Unë jam me Romelën, mesjetë o vlla, o mik, o dreq

, Unë jam me Romelën, mesjetë o vlla, o mik, o dreq

Nga Arthur KurtanllariRomela Begaj, sportistja model, e përkushtuar, kampionia morale dhe reale, e lënë pa asnjë mbështetje del sot mes lotësh dhe betohet për pafajësinë duke vënë dorën mbi Kuran. Po sigurisht mbi Kuran, mbi Bibël, mbi Hënë, Diell, mbi Zjarr, mbi gjakun e vet, sepse këtu nuk ka institucione!Unë jam i sigurt se Romela është e pafajshme, e dopuar nga injoranca e drejtuesve të Federatës, aty ku njerëz të ligj, poshtërsira me kostume shtetërore, barkderrë, mjeranë e të alkolizuar janë emëruar për të marrë një rrogë, por që nuk kanë lidhje me sportin.Romela është viktimë e abuzimit nga njerëzit e federatës, viktimë e shtetit, e institucioneve, e paragjykimeve. Jo Romela që stërvitet çdo ditë, por askush nuk do merrte doping për herë të dytë dhe të priste sigurisht të dënohej.Dhe për të treguar se nuk kemi ligje, se nuk kemi besim tek institucionet, Romela bën vetëgjyqësi duke u betuar në Kuran. Atje tek federata botërore e Peshëngritjes do tallen nga ky veprim i Romelës sepse atje njohin shkencën, por ne këtu, për shkak të mungesës së institucioneve kemi të drejtë të bëjmë vetëgjyqësi me tytën e pushkës, të besojmë më shumë betimin mbi librat e shenjtë se tek ligjet.Unë jam me Romelën! Qoftë duke u betuar mbi Kuran, qoftë mbi Bibël, mbi familjen, mbi gjakun e vet! Si Romela ka pafund në Shqipërinë tonë pa ligje, pa drejtësi, pa moral, pa shpresë…/ZgjohuShqiptar.inforomelaNA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button