAAAAAAAEA4/FV_x7m7N004VjhDRC9Jkb9nhHxxU4OnngCLcBGAs/s640/EKSPORTET-NE-SHBA.png
https://1.bp.blogspot.com/-URSv-ZUioEU/WqiJ9GCB-nI/AAAAAAAAEA4/FV_x7m7N004VjhDRC9Jkb9nhHxxU4OnngCLcBGAs/s72-c/EKSPORTET-NE-SHBA.png
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/trump-godet-edhe-shqiptaret-celiku.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/trump-godet-edhe-shqiptaret-celiku.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy