Ultimatumi SHBA-së: Shqipëria të dëbojë diplomatët rusë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Shqipërisë, që edhe ajo të reagojë nën një zë me Perëndimin, pas përplasjes më të fundit mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS. Kryeministri Edi Rama tha se vendimi do te marret në konsultim me vendet e BE dhe aleatët e Shqipërisë në NATO.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk: 14 shtete të BE-së kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë.

SHBA dëbon 60 diplomatë rusë, mbyll konsullatën në Seattle

SHBA ka reaguar ndaj sulmit me agjent nervor të ish-spiunit rus në Britani për të cilin është fajësuar Rusia, duke dëbuar 60 diplomatë rusë për të cilët Washingtoni ka thënë se kanë punuar si oficerë të inteligjencës dhe duke urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Seattle.

Rusët e përjashtuar përfshijnë 48 punonjës të ambasadës dhe 12 individë që punonin në misionin rus në OKB, konfirmoi një zyrtar i lartë i qeverisë për gazetarët në kushte anonimiteti. Ata kanë shtatë ditë për t’u larguar nga SHBA.

Konsullata në Seattle është mbyllur për shkak të afërsisë me një bazë amerikane të nëndetëseve, tha një zyrtar tjetër.

“Masat e sotme i bëjnë Shtetet e Bashkuara më të sigurta duke reduktuar aftësinë e Rusisë për të spiunuar amerikanët dhe për të kryer operacione të fshehta që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Amerikës”, tha zyrtari.

Gjermania ka dëbuar 4 diplomatë rusë për shkak të helmimit të agjentit të dyfishtë Sergey Skripal.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas në një deklaratë nga llogaria e tij zyrtare në rrjetin social Twitter ka thënë se “Gjermania sot ka dëbuar 4 diplomatë rusë për shkak se Rusia ende nuk po kontribuon në zbardhjen e rastit të helmimit në Salisbury”.

Maas thotë se me këtë kanë dërguar sinjalin se solidarizohen me Britaninë e Madhe. Ai shtoi se ky vendim nuk është marrë lehtë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,7268,Camëri,108,Editorial,1508,Ekonomi,374,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,81,Histori,1205,Iliridë,237,Kosovë,2144,Kulture,600,Luginë,34,Moti,2,Politik,1640,Reportazh,149,Rezultatet Live,2,Shtypi,77,Sondazhe,7,Sport,462,Video,465,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ultimatumi SHBA-së: Shqipëria të dëbojë diplomatët rusë
Ultimatumi SHBA-së: Shqipëria të dëbojë diplomatët rusë
https://4.bp.blogspot.com/-CjsjHY5HW58/Wrkce26qACI/AAAAAAAAVkQ/wCr1wfAhGsw4ezlx0sw4aDYvkMFCIb9yQCLcBGAs/s640/104609783-Trump_Putin_.530x298.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-CjsjHY5HW58/Wrkce26qACI/AAAAAAAAVkQ/wCr1wfAhGsw4ezlx0sw4aDYvkMFCIb9yQCLcBGAs/s72-c/104609783-Trump_Putin_.530x298.jpg
Zgjohu Shqiptar
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ultimatumi-shba-se-shqiperia-te-deboje.html
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/
http://www.zgjohushqiptar.info/2018/03/ultimatumi-shba-se-shqiperia-te-deboje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy