U-21, Bushi: Do ftoj në ekip këdo lojtarë që flet shqip

Shqipëria luan më 27 mars ndeshjen e dytë me Sllovakinë dhe sot kuqezinjtë do të lënë Shqipërinë.

Para ndeshjes trajneri Alban Bushi ka dalë para medieve dhe ka folur për takimin e dytë me Sllovakinë, çfarë nuk shkoi në të parin, por edhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me ato gjëra që nuk po funksionojnë në ekip.

Ai foli edhe për mungesat, por edhe për lojtarët nga Kosova dhe për të mjafton fakti që flet shqip për t’i bërë një ftesë.

“E vështire të ndërtosh një ekip dhe të kesh aq shumë mungesa. Ramadani dhe Abazaj na ndikuan shumë. Humbëm për gabime individuale. Lojtaret e Sllovakisë janë 2-3 më të mirë se tanët. Kisha frikë se nuk kishim minuta dhe kjo ndodhi. E dominuam lojën, por dhe gjyqtari na dëmtoi. Kërkoj maksimumin dhe në Sllovaki dhe duam të bëjmë lojën tonë. Kemi bërë të njëjtën lojë, ne jemi të zotët e lojës. Ne sulmojmë, duam të jemi zotër të fushës. Nuk kemi patur rezultate, por kemi patur probleme në mbrojtje. Para një viti kishin bërë fazë përgatitore, ndërsa tani jo, ndaj kjo ndikoi. Reparti i mbrojtjes janë kategoria e 3 e Italisë.

Ka shumë potencial, pasi trajneri i kombëtares A merr 3 lojtarë nga ne. Kjo do të thotë se ka shumë cilësi. Manaj mund të merret dhe mund të shkojë atje. Ai erdhi bëri maksimumin. Shqipëria do ketë probleme kë do të zgjedhë.

Ne kemi probleme me mbrojtjen, e ardhmja është goxha e mirë. Kumbullën do ta marrim pranë ekipit.

Kishim mungesa dhe e vështirë të pretendosh që të kapësh vendin e dytë dhe kjo e bën të vështirë. Është e njëjta lojë që kemi bërë dhe te 3 ndërrimet ishin për herë të parë. Do shkojmë dhe do të shënojmë. Shpresoj të mos bëjmë gabime individuale.

Si këtë radhë nuk ka bërë vaki asnjëherë. Çekiçi dhe Maloku janë me probleme. Çekiçi ndoshta nuk luan. Bare është mungesë e madhe. Panuçi prandaj e afroi. Do e kemi problem, por kam besim te lojtarët që do të luajmë. Krymi do të luajë. Nuk do rrimë në mbrojtje. Duam t’i mësojmë lojtarët të luajnë

Çinari është lojtar i mirë. Nuk duhet të mendojnë se është lojtar jo vetëm te Shpresat dhe tek ekipi A. Kam shumë besim te Çinari.

Tek U21 kemi lojtarë të datëlindjes ‘96, kemi dashur ta marrim dhe Sinanin, por zgjodhi Kosovën. Mirë bëri. Këto janë gjëra që nuk i kemi në dorë ne. Pastaj zgjedhjet janë personale.

Nuk e konsideroj problematikë, nuk më intereson fare. Nëse flet shqip, unë do e kontaktoj. Ai i Kosovës mund të vijë te kontaktoje Manajn, që mund ta zgjedhë Kosovën”, deklaroi Bushi.

Ndersa, kapiteni Rei Manaj u shpreh:

“Besoj se ekipi është i mirë, me lojtarë të rinj dhe besoj se trajneri i ka dhënë grupit identitetin e lojës. Kishte më shumë lojtrë individualistë para disa vitesh. Kishim tersin me vete që nuk fituam me Sllovakinë, por do të shkojmë atje për të marrë 3 pikët.

Minutat e fundit ekipi ta dhe fusha ndikoi negativisht. Ndikoi edhe përqendrimi, pasi me pak zgjuarsi ndeshja mund të mos humbej.

Nuk jam aty ku duhet të jem, por jam i kënaqur që jam këtu dhe kam shënuar dy gola, por duhet të synoj më shumë. Donim të fitonim ndeshjen, por nuk ia arritëm.

Nuk i dihet, pasi mund të luash edhe ndeshje të tjera dhe mund të mos kualifikohesh. Vetëm Messi mund të ndikojë dhe të kthejë një ndeshje.

Jo, Bare e meritoi këtë ftesë. Kam respekt për të.

Nuk dua të flas tani, ka ende kohë”, u shpreh Manaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Name

Aktualitet,6893,Camëri,105,Editorial,1437,Ekonomi,350,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,80,Histori,1178,Iliridë,227,Kosovë,2054,Kulture,580,Luginë,32,Moti,2,Politik,1562,Reportazh,147,Rezultatet Live,3,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,397,Video,447,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: U-21, Bushi: Do ftoj në ekip këdo lojtarë që flet shqip
U-21, Bushi: Do ftoj në ekip këdo lojtarë që flet shqip
U-21, Bushi: Do ftoj në ekip këdo lojtarë që flet shqip
https://3.bp.blogspot.com/-aFajV7BVMv0/WrimF33Ke0I/AAAAAAAAVjA/i3njT69a0wggRS8Nn_hbvg1y_9BbY_02ACLcBGAs/s640/IMG_20180325_124630_691.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-aFajV7BVMv0/WrimF33Ke0I/AAAAAAAAVjA/i3njT69a0wggRS8Nn_hbvg1y_9BbY_02ACLcBGAs/s72-c/IMG_20180325_124630_691.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/u-21-bushi-do-ftoj-ne-ekip-kedo-lojtare.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/u-21-bushi-do-ftoj-ne-ekip-kedo-lojtare.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy